E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rock Over Tirana What’s Up Fest

 

Mijëra të rinj e të reja kanë ndjekur nga afër grupin e famshëm Reamonn, si edhe këngëtaret Giusy Ferreri dhe Gabriella Cilmi në “Rock Over Tirana What’s Up Fest”. Për herë të parë organizohet një festival ndryshe, duke përfshirë tinguj të muzikës rok me atë pop. Të martën në “Qemal Stafa” kënduan për të pranishmit grupi i njohur gjerman “Reamonn”, kantautorja italo-australiane Gab­riella Cilmi, si edhe ylli i ri i muzikës italiane, Giusy Ferreri. Përveç sjelljes në Tiranë të grupeve dhe këngëtareve të njohura, “Rock Over Tirana What’s Up Fest” ka dashur të afirmojë edhe mjaft grupe dhe këngëtarë shqiptarë. AMC arriti qëllim e saj edhe kësaj here, jo vetëm duke ofruar shërbime cilësore për komunikim por duke ofruar edhe mundësi pafund argëtimi për rininë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›