La Stampa: Taçi do të blejë aksione të Milanit
E përditshmja italiane “La Stampa” bën të ditur se biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, i cili ishte vetëm një hap larg blerjes së 80 për qind të aksioneve të klubit të Bolonjës, është takuar dje me Silvio Berluskonin për të folur në lidhje me Milanin. Ndërkaq, dje, Rezart Taçi ka deklaruar: “Seria A na intereson, do blejmë një klub tjetër”. Gjithmonë sipas të përditshmes “La Stampa”, mësohet se biznesmeni shqiptar i ka kërkuar presidentit të Milanit, që të bënte pjesë edhe ai në këshillin administrativ të klubit me më shumë tituj të fituar në botë, duke blerë edhe një paketë të vogël aksionesh. Përgjigjja e Berluskonit nuk dihet nga askush.