Milan, Kaladze dhe Odo kundër Leonardos
Duket sikur nuk kanë të përfunduar problemet në shtëpinë e Milanit. Sipas të përditshmes italiane “Republica”, Leonardos i duhet të përballet shumë shpejt me dy futbollistë të pakënaqur dhe ata janë Masimo Odo dhe Kahkaber Kaladze, të cilët tashmë nuk shikohen si titullarë nga tekniku brazilian. Që të dy këta futbollistë, duke parë se Leonardo i ka lënë jashtë formacionit bazë, i kanë kërkuar drejtuesve të klubit që të shiten. Kjo kërkesë nuk është pranuar nga administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, me argumentin se klubi nuk ka ndërmend të futet në merkato për të mbuluar vendin e lënë bosh prej tyre.