Operatorët turistikë në alarm: “Muaji qershor na ka falimentuar biznesin”
Hotelet nga Durrësi në Sarandë nuk kanë regjistruar asnjë klient. Fushata elektorale, kriza dhe reshjet shkaqet e mungesës së turistëve
Ervin KOÇI
Operatorët turistikë të vendit kanë dhënë alarmin se janë në prag të falimentimit nisur nga ecuria e dobët e zhvillimit të sezonit turistik dhe mungesa e turistëve. Ata kanë evidentuar dhe shkaqet kryesore që po e pengojnë ecurinë normale të kësaj industrie, duke kërkuar ndihmë nga shteti. Sipas tyre, fushata elektorale, kriza botërore dhe reshjet kanë çuar në dështimin e muajit të parë të sezonit turistik në Durrës. Operatorët turistikë gjatë këtij muaji kanë strehuar nëpër dhomat e tyre vetëm 2 për qind pushues të kapaciteteve të tyre akomoduese, ose 8 mijë pushues. Shumica e këtij kontingjenti kanë qenë nxënës shkollash nga Kosova e Maqedonia, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë pushues ditorë. Ndërsa, pronarët e plazheve private deri tani nuk kanë nxjerrë as shpenzimet e ditës, e jo më fitime. Operatorët turistikë evidentojnë tre, si shkaqet më kryesore që shënojnë shifrat më të ulëta të frekuentimit të turistëve në vitet e fundit. E para është fushata elektorale, e cila ka angazhuar mijëra e mijëra vetë, të cilët për momentin e kanë harruar plazhin. E dyta është kriza ekonomike, e cila ka detyruar mjaft pushues që ta shtrëngojnë dorën, dhe e treta është prishja e motit gjatë javës së fundit. Shoqëritë turistike dhe pronarët e komplekseve turistike shpresojnë që përfundimi i zgjedhjeve dhe përmirësimi i motit të risjellë turistët.
Reagimi i operatorëve
Shoqata e Operatorëve Turistikë të qytetit të Durrësit ka reaguar pas ankesave të shumta të pronarëve të njësive akomoduese turistike në këtë qytet, të cilët janë shprehur se mungesa e pushuesve po i çon ata drejt falimentimit. Duke parë situatën ata i kanë bërë thirrje forcave politike në vend që po zhvillojnë fushatën elektorale, që bashkë me sloganet për votën të bëjnë apel që qytetarët t’i rikthehen normalitetit, pushimeve dhe të jenë të sigurt. Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate, të gjithë njësitë akomoduese në qytetin e Durrësit nuk i kanë rritur çmimet, madje ka pasur edhe nga ato që i kanë ulur ato deri në 15 për qind. Por, sipas tyre, pa praninë e pushuesve çdo investim dhe çdo përpjekje është e kotë, pasi deri tani turistët janë numëruar me kokrra. Sipas këtyre operatorëve, “fushata elektorale ka ndikuar direkt te rënia e numrit të turistëve të brendshëm dhe të huaj”. Kjo gjë duket qartë veçanërisht në plazhin e Durrësit dhe Golemit ku shumë pak persona duket se frekuentojnë hotelet dhe restorantet e zonës. Operatorët turistikë të zonës thonë se krahasuar me një vit më parë numri i pushuesve në këtë periudhë është shumë i ulët. Ata shpresojnë që me përfundimin e procesit zgjedhor njerëzit t’i rikthehen detit. E njëjta situatë shihet pothuajse në të gjithë bregdetin shqiptar. Plazhet kanë shumë pak pushues ditorë ndërsa pjesa më e madhe e hoteleve punojnë me kapacitete të ulëta.
Agjencitë në krizë
Edhe agjencitë turistike që kryesisht merren me organizimin e tureve jashtë vendit, këtë verë e kanë nisur me shumë pesimizëm. Në shumë prej agjencive prenotimet për pushime jashtë vendit as që kanë nisur, në një kohë që shumë të tjera pranojnë se nuk kanë pasur as klientë që të interesohen për çmimet dhe ofertat, e jo më për prenotime. Zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme elektorale më 28 qershor pritet të jetë faktori kryesor që parashikohet të ndikojnë në uljen e kërkesës së shqiptarëve për t'i bërë pushimet jashtë vendit. "Në kushtet kur vërehet një ulje e të ardhurave, ai që e pëson i pari është turizmi, pasi konsiderohet ‘shërbim luksi’, dhe është i pari që sakrifikohet", - shprehet administratori i një prej agjencive turistike më të mëdha që operojnë në Shqipëri. Me gjithë numrin e madh të agjencive që ofrojnë shërbime turistike në vend, jo më shumë se shtatë prej tyre kanë marrë përsipër të porosisin Çarter për sezonin e këtij viti. Zakonisht, shumica e agjencive që marrin Çarter, bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, duke ndarë vendet e avionit në raport me hapësirën që zënë në treg dhe numrin e pushuesve që parashikojnë të dërgojnë.
25 Qershor 2009