Prokuroria ; Dhjetë procedime penale për pronarët e gropave të gëlqeres
Prokuroria e Krujës ka nisur dje 10 procedime penale ndaj subjekteve, të cilët kanë ngritur kamina gëlqerore në rrethin e Krujës, dhe me aktivitetin e tyre shkaktojnë
ndotje të lartë të ajrit. Lajmi është konfirmuar mbrëmjen e djeshme nga zëdhënësja për shtyp e Prokurorisë së Përgjithshme, Holta Zhiti, sipas së cilës, gjithçka ka nisur duke parë situatën problematike mjedisore, bërë prezente kohët e fundit edhe në mediat shqiptare. Kështu, nisur nga fakti se ndotja e ajrit sjell ndryshim të
cilësisë së ajrit, prishje të disekulibrit të sistemit natyror dhe më kryesorja është faktor që sjellë dëmtime në shëndetin e banorëve të komuniteti të zonës dhe se parashikohet si vepër penale, Prokuroria e Krujës inicioi veprimet e duhura hetimore për të bërë të mundur konstatimin e faktit penal dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës. Sipas të dhënave nga organi i akuzës, nën hetim janë Faik Vogli, Kujtim Baruni, Lutfi Stafa, Astrit Pelivani, me nga një gropë në Krastë, Krujë, Shkëlqim Skoti, Hasan Leka, me nga një gropë në Zallë-Krujë, Luan Patulli, dy gropa në Borizan, Krujë, Faik Xhepi, Bujar Babasi, me nga një gropë në Kameras, Fushë-Krujë dhe Arjan Topçiu, një gropë në Zahari, Krujë. Ndërkohë, lidhur me këto procedime penale janë kryer një sërë veprimesh hetimore si këqyrje e vendit të ngjarjes e shoqëruar me tabelën fotografike, si dhe sekuestrim i lëndëve djegëse të përdorura dhe të ndaluara nga legjislacioni mjedisor shqiptar. Gjithashtu, janë sekuestruar dhe vetë ambientet, ku kryhej kjo veprimtari e kundërligjshme. Veprimet hetimore në kuadër të këtyre procedimeve penale janë kryer në orët e para të mëngjesit e në vazhdim me pjesëmarrjen e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë. Matjet lidhur me nivelin e ndotjes së ajrit janë kryer nga ekspertët e Institutit të Shëndetit dhe Higjienës Tiranë.