Në pranga 11 persona për korrupsion
Policia e Shtetit ka vënë në pranga 11 persona, të cilët akuzohen për korrupsion në shërbimet publike. Operacioni “Targa e fundit” i organizuar nga Antikrimi Ekonomik dhe Task-Forcë ka vënë në pranga një komisioner për testimin e patentave, 4 punonjës të Drejtorisë Rajonale së Transportit Rrugor në Tiranës, një polic, si dhe 6 persona që kishin lidhje indirekte me zyrtarët. Ndërkohë që një person tjetër po ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Pas një hetimi njëvjeçar u arriti që të identifikohej ky grup dhe më pas të vihej në pranga. Nga hetimet, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime të kundërligjshme e korruptive në procesin e regjistrimit dhe targimit të automjete, kontrollit teknik, kontrollit fizik, dhënies së lejeve për drejtim automjeti, kundrejt ryshfeteve të shpeshta dhe në shuma të konsiderueshme parash që siguronin nga klientët. Sipas Policisë së Shtetit, akuzat e formuluara ndaj tyre janë për korrupsion aktiv e pasiv të personave që kryejnë shërbime publike dhe në sektorin privat. Ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumente, si dhe për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Arrestimet
Në mbrëmjen e ditës së djeshme, pas mbledhjes së provave, nga ana e seksionit të Antikrimit Ekonomik dhe Task-Forcë të prokurorisë u organizua operacioni “Targa e fundit”, ku u vunë në pranga 11 persona. Të arrestuarit dhe funksionet e tyre janë: Ylli Hasani, komisioner për testimet dhe dhënien e lejeve të drejtimit (patentat); S. Memia, arshiviste te Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor të Tiranës; B. Belli, sekretare në sektorin e regjistrimeve të automjeteve; Daniel Cami, pranues dokumentesh tek kontrolli teknik i automjeteve (kolaudimet), Vladimir Dervishi, instruktor e bashkëpronar i autoshkolës “Majestik”; E. Shano bashkëpronare, F. Kateshi, punonjëse e një kompanie sigurimesh për automjetet; Adrian Rushiti, Liman Doka dhe Sh. Marashi, sekserë dhe falsifikatorë. Në pranga ka rënë edhe Pëllumb Mancilla, oficer i Patrullës së Përgjithshme, pranë komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës.
Hetimi
Mbas një hetimi njëvjeçar, duke përdorur teknikat speciale të hetimit, nga strukturat kundër korrupsionit u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale që këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime të kundërligjshme e korruptive në procesin e regjistrimit dhe targimit të automjete, kontrollit teknik, kontrollit fizik, dhënies së lejeve për drejtim automjeti. Të gjitha këto veprime të kundërligjshme janë kryer kundrejt ryshfeteve të shpeshta dhe në shuma të konsiderueshme parash që u siguronin nga klientët. Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të punës të mësipërme, u gjetën shumë dokumente shkresore që implikohen plotësisht në aktivitetin kriminal. Të arrestuarit akuzohen për korrupsion aktiv e pasiv të personave që kryejnë shërbime publike dhe në sektorin privat, si dhe për falsifikim dokumentesh dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Të arrestuarit
1. Ylli Hasani, me detyrë komisioner për dhënien e lejeve të drejtimit të automjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor.
2. Vladimir Dervishi, me detyrë instruktor dhe bashkëpronar i autoshkollës “Majestik”.
3. Pëllumb Mancila, me detyrë punonjës oficer i Patrullës së Përgjithshme në komisariatin e policisë nr. 4 Tiranë.
4. Shtetasja me iniciale S.M, me detyrë arshiviste pranë Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor, Tiranë.
5. Shtetasja me iniciale B.B, me detyrë sekretare e Sektorit të Regjistrimit të Mjeteve në Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor Tiranë.
6. Shtetasja me iniciale F.K, punonjëse e agjencisë së sigurimeve “Atlantik” pranë Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor, Tiranë.
7. Daniel Cami, me detyrë pranues dokumentesh në Qendrën e Kontrollit Teknik të Automjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor Tiranë.
8. Adrian Rushiti, u siguronte dokumente të falsifikuara personave të mësipërm kundrejt ryshfeteve.
Arrest shtëpie
9. Lima Doka
10. Shtetasja me inicialet E.Sh, bashkëpronare e autoshkollës “Majestik”
11. Shtetasja me iniciale Sh. M, me detyrë operatore pranë Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor Tiranë.
Po hetohet në gjendje të lirë edhe një shtetas tjetër.