E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armiqësia e mikut të Ramës, Arthur J. Finkelstein me çiftin Klinton rrezikon mbështetjen amerikane për socialistët

>Homoseksuali drejtues i fushatës së socialistëve, dy libra kundër çiftit Klinton

Edi Rama prej disa ditësh është duke u ndjerë në vështirësi përpara situatës së re të krijuar në politikën ndërkombëtare me ndryshimin e raporteve pas ardhjes në pushtet të demokratëve. Me ardhjen në pushtet të Obamës, socialistët menduan se tashmë do të kenë përkrahjen maksimale nga SHBA, për arsye se një nga sponsorët  më të rëndësishëm të presidentit amerikan është George Soros i cili sponsorizon edhe karrierën politike të Edi Ramës. Në fakt, gjatë gjithë periudhës kur Obama kurorëzoi fitoren e tij deri në kurorëzimin e fronit para tre ditësh, socialistët me Edi Ramën në krye patën një ngritje adrenaline të cilën e mediatizuan në përmjet mediave të tyre, të cilat nuk lanë rast pa nxjerrë Edi Ramën si produkt të politikës demokrate me erën Obama. Edi Rama arriti deri në atë pikë sa deklaroi se amerikanët u ndanë nga politika e vjetër duke përbuzur paraardhësin e Obamës, George Ë. Bush. Së bashku me kamikazin e tij të bindur dhe të përulur Edi Rama nuk la moment pa i bërë reklamë vetes nën emrin e Obamës. Por, ditën e kurorëzimit të fronit euforia Rama u shua dhe bashkë me euforinë Rama u shua dhe euforia Veliaj i cili trumbetoi para mediave se do i dhuronte presidentit Obama librin e përkthyer në shqip  me financimin e ambasadës amerikane. Gjithë demagogjia mediatike e ngritur me aq mund u shemb brenda natës së hipjes në fronin e presidentit të Obamës. Edi Rama nuk ishte në gjendje të shkonte në Capitol, Erion Veliaj pati fatin e keq të mos dhuronte librin dhe për më shumë ishte në një pozicion për të ardhur keq midis 2.5 milionë amerikanëve. Deficenca e lejfenit Veliaj prodhoi zhgënjimin Rama. Shqiptarët panë me sytë e tyre se fushata mediatike Rama për miqësi me Obamën,  ishte një fiasko dhe kryesocialisti i shqiptarëve ngeli lakuriq si mbreti me rrobaqepësit. Kulmi i dëshpërimit Rama u pasqyrua  me karshillëkun që ky i fundit i bëri inaugurimit të presidentit Obama duke dalë në emisionin Pesë pyetje nga Babaramo për të sqaruar strategjitë e tij politike tashmë të dështuara. Atë ditë as ai dhe as formacioni politik PS nuk e përshëndetën Obamën, për tu kujtuar një ditë më pas kur gazeta SOT e bëri evident këtë fakt para lexuesve të saj. Të nesërmen, nëpërmjet një konference për shtyp në mënyrë të sforcuar Edi Rama nuk la fjalë lavdëruese në drejtim të presidentit të SHBA, duke treguar veten se është një politikan i dështuar dhe pa horizont.  Pakënaqësia e Ramës ndaj Obamës në fakt nuk ka të bëjë me Obamën. Pozicionimi i Ramës varet nga pozicionimi i Soros me stafin e ri në presidencën e re. Pavarësisht faktit që Soros ka financuar për fushatën Obama, nga të gjithë shikohet qartë se Obama nuk është i vetëm në këtë presidencë. Nuk është më Obama lojtari i kësaj loje. Tashmë një pjesë e dirigjencës së shtetit amerikan është në duart e çiftit Klinton, i cili ka në duart e tij thuajse gjithë stafin që ka zënë vendet në qeverisjen e re. Tashmë të gjithë e dinë se kush është ekipi që ka bërë fushatën e Edi Ramës në zgjedhjet e viti 2007. Arthur J. Finkelstein drejtuesi hebreo-amerikan i fushatës elektorale të Ramës është armiku i deklaruar i familjes Klinton. Arthur J. Finkelstein ka shkruar dy libra kundër familjes Klinton duke shfaqur hapur armiqësinë e tij ndaj çiftit më të suksesshëm të botës. Armiqësia e tyre u shfaq dukshëm edhe në ceremoninë e inaugurimit të presidencës Obama, ku çifti Klinton refuzoi në mënyrë të prerë të komunikonte me Arthur J. Finkelstein, duke treguar se midis tyre nuk ka ura komunikimi. Edi Rama duke ditur se pozicionimi i miqve të tij homoseksualë, nuk është ai i duhuri, gjendet në vështirësi në aspektin e përkrahjes amerikane, përkrahje që politikanët shqiptarë e konsiderojnë si përkrahjen e Jezu Krishtit. Barometri politik i mbështetjes amerikane tashmë është në pikat më të ulëta për kryesocialistin Rama. Fitorja e Obamës duket se nuk ishte ajo që priste Edi Rama me grupimin e tij të lejfenistëve. Sulmet e djeshme të Sokol Ballës dhe Erion Velisë për shpenzimet e çiftit Klinton në emisioni Top Story, treguan qartë se dëshpërimi në kampin Rama është tejet i madh. Ndërkohë që nëse vëmë re me kujdes në emision e VOA, të nesërmen  kurorëzimit të Obamës mungonin intervista e njerëzve të Ramës, kryetares së grupit Parlamentar Socialist Valentina Leskaj dhe Erion Veliaj. Rama dhe Veliaj  nuk munguan të dalin në ditët e konventës së demokratëve, por që munguan ditën e kurorëzimit të Obamës në fronin e presidentit. Qeveria e re amerikane shumë shpejt ka për të përcaktuar prioritetet e saj në Shqipëri. Kjo gjë do të vihet re në momentin kur ambasada amerikane do të ketë në krye të saj një ambasador të ri, i cili do të përcaktojë rregullat e reja të lojës. Ambasadori Uidhers e përcaktoi qartë qëndrimin e tij pro Ramës, duke u kthyer shpeshherë në zëdhënës të tij. Duke qenë personazh i diskretituar edhe në rastin e trafikut të Gërdecit, ky ambasador tregoi se ka qenë një nga ambasadorët më të dështuar në historinë e diplomatëve amerikanë në Shqipëri.

 Kush është Arthur J. Finkelstein

Në 8 prill 2005 gazeta Neë York Times, botoi lajmin sensacional se drejtuesi hebreo-amerikan i fushatës së tashme elektorale të Edi Ramës, Arthur J. Finkelstein, i cili ka krijuar dhe drejton një kompani publiciteti me emrin Arthur J. Finkelstein and Associates para katër muajsh, pra në dhjetor 2004, ishte martuar në mënyrë sekrete me mashkullin me të cilin bashkëjetonte, gjë të cilën Finkelstein e pranoi publikisht. Dhe rasti i z. Finkelstein është shembull edhe se në Perëndim këto gjëra tolerohen vetëm kur njeriu nuk është i lidhur me çështjet publike, posaçërisht politikën, pasi me të pranuar këtë gjë, z. Finkelstein, i cili deri atëherë pati drejtuar fushatat elektorale të shumë politikanëve të njohur në SHBA-të dhe në Izrael, u bë një person i padëshiruar për politikanët e shquar,

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›