E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coupet, kritika ndaj Domenech

Gregory Coupet, i cili e braktisi kombetaren transalpine pas europianit zhgenjyes, nuk i ka kursyer kritikat ne drejtim te ish trajnerit te tij.

Raymond Domenech eshte sulmuar nga nje prej ish lojtareve te Frances. Gregory Coupet, i cili e braktisi kombetaren transalpine pas europianit zhgenjyes, nuk i ka kursyer kritikat ne drejtim te ish trajnerit te tij.

“Domenech nuk di t’i mbroje lojtaret e tij dhe nuk eshte i afte te marre prej tyre cilesite me te mira”, shprehet Coupet ne nje interviste per “France Football”. Ne vijim, ai ka vene ne dukje zhgenjimin qe mori nga tekniku karizmatik, per te cilin nuk ishte nje pike kyce e skuadres se Frances.

“Eshte gjithcka shume e trishtueshme sepse skuadra ka shume kualitete por gjithcka eshte cuar dem”, nenvizoi Coupet, sipas te cilit, Domenech ne vend qe te zgjidhe problemet, u krijon te tjera lojtareve me emer si Malouda, Abidal e Mexes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›