E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasjet mafioze të mbetura pa autor

Dosjet

Vetëm pak muaj më parë, qyteti i Pogradecit u trondit nga një vrasje e tipit mafioz, kur në mes të qytetit në shëtitoren kryesore të tij, një 38-vjeçar u ekzekutua nga afër me një plumb në kokë. Ka qenë muaji mars i këtij viti, kur jo shumë larg nga një rrugicë që të çonte te banesa e viktimës Festim çekiçi, ky i fundit u qëllua për vdekje. Policia tha se 38-vjeçari ishte qëlluar nga afër. Ai u la i vdekur në rrugë, ku u gjet në orët e vona të mbrëmjes dhe policia nuk mundi të gjente asnjë gjurmë të vrasësit.

Një tjetër pogradecar është ekzekutuar me armë zjarri në rrethana të pazbardhura. Avni Hoxha nga Starova, i njohur me pseudonimin Nino, u qëllua për vdekje në një rrugicë në qytetin e Korçës. Ai u vra me shtatë plumba që u shtinë në drejtim të tij kur ishte në timon duke ngarë makinën, pak metra larg nga shtëpia e vajzës së martuar në qytetin e Korçës. 47-vjeçari nga Starova e Pogradecit u ekzekutua me shtatë plumba pistolete sapo kishte marrë kthesën në rrugicën e ngushtë, pasi kishte dalë nga shtëpia e vajzës. Ekzekutimi i 48-vjeçarit ka mbetur pa autor, edhe pse kanë kaluar dy vjet nga kjo ngjarje.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›