E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet për të premten shorti për çështjen “Durrës-Kukës”

Fundjava do të përcaktojë gjyqtarin relatues dhe katër gjyqtarët që do përbëjnë trupin gjykues për gjykimin e çështjes së rrugës “Durrës-Kukës”. Pas shtyrjeve prej disa ditësh për hedhjen e shortit për çështjen “Durrës-Kukës”, më në fund dje u vendos që shorti të hidhet ditën e premte. Nga kjo gjykatë nuk është sqaruar arsyeja e shtyrjeve të njëpasnjëshme, por vetëm theksohet se nga Gjykata e Lartë gjykohet për herë të parë një deputet në funksion ministri, ndërkohë që është vendosur që shorti të mos jetë elektronik, por me gogla. Vendimi për shtyrjen është marrë në mbledhjen e mëngjesit të kësaj gjykate, e cila e ka vendosur të shtyjë hedhjen e shortit për të premten. Ndërkohë që sipas burimeve zyrtare në Gjykatën e Tiranës, është hedhur shorti dhe është caktuar gjyqtari që do shqyrtojë kërkesën e depozituar nga Prokuroria e Përgjithshme për përjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari, si gjyqtarja që gjykon kërkesën e Bashës për pavlefshmëri të akteve procedurale. Sipas burimeve, kjo kërkesë për përjashtimin të gjyqtares Hajdari nga gjykimi i kërkesës së Bashës do të shqyrtohet nga gjyqtari Altin Abdiu. Kërkesa e depozituar nga prokurori Arben Kraja i është nënshtruar dje shortit elektronik, ndërkohë që sapo të shkojë në duart e gjyqtarit, pritet të caktohet data për shqyrtimin e saj. Ndërkohë që dje është bërë publike nga ana e prokurorisë kërkesa zyrtare për gjykim mbi rrugën “Durrës-Kukës”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›