E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo: Urgjent të ngrihet komisioni i monitorimit të zgjedhjeve

>Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo dje në një deklaratë për shtyp ka mbështetur propozimin e bërë nga Partia Socialiste për ngritjen sa më shpejt të komisionit të monitorimit të  procesit të përgatitjeve zgjedhore, me qëllim që ai të mos zhvendoset dhe të mos përfundojë, siç mund të kenë përfunduar herë të tjera, iniciativa të kësaj natyre, si nga Partia Demokratike dhe nga mazhoranca. Ndërkohë që në datën 30 janar përfundon afati i konstituimit të Komisionit të ri Qendror të Zgjedhjeve ka vetëm pak ditë për të ndërtuar këtë institucion shumë të rëndësishëm. Gjatë deklaratës së tij të djeshme, Milo i ka quajtur sulmet e paprincipta kundër Presidentit të Republikës. Sipas tij, është e pafalshme dhe e palejueshme që të fyhet, të ofendohet dhe të sulmohet në mënyrë agresive dhe në mënyrë të vazhdueshme Presidenti i Republikës, i cili ka integritetin e tij të plotë, që po sulmohet nga njerëzit e partisë së tij dhe, që është jo në nderin e Partisë Demokratike që të sulmojë institucione. Arsyet e sulmeve ndaj Presidentit sqaron Milo është se Ai është garant i Kushtetutës dhe si i tillë ai ka tërhequr vëmendjen në mënyrë të vazhdueshme, qoftë nëpërmjet kthimit të akteve ligjore të parlamentit, qoftë duke tërhequr vëmendje me deklaratat e tij për respektimin e Kushtetutës.  Milo tha se - kryeministri Berisha dhe ndonjë drejtues tjetër i Partisë Demokratike, nuk dëshiron që Presidenti i Republikës të respektojë Kushtetuën, por përkundrazi ata kërkojnë që ai të bëhet bashkëfajtor në shkeljen e Kushtetutës, gjë që ata kanë bërë në mënyrë të vazhdueshme. Ai vijoi se ata nuk dëshirojnë që Presidenti i Republikës të mbrojë në mënyrë kushtetuese institucionet e drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe sidomos Gjykatën Kushtetuese. Ndaj Gjykatës Kushtetuese,- u shpreh kryetari Milo,- kryeministri Berisha po ushtron një sulm të paprecedent, një sulm të ashpër me qëllim që të detyrojë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që të japin dorëheqjen, sepse ndryshe nuk mund të zbatohet skenari i parapërgatitur, që çoi në miratimin e ligjit në mënyrë të njëanshme, për çështjen e dosjeve, sepse i duhen njerëz, i duhen manekinë të cilët ta interpretojnë Kushtetutën sipas oreksit dhe synimeve të tij dhe, një arsye tjetër më e fortë është, se tani po vjen momenti final i gjykimit të çështjeve të mëdha korruptive. Siç janë Gërdeci, kujtoi Milo -siç është çështja Fazlliç, çështje këto, të cilat do të gjykohen në prag të fushatës elektorale, gjë që nuk i intereson Partisë Demokratike. Gjithashtu edhe dorëheqja e prokurorit Zamir Shtylla, sipas Milos, erdhi si rezultat i ushtrimit të presionit psikologjik, të cilit i ishte besuar detyra e kryehetuesit në çështjen Gërdeci. Gjithashtu këtij rasti i bashkëngjitet sipas Milos, edhe shkarkimi që i është bërë kryetarit të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Qeveria ka tenderuar vlera dhe para deri në vitin 2012, duke shitur të ardhmen e shqiptarëve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›