MASH: “Mësuesit e gjimnazeve, mësim edhe në klasat e IX”
Mësimdhënia në klasat e nënta në arsimin e parauniversitar pritet të kryhet nga mësuesit e gjimnazeve. Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore Rajonale (DRA), po sheh mundësinë që mësuesit e gjimnazeve të japin mësim në klasën IX-të, përmes disa kritereve që do të vendosen nga DAR, me synim që kalimi nga arsimi bazë në atë të mesëm të jetë sa më i thjeshtë për nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Ndryshimi i sistemit arsimor parauniversitar nga 4+4+4 në 5+4+3, ka bërë të nevojshme që në klasën e IX-të mësimdhënia të kryhet nga mësues të gjimnazeve, sipas Ministrisë së Arsimit. Si rrjedhojë, për këta nxënës nuk do të ketë më vit të parë shkollor në gjimnaz. Ndërkaq për sistemin arsimor parauniversitar, që përbëhet nga 376 shkolla të mesme dhe 1749 shkolla 9-vjeçare, MASH-i ka vendosur që fondet e planifikimit dhe shpërndarjes së mjeteve mësimore në arsimin parauniversitar do të shpenzohen përmes formulës “buxhet për nxënës”, për çdo shkollë, e cila ka si kriter kryesor numrin e përfituesve (nxënësve).
7 Prill 2008