Sulmi ndaj Thaçit,arrestohet 19-vjeçari
Kryeministri i Kosovës dhe qeveria kanë përshëndetur punën e deritanishme të SHPK-së mbi zbardhjen e atentatit të kryer mbrëmjen e së premtes në shtëpinë e kryeministrit.
Një 19-vjeçar u arrestua nga policia për këtë atentat, i cili sipas rrëfimit të tij rezultoi se ishte ideuar për një vjedhje të zakonshme. Ai ka deklaruar se ka qenë i vetëm në këtë akt dhe nuk e dinte se e kujt ishte shtëpia. Djali, Fazli Sejdiu, rrëfeu se në familje ishin të varfër dhe ai kishte tentuar të vidhte për të plotësuar edhe nevojat e tij, pasi ishte narkoman. Ai është dorëzuar në polici nga familja e tij. Sulmi në shtëpinë e z. Thaçi ngriti në gatishmëri të gjithë arenën politike kosovare dhe tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve, pasi ndodhi një javë para se të hynte në fuqi Kushtetuta e vendit, e cila do t’i japë Kosovës kompetenca të plota shtetërore. Politikanë nga të gjitha hapësirat shqiptare në Ballkan e kanë dënuar sulmin, duke e cilësuar atë si të organizuar nga qarqe antishqiptare për të sulmuar Kosovën pikërisht në një kohë historike për të. Rrëfimi i 19-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet në trajtim spitalor pas plagosjes në krahun e djathtë me armë zjarri që pësoi të premten në mbrëmje, nuk ka mjaftuar për policinë e Kosovës. Dje, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka marrë vendim që të themelohet një Task Force, e cila do t’i raportojë atij personalisht lidhur me ndriçimin e rrethanave të sulmit ndaj familjes së kryeministrit Thaçi. Ndërkohë, SHPK-ja po analizon provat materiale të mbledhura nga vendi i ngjarjes, si gjaku, shenjat e gishtërinjve dhe provat e tjera që mblidhen nga hetuesit, në mënyrë që të vërtetohen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast.