"Vrasësi" i Servetes, trafikoi gruan dhe motrën e saj

31/05/2005 Prokuroria komunikon akuzën e re të të pandehurit. Vijnë dëshmitë nga Italia
TIRANË – Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rënduar pozicionin e të pandehurit Kujtim Dani në procesin gjyqësor që bëhet për zbardhjen e vrajses së Servete Kullës në Xhenova të Italisë. Pyetja e 20 dëshmitarëve në Gjykatën e Xhenovas kanë nxjerrë fakte të reja lidhur me të pandehurin Kujtim Dani ose Xhaferri. Deri tani së bashku me Genci Hysën, Dani ka qenë i ulur në bankën e të akuzuarve për shfrytëzimin si prostitutë dhe më pas vrasjen e Servete Kullës. Bashkë me Danin dhe Hysën ishin të akuzuara për këtë vepër edhe dy motrat nga Durrësi, Teuta dhe Mirjeta Lika.
Akuza e re
Por dje, organi i Prokurorisë deklaroi një fakt të ri. Kujtim Dani (Xhaferri), përveçse e ka patur bashkëshorte Teuta Likën, e ka përdorur edhe si prostitutë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me motrën e saj, Mirjeta Likën. Deri tani nga ana e Prokurorisë një gjë e tillë nuk ishte zbuluar. U desh të merreshin në pyetje disa prostituta në Itali, për të nxjerrë në pah të vërtetën. Faktet, tha prokurori, dolën gjatë pyetjes së 20 dëshmitarëve, ku të pranishëm kanë qenë edhe gjyqtari Gurali Brahimllari si dhe avokati i katër të pandehurve, Qazim Gjonaj. Dje prokurorët i deklaruan të pandehurit Kujtim Dani akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit të më shumë se dy vajzave. Në këtë rast bëhet fjalë për të pandehurat Teuta dhe Mirjeta Lika. Kështu dy vajzat gjykohen në mungesë dhe janë mbrojtur në seancë nga avokati Qazim Gjonaj. Ato janë njëkohësisht edhe të dëmtuara, sipas akuzës së re të sapoformuluar nga Prokuroria. Por për këtë fakt, ato nuk kanë bërë kallëzim. Prokuroria ka rënduar pozicionin e të pandehurit, duke u bazuar te 20 dëshmitë e marra në rrugë ligjore në Itali.
Reagimi i të pandehurit ndaj vendimit të gjykatës
Prokurori Adnand Xholi, pasi ka deklaruar akuzën e re për Kujtim Danin, i kërkoi gjykatës që mbrojtja e dy motrave nga Durrësi të bëhet nga një avokat tjetër. Në këto kushte, gjykata vendosi që si mbrojtës të jetë avokati Pelivan Luçi për një séance, duke i dhënë të drejtën familjes të gjejë një avokat tjetër, në rast se dëshiron. Avokati Qazim Gjonaj nuk mund të bëjë mbrojtjen e dy motrave për sa kohë është në mbrojtje të tutorit të tyre. Lindja e kontradiktave bëri që gjykata të vendosë shpejt e t'i lërë kohë avokatit të studiojë dosjen penale. Ndërkohë, i pandehuri Kujtim Dani ka reaguar. Ai është shprehur se me Teuta dhe Mirjeta Likën janë një familje dhe në këto kushte gjykata nuk mund të vendosë për to pa e pyetur. Dani reagoi edhe me avokatin Luçi, duke i thënë të largohej nga salla e gjyqit. Por ndërhyrja e gjyqtarit e ka bindur të pandehurin që të qetësohet. Dy motrat akuzohen se kanë bashkëpunuar për të trafikuar Servete Kullën, të gjetur të therur në një kazan plehrash natën e 25 prillit 2002.
Vrasja tre vjet më parë
Sipas materialeve në dosjen hetimore, natën e 24 prillit 2002, Genci Hysa dhe Kujtim Dani kishin bërë pazaret e fundit. Servetja do të kalonte përfundimisht në pronësi të Kujtim Danit. Kështu, nga ora 21.50 minuta deri në orën 2.57 minuta kur është vrarë, Servetja ka qenë duke komunikuar në telefon me Genci Hysën, burrin e saj të rremë. Më datë 25 prill 2002, në një kazan plehrash është gjetur kufoma e një vajze. Ajo kishte veshur një palë geta rrjetë të zeza, minifund, xhup lëkure, mbathje të brendshme të bardha. Sipas akuzës, kjo veshje tregonte se vajza ishte prostitutë. Është bërë menjëherë identifikimi i saj. Ka rezultuar se ishte vajza me emrin Servete Kulla, nga Shqipëria. Autoritetet italiane kanë bërë verifikimet e mundshme. Në orarin që është kryer vrasja, vajza ka qenë duke prostituar. Në survejim të tyre kanë qenë të pandehurit, të cilët kanë folur edhe në telefon. Vajza është therur me një thikë, tehu i së cilës ishte 15 cm i gjatë. Pas ngjarjes, më 25 prill 2002, Genci Hysa ndryshon banesë. Të dy të dyshuarit janë arrestuar në Shqipëri dhe tani vazhdon procesi në ngarkim të tyre.