Olimpiadat Kombëtare, MASH shpall tre fituesit e kimisë
Ministria e Arsimit shpalli dje, tre fituesit e Olimpiadës Kombëtare të Kimisë për nxënësit e shkollave të mesme të zhvilluar në datën 29 Mars 2008. Komisioni shkencor, pasi shqyrtoi punimet e nxënësve shpalli fitues nxënësit: Malbora Kuri, vendi i parë me 95 pikë, shkolla “Dertliu” në Fier; Edona Fasllija, vendi i dytë me 91 pikë, shkolla “Mehmet Akif”, Tiranë; Kristi Toska, vendi i tretë me 81 pikë, shkolla “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Por përveç këtyre tre fituesve, në këtë olipiadë u shquan edhe disa nxënës të tjerë, të cilët MASH kërkon ti inkurajojë nëpër aktivitete të ngjashme. Tre prej këtyre nëxënësve që spikatën ishin: Marseda Prifti, shkolla “Dertliu”, Fier; Sehar Baraku, shkolla “28 Nëntori”, Shkodër; Ina Osmani,
Shkolla “Mehmet Akif”, Tiranë. MASH-i organizon çdo vit nëpërmjet Drejtorive Arsimore Rajonale, pesë olimpiada kombëtare në lëndët: Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi-Biologji, dhe Letërsi.
7 Prill 2008