Newcastle, jo edhe nga Frank Rijkaard

Klubi i Newcastle vazhdon te perjetoje nje krize te thelle. Humbja e peste rresht ne kampionat eshte shoqeruar me nje tjeter lajm jo te mire. Holandezi Frank Rijkaard ka refuzuar te ulet ne stolin e “qymirxhinjve” per te zene vendin e lene bosh nga Kevin Keegan.
Ish tekniku i Barcelones ka bere te ditur se preferon te qendroje ende pushim per t’iu perkushtuar familjes se tij, para se te nise nje “jete” te re futbollsitike ne sezonin e ardhshem. Para Rijkaard, oferten e klubit bardhezi e refuzuan Zola, Shearer e Venables. Ky i fundit e justifikoi vendimin e tij me oferten e pasigurt qe i bene drejtuesit e klubit, te cilet i premtuan drejtimin deri ne momentin qe shoqeria te blihet nga nje tjeter pronar.
Newcastle e nisi sezonin me pretendime te medha, duke pare dhe organiken qe ka, por pas disa javesh, skuadra e veriut te Anglise renditet ne vendin e parafundit, duke lene pas vetem Tottenham.