Bizneset nuk paguajnë detyrimet, Ministria e Financave dhe Tatimet “dorëzohen”
Financimi i fushatës nga një pjesë e bizneseve ka ulur pagesën e taksave. Drejtoritë e Tatimeve mjaftohen vetëm me regjistrimin e bizneseve “rebele”
Ervin KOÇI
Ministria e Financave ka pranuar indirekt fenomenin më të ri të krijuar në muajin e fundit, atë të mospagimit të taksave nga subjektet e biznesit. Pas Administratës Tatimore e cila e ka evidentuar me kohë këtë problem, kanë qenë krerët e Financave që kanë pranuar nën zë problemin që sipas tyre krijohet sa herë që janë zgjedhjet elektorale. Sipas zëvendësministrit të Financave, Sherefedin Shehu, problemi është krijuar nëpër rrethe dhe zona të ndryshme të vendit ku shumë subjekte duke shpresuar se po ndryshojnë administratat kthehen në debitorë me shtetin. “Shumë subjekte por jo vetëm të biznesit të vogël por dhe atij të madh pretendojnë se do të shpëtojnë nga detyrimet fiskale nëse ndryshojnë qeveritë dhe administrata, duke u kthyer në kundravajtës dhe debitorë ndaj shtetit”, - ka deklaruar zëvendësministri i Financave, Shehu. Por fushata zgjedhore ka larguar një pjesë të bizneseve nga detyrimet, sidomos ato që kanë financuar fushatën e qeverisë dhe të forcave të djathta, duke sjellë për pasojë të ardhura të ulëta për muajin qershor. Situata nisi të ndihej që në maj, ndërsa bizneset në rrethe filluan të bojkotonin detyrimet periodike ndaj Tatimeve, duke financuar fuqishëm fushatën zgjedhore. Megjithatë, efekti nuk u ndje tek të ardhurat në tatime, ku për 5 muajt e parë të këtij vitit, plani u arrit të tejkalohej. Por, për të mbajtur situatën nën kontroll ka nisur kohët e fundit në të gjitha drejtoritë rajonale të tatimeve një kontroll nga DPT-ja. Burime zyrtare nga Tatimet njoftojnë për një kontroll intensiv që ka nisur të ushtrohet në drejtoritë rajonale, për sa i përket detyrimeve të bizneseve nëpër rrethe. Bëhet fjalë për një urdhër të brendshëm në DPT-ë, ku janë urdhëruar plot 12 grupe kontrolli nga kjo drejtori, në qytet kryesore, për të kryer kontrolle intensive në 12 drejtoritë rajonale, për të mbikëqyrur dorëzimin e detyrimeve për periudhën aktuale.
Urdhri
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani, ka urdhëruar ngritjen e disa grupeve që do të mbikëqyrin punën e 12 drejtorive rajonale të tatimeve në qytet kryesore. Ky urdhër vjen në kulmin e fushatës zgjedhore, ku frika se biznesi mund t'i shmanget detyrimeve të shtetit sa vjen dhe rritet. Ndërkohë, edhe efektiviteti i punonjësve të administratës shtetërore gjatë kësaj periudhe ka rënë ndjeshëm. Bëhet e ditur se ky urdhër, ka si qëllim realizimin e planit të mbledhjes së të ardhurave, kryesisht gjatë muajit qershor, por ai do të jetë në fuqi deri në realizimin e planit edhe për 6-mujorin e dytë të vitit, pasi periudha pas zgjedhjeve deri në formimin e qeverise se re mbetet e vështirë për t’u menaxhuar edhe për sa i përket të ardhurave tatimore.
Kontrolli
Mësohet se grupet që do të mbikëqyrin drejtoritë rajonale do të raportojnë çdo tre ditë pranë Drejtorit të Përgjithshëm, duke evidentuar edhe ato subjekte që kërkojnë t'i shmangen detyrimeve. Puna e tatimoreve do të përqendrohet në mbledhjen e katër tatimeve, që konsiderohen më të rëndësishmet për buxhetin, tatim-fitimin, tatimin mbi vlerën e shtuar, sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore si dhe tatimin mbi të ardhurat personale. Pak ditë më parë drejtori i Tatimeve, Papajani, u shpreh se për 5 mujorin (janar-mal) të ardhurat janë realizuar deri në 103 për qind, duke sfiduar jo vetëm efektet e një viti elektoral, por edhe ato të krizës ekonomike. Megjithatë, situata më e vështirë pritet të krijohet në vazhdim, ku mendohet që një pjesë e bizneseve kanë ezauruar fonde të shumta për financimin e fushatës zgjedhore, duke shmangur në të njëjtën kohë detyrimet pranë tatimeve.
25 Qershor 2009