Arratisen nga Burgu i Burrelit, ndalohen nga policia pas 30 minutash liri
Të dënuarit Fran Marashi dhe Preng Lleshi, anëtarë të bandës së Urës Vajgurorel. Arrestimi i tyre u krye nga postblloku i policisë në të dalë të qytetit
Tiranë - Zgjat vetëm pak 30 minuta arratisja e dy të dënuarve të Burgut të Burrelit. Të cilësuar si anëtarë të bandës së Urës Vajgurore, Fran Marashi dhe Preng Lleshi kanë rënë në prangat e policisë brenda një kohe shumë të shkurtër. Arrestimi i tyre sipas policisë është bërë i mundur në të dalë të qytetit, ku të dënuarit kanë qenë duke ecur për të humbur gjurmët. Arratisje spektakolare në Burgun e Burrelit. Dy prej të dënuarve arrijnë të largohen nga një burgjeve të sigurisë së lartë në vendin tonë. Ngjarja pohohet nga burime të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Policisë. Mungesa e Fran Marashit dhe Preng Lleshit është vënë re shumë kohë pasi ata ishin larguar nga dritaret e banjës. Të njëjtat burime pohuan e Marashi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm. Marashi cilësohet si një prej anëtarëve të bandës së Urës Vajgurore, ku mbeten të vrarë katër policë. Ngjarja ka alarmuar jo vetëm drejtuesit e Burgjeve, por edhe ato të Policisë dhe dy Ministritë, atë të Brendshme dhe të Drejtësisë. Mësohet se drejt Burgut të Burrelit, sapo ka mësuar lajmin, është nisur direkt drejtori i Përgjithshëm, Gazmend Dibra, si dhe shumë forca po rrethojnë jo vetëm qytetin, por edhe zonën për të gjetur të dënuarit e arratisur. Burgu i Burrelit drejtohej prej pak muajsh nga drejtori Eduard Bralika.
Arratisja
Të menduar prej disa ditësh, dy të dënuarit në Burgun e Burrelit e kishin gjetur mënyrën për t’u arratisur. Mirëpo plani i tyre ka qenë i suksesshëm vetëm për të kapërcyer muret e burgut, por jo për më tutje. Fran Marashi dhe Llesh Prenga fillimisht u kanë thënë rojeve se kishin nevojë të shkonin në banjë. Më pas atje kanë prerë telat e banjës dhe kanë mundur që për pak çaste të kapërcejnë dhe pengesat e tjera pa u vënë re as dhe nga gardianët që qëndrojnë 24 orë pa pushim roje në cepat e fortesës së burgut. Më pas ata janë larguar duke kaluar oborret e shtëpia që ndodhen përreth burgut për të mbërritur te një shpellë që ishte në të dalë të qytetit. Ata kishin vendosur të qëndronin atje derisa të errësohej, mirëpo mungesa e tyre është vënë re nga gardianët e regjimit të brendshëm. Menjëherë kanë qenë ata të parët që kanë dhënë alarmin për arratisjen e dy të dënuarve. Pas këtij informacioni drejtuesit e Burgut të Burrelit kanë vënë gardianët në gatishmëri numër një dhe kanë përcjellë më pas informacionin për në Tiranë.
Arrestimi
E para që është vënë në lëvizje për të krehur zonën ka qenë policia e Burrelit. Sakaq, pa kaluar shumë kohë, kanë mbërritur dhe përforcime nga Tirana. Policia, duke marrë dhe dëshminë e qytetarëve që i kishin vënë re duke u larguar nga qyteti, ka nisur të kontrollojë të gjitha daljet, duke vendosur disa postblloqe. Sipas policisë, të dënuarit janë gjendur pas 30 minutash në një shpellë. Më pas ata janë shoqëruar në qelitë e komisariatit, ku dhe do të merren në pyetje. Dëshmia e tyre do të zbardhë dhe implikimin e ndonjë gardiani apo drejtuesve të burgut në lidhje me këtë arratisje.
Kush janë të dënuarit që u arratisën
Të dy të arratisurit janë cilësuar si anëtarë të bandës së Urës Vajgurore. Marashi u depërtua në vitin 2006 nga Itali. Fran Marashi, lindur më 29.2.1978 në Vukjakaj të Shkodrës, i biri i Palit dhe i Diles. Një vendim i Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar shtetasin Fran Marashi me burgim të përjetshëm për veprat penale të “pjesëmarrjes në bandë të armatosur”, “për kryerjen e krimeve nga banda e armatosur dhe organizata kriminale”, ”për vrasje me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, “për vrasje me dashje” dhe “heqje të paligjshme të lirisë”, parashikuar nga nenet 333, 334/3, 79/c të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Subjekti i ekstradimit, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datën 17.6.1997, në Urën Vajgurore, afër Beratit, ka vrarë me armë zjarri punonjësit e policisë, Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami, Ilia Bano dhe ka plagosur rëndë punonjësit e policisë, Thimi Tanku e Ylli Dhamo; njëkohësisht u vra edhe shtetasi Ilir Bani. Në bazë të Konventës Europiane mbi Ekstradimet, si dhe të nenit 504 të Kodit të Procedurës Penale, organet tona të Drejtësisë kërkuan ekstradimin e këtij personi nga Italia ku ai ndodhej aktualisht, në mënyrë që ta vuajë dënimin në Shqipëri.
7 Prill 2008