Armstrong: Dua të marr pjesë në Xhiron e Italisë

Lance Armstrong,i cili sapo ka zyrtarizuar rikthimin e tij në gara, ka shprehur interes për të marrë pjesë në Xhiron e Italisë.
"Nuk kam marrë pjesë kurrë në këtë eveniment dhe më ka mbetur peng. Do të më pëlqente shumë, pasi këtë herë është edhe 110-vjetori i saj", tha fitues gjashtë herë i Tour de France.
Armstrong theksoi se fitoren do ta ketë shumë të vështirë pasi ka një ndërprerje prej tre vitesh e gjysmë.