Mospranues të gabimit në realitet, në sajë të pushtetit virtual

>Kam bërë gabime. Janë gjëra që do ti bëja ndryshe po të kisha mundësi
Presidenti Bush po shkon me bilance të rënduar luftërash dhe po ashtu tepër të rënduar ekonomikisht dhe financiarisht jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë botën. Por Presidenti Bush, së paku për vendin tonë bëri edhe vizitën e tij ku u pa edhe pritja, por edhe afërsia dhe ngjitja e një populli, me shtetin më të fuqishëm të botës. Në këtë drejtim duhet ti themi: Faleminderit Presidenti Bush...
Një nga frazat e fundit të fjalimit të lamtumirës që Presidenti në dalje i SHBA-ve, George W. Bush ka thënë është se: "Do të jetë historia për të gjykuar veprën time" dhe për më tepër ka shtuar se "kam bërë gabime dhe janë gjëra që do ti bëja ndryshe po të kisha mundësi". Presidenti Bush që së paku ka qenë personi më i rëndësishëm i integrimit të Shqipërisë në NATO dhe sidomos kreu I shtetit më të rëndësishëm të botës, që përfundimisht peshoi në pavarësinë e mrekullueshme të Kosovës, pranon se ka bërë gabime. Natyrisht e rrallë për konceptin tonë politik dhe të politikanëve tonë të paqytetëruar, por e pranueshme dhe e përdorshme edhe nga njeriu më i fuqishëm i botës, që është pikërisht "Presidenti i SHBA-së". Që këtu fillon edhe ndryshime radikal që kemi ne, me botën e demokratizuar dhe sidomos atë perëndimore. Presidenti Bush po shkon me bilance të rënduar luftërash dhe po ashtu tepër të rënduar ekonomikisht dhe financiarisht jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë botën. Por Presidenti Bush, së paku për vendin tonë bëri edhe vizitën e tij ku u pa edhe pritja, por edhe afërsia dhe ngjitja e një populli, me shtetin më të fuqishëm të botës. Në këtë drejtim duhet ti themi: Faleminderit Presidenti Bush. Në anën tjetër Bush e lë postin e tij me tre luftëra në këmbë si ajo në Afganistan, në Irak dhe tani midis Izraelit dhe palestinezëve të Hamasit. Nuk ka vetëm pak ditë që edhe Britanikët me anën e Ministrit të Jashtëm e kanë kritikuar ashpër veprimin politik dhe ushtarak por edhe të politikës së jashtme të Bushit. Nga shumë analistë, historianë dhe politikanë si amerikanë dhe evropianë administrata Bush dhe sidomos ai vetë janë konsideruar, si më të dobëtat në përgjithësi. Por Bush në fjalimin e tij mbrohet se ai dhe administrata e tij e "kanë bërë botën më të lirë". Pesë ditë përpara betimit të kreut të ri të "Shtëpisë së Bardhë", Bush ju është drejtuar amerikanëve dhe ka kërkuar ti japë një imazh më të mirë administrimit të tij. Por tashmë të gjithë kanë kuptuar se përveç luftërave është edhe një kohë krize dhe recesioni dhe sidomos një imazh I kompromentuar i lidershipit demokratik dhe ekonomiko financiar, por edhe ushtarak që është Amerika. Natyrisht të gjithë kuptojnë se dikur fuçia e naftës ishte katër fish më shumë dhe po ashtu edhe arsyet pse ishte aq, dhe çfarë po ndodh sot. Bush ka ekzaltuar veprimet e tij dhe të administratës që ka drejtuar mbas 11 shtatorit 2001 dhe po ashtu ka ripërsëritur se edhe sfida e presidentit të ri është po terrorizmi, por ka pranuar se edhe disa aksione të tij në përgjigje të sulmeve terroriste, kanë qenë shumë "kontroverse" por ka thënë se "doktrina e tij si gjithmonë është o me ne ose kundër nesh" dhe kështu ka
kritikuar anën tjetër të oqeanit, që është Evropa. Një nga dobësitë e kritikuara ashpër dhe që Obama si president i ri duhet të riparojë është edhe "burgu i torturave", apo pyetjet të forcës mbi të akuzuarit për terrorizëm në Guantamano. Por ky burg peshon shumë negativisht në administratën Bush. "Në këtë botë ekzistojnë e mira dhe e keqa dhe midis të dyjave nuk mund të ketë kompromis" ka thënë Bush, për të nxjerrë edhe raportet e vështira në aksionet e tij kundër terrorizmit. Gjithsesi fjalimi i lamtumirës i Bushit ka qenë i veçantë, sepse ai është President që e lë postin e tij me nivelin më të ulët historik I regjistruar në kohët moderne dhe këtë gjë e kanë vërtetuar jo vetëm sondazhet, por edhe mediat e të gjithë botës, por sidomos ato amerikane. Veprimin e politikës së jashtme Bush e ka mbrojtur dhe fraza e kemi bërë botën më të lirë, pikërisht këtu ka hyrë. Problemin e luftës së Irakut dhe nisjes së saj me vërtetimin se "nuk ka armë bërthamore" dhe pa lejen e "UNO-s", por edhe dritë hijet e nukleares Iran dhe Korenë e Jugut, Bush i ka trajtuar si veprime të mira politike. Bush edhe më përpara ka kërkuar falje për gabimin e shpalljes së përfunduar të luftës në Irak dhe patjetër që ka qenë një nga gabimet e tij, si personale dhe të administratës. Gjithsesi Bush po lë karrigen më të lartë të botës demokratike dhe të shtetit më demokratik dhe të fuqishëm të botës me bilance jo pozitive, por ai pranon gabime dhe po ashtu deklaron se po të kishte mundësi do të vepronte ndryshe. Ai ka qenë krenar që ka shërbyer Amerikës dhe se është qytetar i saj, por ka falenderuar edhe zotin për pikërisht vendin e tij dhe Presidentin e ri. E kjo është shumë e rëndësishme sidomos për politikën tonë, e cila nuk pranon asnjëherë gabimet dhe fajet që bën. Dhe i bën me shumicë në kurriz të popullit të vet. Fjalimi i tij (në pranimin e gabimit) duhet lexuar disa herë nga "jetëgjatët" politikanë tonë dhe sidomos ato që kanë qenë Kryeministra dhe Presidentë. Mos analizimi i fakteve dhe kryeneçësia politike afër ruralizmit shqiptar dhe ballkanik të lidershipeve tona, është një mungesë e vërtetë e qeverisjes. Kryeministrat tonë në përgjithësi pranojnë dhe përmendin vetëm sukseset dhe nuk ka në bilancet e tyre gabime dhe faje. Për më tepër pranim të tyre. Ka vetëm suksese dhe gabimet i bëjnë të tjerët ose populli i tyre. Ato kanë edhe fajin se nuk e lejojnë shpesh herë edhe popullin që me votën e tij ti largojë nga pushteti. Ashtu si në zgjedhjet e USA-s dhe në mënyrë masive. Ky ndoshta është edhe gabimi i vetëm i popullit tonë në ndryshim nga ai amerikan që ndoshta edhe ai duhet të pranojë se e ka gabim që ka 17-të vite që i mban mbi shpinë të tillë mosnjohës dhe pranues gabimesh e fajesh, në të dy anët e politikës. I fundit gabim tashmë I kritikuar, antiligjor dhe kushtetues është edhe "Lustracioni" dhe kalimi tij në kuvend që u shoqërua edhe nga "heshtja konstitucionale" e Presidentit Topi. Por Evropa reagoi dhe patjetër që edhe SHBA më përpara nëpërmjet ambasadës, por edhe në pritje të zhvillimeve do të reagojë, sepse askush nuk mund të "duartrokasë" kur thyhet kushtetuta dhe kur ligji i bie ndesh kryeligjit. Po a do të kërkojnë të falur? As që ka për të bërë vaki, sepse nuk janë njerëz të lirë, të sinqertë, dhe për më tepër demokratë në koncept. Prej këtyre njerëzve nuk pritet të kërkojnë njëherë të falur apo pranohet gabimi për realitetin, sepse atë e kanë virtual, ashtu sikundër pushtetin.
Last Updated on Friday, 23 January 2009 13:26