“Whats Up Fest” sjell në Tiranë Reamonn, Giusy Ferreri dhe Gabriella Cilmi
Në mbrëmjen e ditës së martë mijëra të rinj e të reja kanë ndjekur nga afër grupin e famshëm “Reamon” si edhe këngëtaret “Giusy Ferreri” dhe “Gabriella Cilmi” në “Rock over Tirana What’s Up Fest”. Për herë të parë organizohet një festival ndryshe duke përfshirë tinguj të muzikës rok me atë pop. Kjo festë e vërtetë tingujsh u mundësua nga bashkëpunimi i “AMC”-së dhe “Living Room Events” duke sjellë në Tiranë ndër emrat më të suksesshëm të muzikën ndërkombëtare. Të martën në Qemal Stafa kënduan për të pranishmit grupi i njohur gjerman "Reamonn", kantautorja italo-australiane Gabriella Cilmi, si edhe ylli i ri i muzikës italiane, Giusy Ferreri. "Reamonn" është një nga grupet më të mira në Gjermani dhe ndër më të shiturit në Evropë. Ata shënuan një sukses që me albumin e tyre të parë, ndërkohë që këngët e tyre janë transmetuar në radiot dhe televizionet e gjithë botës. Ndër më të njohurat janë: "Josefine", "Supergirls don't cry", "Star" apo "Tonight". Ndërsa kantautorja australiane me origjinë italiane, Gabriella Cilmi, u bë e njohur për publikun me këngën "Sweet about me", realizuar vjet në muajin prill. Në Australi talenti i saj u shpërblye me mjaft çmime dhe u shpall si artistja më e mirë e vitit. Ndërkohë që Giusy Ferreri fitoi një famë të menjëhershme falë zërit të saj karakteristik. Me këngët e saj të para, “Non ti scordar mai di me” dhe ”Novembre” pushtojë menjëherë renditjet e radiove dhe televizioneve italiane për shumë kohë. Përveç sjelljes në Tiranë të grupeve dhe këngëtareve të njohura, “Rock Over Tirana Ëhat’s Up Fest” ka dashur të afirmojë edhe mjaft grupe dhe këngëtarë shqiptarë. Me datë 22 qershor në skenën e këtij festivali performuan muzikantë shqiptarë si "Permit of Stay", "Linda në boten e çudirave", Bojken Lako, etj. Festivali filloi në orën 20:00 dhe u ndoq nga një numër i madh të rinjsh. Gjatë gjithë kohës këngëtarët dhe muzikantët janë shoqëruar nga duartrokitjet dhe brohoritjet e të pranishmëve. Gjithashtu një pjesë e mirë e këngëve janë shoqëruar edhe nga korri i publikut duke i dhënë një atmosferë akoma më të ngrohtë të gjithë festivalit. “AMC”-ja arriti qëllim e saj edhe kësaj here jo vetëm duke ofruar shërbime cilësore për komunikim por duke ofruar edhe mundësi pafund argëtimi për rininë shqiptare.
Kompania Australiane aplikon për hapjen e një miniere të re Kromi në Shqipëri
Kompania Australiane “JAB RESOURCES LIMITED”, ka aplikuar për hapjen e një miniere të re kromi në zonën e Kalimashit e cila pritet të ofrojë standarde të reja sigurie dhe mjedisore në Shqipëri me praktika pune ndërkombëtare. Aplikimi për marrjen e kësaj leje u krye më datë 19 qershor 2009, 18 muaj pas studimeve paraprake, përfshi punimet e zbulimit dhe studimet e fizibilitetit me një kosto totale prej 3 milionë dollarësh. Studimet e kryera nën supervizimin e ekspertëve australianë vërtetuan se “JAB” paraqet një përqasje të re në shfrytëzimin e rezervave të xeherorëve të kromit të cilat priten të sjellin një përdorim sa me optimal të kromiteve në Shqipëri, se sa në të kaluarën. “JAB” do të prezantojë teknika të mekanizimt të lartë të nxjerrjes së kromit të cilat do të lejojnë shfrytëzimin e xeherorëve me përmbajtje deri në 2% kromiteme deri tani të lëna pas dore si nga procesi i shfrytëzimit ashtu edhe nga kërkimet e bëra në të kaluarën. Nga studimet e kryera deri tani “JAB” ka përvijuar rezervat që do të shfrytëzohen në përputhje me standardet ndërkombëtare. Rezervat minerale të përcaktuara nga “JAB” janë të parat në Shqipëri që plotësojnë kushtet e standardit JORC, një sistem ndërkombëtar i klasifikimit të rezervave minerare, i përdorur në vendet e Azisë dhe Australi. Shfrytëzimi i rezervave minerale me përmbajtje të ulët lejojnë që të nxirret më shumë krom nga vendburimet minerale. Teknikat unike të kompanisë do të bëjnë të mundur nxjerrjen e kromit 5 deri 10 herë më shumë se sa ka qenë e mundur nga praktikat e mëparshme. “JAB” i ka kryer këto studime brenda lejes së zbulimit të akorduar në vitin 2008 nga Ministria e Ekonomisë, në një zonë prej rreth 30 km2 në zonën e Kalimashit. Tani “JAB” është duke aplikuar për një leje shfrytëzimi, bazuar në Artikullin 43 të legjislacionit Shqiptar për minierat, sipas të cilit zotëruesi i një leje zbulimi mund ta shndërrojë nje pjese saj, në leje shfrytëzimi.
Drejtori Ekzekutiv i “JAB”, Rob Murdoch gjatë vizitës së tij në Tiranë shprehu dëshirën e tij që aplikimi i kompanisë të aprovohet në mënyrë që puna e deritanishme paraprake të kompletohej dhe të nisë hapjen e minierës sa më shpejt.
25 Qershor 2009