Arnautoviç, ja parametrat e kontratës me Interin
Marko Arnautoviç është zyrtarisht lojtari më i ri i Interit. Më në fund klubi holandez ka vendosur të pranojë kushtet e Interit, duke huazuar sulmuesin deri në muajin qershor të 2010-ës, me të drejtën e blerjes përfundimtare. Nëse zikaltrit do të vendosin ta bëjnë përfundimisht Arnautoviç pjesë të formacionit duhet të paguajnë një shifër prej 9 milionë eurosh, me tre këste plus një bonus nëse skuadra e Murinjos fiton Ligën e Kampionëve. Megjithatë, Interi do ta bëjë pagesën për sulmuesin austriak vetëm atëherë kur ai të ketë luajtur të paktën 10 ndeshje me fanellën e zikaltërve, duke konfirmuar se është shëruar plotësisht.