E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallet juria ndërkombëtare që do të përcaktojë projektin për “Sheshit Skënderbej”

Javën tjetër del fituesi i projektit, nga 6 zyrat arkitekturore. Mes jurisë edhe Maks Velo, Arben Kumbaro, Edi Rama dhe Marin Biçoku

Emanuela Sako

Shpallet juria ndërkombëtare që do të përzgjedhë projektin më të mirë për rikonstruksionin dhe ridimensionimin e “Sheshit Skënderbej”. Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur një juri të përbërë nga 11 anëtarë, 4 prej të cilëve shqiptarë dhe 7 të huaj. Kështu Sheshi “Skënderbej”, së shpejti do të ketë gati projektin, në bazë të të cilit do të ndërtohet për t’u shndërruar në një shesh, ashtu siç e kanë dhe kryeqytetet e europiane. Ditën e enjte 6 studiot arkitekturore, të cilat janë përzgjedhur tashmë, do të konkurrojnë, duke u finalizuar me projektin më të mirë. Projektet do të përzgjidhen dhe vlerësohen edhe nga përfaqsues të Tiranës.
Anëtarë të jurisë janë: Edi Rama (Kryetar i Bashkisë së Tiranës), Marin Biçoku (Anëtar i KRRTRSH-së), Maks Velo (Arkitekt), Arben Kumbaro (Regjisor), Andreas Ruby (Gjermani), Elia Zenghelis (Greqi), Ismail Khudhr Al-Shatti (Kuvait), Marco Casamonti (Itali), Marco Casamonti (Itali), Valerio Olgiati (Zvicër), Vedran Mimica (Kroaci), Xaveer de Geyter (Belgjikë). Juria ndërkombëtare e përbërë nga profesionistë do të bëj përzgjedhjen e project-ides për një shesh që duhet të ruajë vlerat e tij tradicionale në përshtatje me të renë. Realizimi i këtij Konkursi Ndërkombëtar u mundësohet me mbështetjen financiare të Madhërisë së Tij, Sheikh Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah, Emiri i Shtetit të Kuvaitit.
FAZA II
Objektivi
Objekti i këtij konkursi është përzgjedhja nëpërmjet konkurrimit të hapur, të projekt-idesë më të mirë për realizimin e projektit urban të rikonstruksionit të Sheshit Skënderbej. Kjo projekt-ide, e cila prezanton punimin që premton bindshëm të plotësojë më së miri, kërkesat e organizatorit, të përshkruara në Detyrën e Projektimit në vijim dhe në përputhje me vizionin e përgjithshëm të Master Planit të Qendrës së Qytetit të Tiranës. Në të përfshihet, rikonstruksioni i sipërfaqes së përkufizuar si “Sheshi Skënderbej”, dizaini urban i rrugëve hyrëse në Sheshin Skënderbej, linjat e zhvillimit për ndërtimin e objekte të reja të parashikuara brenda kufirit të Sheshit, për rikonstruksionin e godinave të gjendura në perimetër. Projekt-ideja do të sigurojë zgjidhjen e duhur, urbane, arkitektonike, infrastrukturore dhe funksionale, për përmirësimin e veprimtarisë urbane të Sheshit Skënderbej. Propozimi Fitues do të shpallet nga një Juri Ndërkombëtare prej 11 anëtarësh – profesionistë të fushave përkatëse dhe me eksperiencë të gjerë. Data e fundit e dorëzimit të materialeve për Fazën II është, 7 Prill 2008, sipas orës lokale – 4.00 p.m.
Studiot
Bashkia e Tiranës ka prezantuar, dje, gjashtë studiot arkitektonike, të përzgjedhura për të prezantuar projektet e tyre në Konkursin Ndërkombëtar për gjallërimin e sheshit “Skënderbej”. Konkursi do të zhvillohet në datat 10-11 prill, kur do të shpallet edhe projekti fitues. Studiot e përzgjedhura, pas fazave të konkurrimit janë gati për t’iu nënshtruar konkurrimit. Studiot që fituan janë 51N4E, studio arkitektonike e krijuar në vitin 2000, me qendër në Bruksel, MVRDV është një studio holandeze me një listë të gjatë projektimesh në mbarë botën dhe MAP Architects Barcelona është një studio e cila drejtohet nga arkitekti i njohur Josep Lluis Mateo, i nderuar gjatë karrierës së tij me shumë çmime prestigjioze. Po kështu janë edhe tre studio të tjera të njohura me një eksperiencë të madhe me disa projekte botërore. Një ndër to është edhe AS.Architecture, që është studio franceze me qendër në Paris, e krijuar në vitin 1973 dhe e përbërë nga 80 urbanistë e arkitektë nga vende të ndryshme. Një tjetër studio është, Daniel Libeskind Studio, e krijuar në vitin 1989 në Berlin, si dhe ATENA Studio me qendrën e saj në Romë dhe me eksperiencë në fushën kërkimore, projektuese të arkitekturës dhe projektimit urban.

Juria përbëhet nga:

Andreas Ruby – kritik arkitekture/ Gjermani
Arben Kumbaro – artist/ Shqipëri
Edi Rama - Kryetari i Bashkisë së Tiranës
Elia Zenghelis - arkitekt/ Greqi
Ismail Khudhr AL-Shatti – inxhinier/ Kuvajt – Përfaqësues i Donatorit
Maks Velo – arkitekt & artist/ Shqipëri
Marco Casamonti - arkitekt/ Itali
Marin Biçoku - arkitekt/ Shqipëri
Valerio Olgiati - arkitekt/ Zvicër
Vedran Mimica - arkitekt/ Kroaci
Xaveer de Geyter - arkitekt/ Belgjikë

7 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›