Korrupsion me patentat, 11 të ndaluar
11/12/2008 Për 1000 euro patenta merrej që në shtëpi, pa bërë asnjë ditë kurs
Operacioni “Targa e fundit” zbërthen linjën e autoshkollave dhe punonjësve të shtetit
TIRANE- Task-Forca e Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim edhe me seksionin kundër krimit ekonomik, çuan mbrëmjen e djeshme 11 persona në pranga, pasi dyshohet se ata kishin ngritur një rrjet të mirëorganizuar falsifikimi. Midis listës së njëmbëdhjetë personave të arrestuar në operacionin “Targa e fundit” ndodhet edhe emri i oficerit të Patrullës së Përgjithshme, Pëllumb Mancila, i cili kryen shërbimin pranë komisariatit nr. 4 në kryeqytet. Gjithashtu në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë edhe pesë femra, të cilat dyshohet se janë pjesë e këtij grupi kriminal që kryesisht veprimtarinë kryesore të tij e kishte në falsifikimin e patentave, targave, dokumenteve, kontrollit fizik dhe teknik e të tjera. Si pasojë e aktivitetit kriminal është ndaluar pronari i autoshkollës “Majestik”, Vladimir Dervishi, si dhe një komisioner për dhënien e lejeve të drejtimit të automjeteve. Burimet pranë seksionit kundër krimit ekonomik pohuan se hetimi për arrestimin e dhjetë të dyshuarve ka nisur një vit më parë. Mësohet se për marrjen e një leje drejtimi apo plotësimin e dokumenteve në mënyrë të shpejtë, qytetarët e ndryshëm i paguanin të dyshuarve 1000 euro. Kishin lindur dyshime se në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor disa zyrtarë abuzonin me detyrën dhe pajisnin me patenta kundrejt shumave me para, persona që nuk plotësonin kriteret.
Nisja e hetimit
Por organit të akuzës i ka mjaftuar vetëm një kallëzim, që këto dyshime më pas t’i kthejë në prova të forta ndaj zyrtarëve të korruptuar të shtetit. Burimet thanë se shkaku që ka nxitur fillimin e procedimit penal ka qenë një kallëzim i një 20-vjeçari me inicialet E. L. Sipas kallëzimit të tij, ai i kishte dhënë oficerit të policisë Pëllumb Mancilla 300 mijë lek të vjetra nën dorë, në mënyrë që ai me lidhjet e tij, t’ia siguronte patentën. Por pas procesit hetimor dhe vëzhgimeve të kryera në teren është mësuar se oficeri i policisë, ishte anëtar i një rrjeti të mirëorganizuar falsifikatorësh. Me zbardhjen e plotë të çështjes dhe sigurimin e provave materiale organi i akuzës, ka vënë në përgjim të gjithë të dyshuarit, që nga bisedat e kryera njëri me tjetrin është vërtetuar se ata kanë kryer plotësisht veprat penale të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit pasiv dhe aktiv” si dhe “falsifikimit të dokumenteve”. Pas konstatimit të këtyre veprave penale, për kapjen e të dyshuarve Policia e Shtetit organizoi operacionin “Targa ekspres”, ku aktualisht janë prangosur dhjetë persona. Ndërkohë që mësohet se Prokuroria dhe policia po vazhdojnë hetimin pasi dyshohet se janë implikuar edhe persona të tjerë.
Precedenti
“Gërshërët e ligjit”
TIRANE- Për këtë dosje shkak për fillimin e hetimeve janë bërë ankesat e disa kursantëve, të cilët u pajisën me patenta, por më pas ato rezultuan të falsifikuara. Nga ky konstatim policia mundi të finalizojë me sukses operacionin “gërshërët e ligjit” ku u arrestuan 5 persona. Më konkretisht u ndalua Kadri Dajçi, pronar i autoshkollës “Univers Vip”, instruktorët e kësaj autoshkolle Qazim Hoxha e Jonuz Meshi, si dhe 2 ish-punonjës të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor të Tiranës, Emiljano Kahu e Sokol Breça. Sipas burimeve nga Prokuroria, të arrestuarit akuzohen se kanë marrë 600 euro ryshfet nga kursanti që kërkonte pajisjen me patentë pa iu nënshtruar testit të parashikuar nga ligji. Prokuroria filloi hetimet e saj që në shkurt të këtij viti, bazuar në informacionet për falsifikimin e dokumenteve nga kursantët që kërkonin të pajiseshin me patenta.
Të implikuarit në korrupsion
1. Ylli Hasani, me detyrë komisioner pranë DRTRT.
2. Vladimir Dervishi, bashkëpronar i autoshkollës “MAJESTIK”.
3. Pëllumb Mancila, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme.
4. Shtetasja S. M., me detyrë arkiviste pranë DRTRT
5. Shtetasja B. B., me detyrë sekretare pranë DRTRT.
6. Shtetasja F. K., punonjëse e Agjencisë të Sigurime Atlantik pranë DRTRT
7. Daniel Cami, me detyrë pranues dokumentesh në QKTA pranë DRTRT.
8. Adrian Rushiti, siguronte dokumente të falsifikuara.
9. Lima Doka, mësues në shkollën 8-vjeçare “Lana Bregasi”
10. Shtetasja E. Sh., bashkëpronare e autoshkollës “MAJESTIK”.
11. Shtetasja Sh. M., me detyrë operatore pranë DRTRT.