“Ky ishte roli i fundit, nuk jam si para 20 viteve”
Emocion dhe frikë ka provuar Bep Shiroka (Artist i Merituar) pas dhjetë vite mungesë, në shfaqjen e premierës së dramës “Putargat e thata” të Stefan Çapalikut.
Ritvan Dibra
Artisti që me interpretimet e tij tek disa perla të kinematografisë shqiptare si “Çifti i Lumtur”, “Koncert në vitin ‘36", të spikatura dhe profilet e paharruara të krijuara sidomos në ekran, nuk e mohon se ndjen frikën e përgjegjësisë para publikut dhe për interpretimin e rolit kryesor. Gjëja që e ka më shumë zët është të flitet me superlativa për aktorin, për personazhin apo dhe për interpretimin. Neve nuk kemi bërë asgjë më shumë sesa kemi dhënë maksimumin tonë në rolet që na janë ngarkuar t’i lozim. Interpretues i mbi 150 roleve në teatër dhe rreth 20 në kinematografi, 75-vjeçari është modest. Apasionant që në rininë e tij për pikturën. Madje me humor, Bepi shprehet se është pranuar Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në vitet ’50 si piktor dhe jo si aktor.
Pse një rikthim pas 10 vitesh në skenën e teatrit “Migjeni”?
Eshtë e vërtetë që i kam munguar skenës për mbi 10 vjet dhe kjo ka ardhur jo se nuk kam pasur oferta si nga Teatri Kombëtar ashtu dhe nga teatro të tjerë, por për të qenë i sinqertë nuk mund ta përballojë një ngarkesë të tillë qoftë fizike, qoftë edhe emocionale. Megjithëse ky rikthim vjen pas shumë hezitimesh, them se ky do të jetë roli i fundit i imi në skenë. Këtë vendim e kam marrë ngaqë në shfaqjen e fundit kam dhënë maksimumin tim që duhet për një rol kryesor, por që fatkeqësisht për një moment harrova se nuk jam më Bep Shiroka i para 20 viteve. Ka qenë në natyrën time që të impenjohem maksimalisht për rolin gjë, e cila ka edhe pasojat e veta në drejtim të lodhjes. Por tani që premierën e kësaj drame e realizuam me sukses them se, u përpoqëm që ta kthejmë spektatorin e mrekullueshëm shkodran në teatër, duke bërë që ai të ketë mundësi të shijojë fytyrën e vërtetë të teatrit “Migjeni”, këtij teatri i cili që nga fillimi i aktivitetit të tij ka konkurruar denjësisht me Teatrin Kombëtar të Tiranës. Sot nuk është e lehtë të bësh teatër, sepse nuk merret seriozisht as nga drejtuesit dhe as nga ata që ndonëse nuk hipin në skenë, e kanë në dorë skenën.
Cili është mendimi juaj në lidhje me shfaqjet e vëna në skenën e teatrit “Migjeni” vitet e fundit?
Përpara se t’i jepja fjalën autorit dhe regjisorit të kësaj shfaqjeje Stefan Çapaliku se do ta pranoja kërkesën e tij për të interpretuar rolin kryesor të dramës “Putargat e Thata”, unë e lexova me vëmendje skenarin e saj dhe më pëlqeu. I vetëdijshëm për suksesin e kësaj shfaqje vendosa t’i rikthehem skenës edhe një herë edhe pse fillimisht me një farë frike. Për mendimin tim, si autori dhe regjisori i saj Çapaliku, ashtu dhe të gjithë aktorët synojnë që teatrit t’i kthehet fytyra e tij e vërtetë, serioziteti që ka vite që i ka munguar. Jemi dëshmitarë të asaj që në teatër këto vitet e fundit po ngjiten gjithfarë lloj trupash e këngëtarësh komercialë që interpretojnë “këngë kanalesh”, siç thotë një miku im. Teatri është në krizë, pasi ai është një art elitar që shpreh mendim në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kohët e fundit është bërë e kollajshme me ba teatër apo dhe me shkrue teatër. Shfaqjet kanë personazhe, por nuk e di nëse kanë dramë. Nuk bëhet teatër i vërtetë. Pikërisht këtu qëndron dhe një motiv për të pasur frikë. Frikë sepse spektatori prej vitesh është mësuar me “teatër të lehtë”, që nuk të bën të mendosh shumë për të nxjerrë mesazhin. Kështu që ekziston rreziku që dhe spektatori të ketë humbur ndjesinë e reflektimit ndaj teatrit të vërtetë.
A mund të na thoni se cilët janë rolet më të dashur për ju?
Kjo është një pyetje shumë e vështirë që t’i jepet përgjigje, pasi është njëlloj sikur t’i thuash një nëne se kush është fëmija më i mirë. Ndaj dhe unë nuk mund t’i veçoj, qoftë rolet kryesore apo dytësore. Dua të përmend rolet në dramaturgjinë botërore, ku kam interpretuar në vitet ‘60-të në teatrin e Shkodrës, po edhe ato të autorëve shqiptarë, duke nisur nga “Nora e Kelmendit” në vitin 1960, me të cilën trupa e Shkodrës mori disa çmime, e deri tek role të tjera si “Baca i Gjetajve” etj. Nga kinematografia, ato që kanë mbetur më shumë në mendjen e spektatorit e telespektatorit janë babai fanatik i djalit tek “Çifti i lumtur” dhe Veseli(Xhandari) tek “Koncert në vitin 1936”. Kinematografia sot bëhet vetëm në Tiranë dhe funksionon me grupe shokësh.
Çfarë ju ka mbetur peng nga koha aktive e juaj si aktor dhe që nuk keni mundur ta realizoni dot?
Spektatori mund të më njohë si një aktor i roleve të humorit, por unë e kam pasur pasion të madh që të interpretoj role të autorëve klasikë si ato të Shekspirit, të Molierit, Balzakut etj. Një peng i madh për mua ishte se, gjatë karrierës sime në atë kohë të përmendje a të vije në skenë vepra të këtyre autorëve, ishte herezi. Madje, edhe të ndiqte një kalvar i gjatë vuajtjesh.
Unë në ato vite kur isha aktiv në skenë do të kisha interpretuar më parë një rol të këtyre gjenive të dramaturgjisë botërore, se sa ndonjë rol të brigadierit apo të ndonjë personazhi tjetër siç ishin në modë në ato vite. Këtë e them me bindje pasi trupa e teatrit “Migjeni” në vitet ‘70-‘80 kishte një potencial të fuqishëm si nga ana e aktorëve ashtu edhe të regjisorëve. Vënia në skenë e këtyre veprave ishte ekskluzivitet vetëm i Teatrit Kombëtar, ndërsa për trupat e rretheve kjo gjë ishte mollë e ndaluar.
Si e mendoni të ardhmen e teatrit dhe veçanërisht të teatrit “Migjeni”?
Fatkeqësisht, mund të them se në Shkodër në zhanrin e teatrit ka një shterpësi në aktorë të rinj, pasi është punuar pak në këtë drejtim. Këtu është tejet e vështirë që të vijnë dhe të paguhen aktorë nga qytete të tjera. Kjo tregon mungesë vullneti nga ata që merren dhe drejtojnë punët e artit në Shkodër. Aktorët shkodranë janë më të papaguarit në Shqipëri. Mund të them se roli që unë interpretoj është disa herë më pak i paguar se do të ishte në teatro të tjera të vendit. Arsyet financiare duket se janë ato që kanë bërë që Shkodra, dikur me një teatër me peshë, sot nuk arrin të organizojë as një festival teatri që në fakt mungon në gjithë veriun.