Flamuri Kombëtar Shqiptar do të përdoret zyrtarisht në 16 komuna shqiptare në Maqedoni
31/05/2005 Me miratimin në qeveri të propozimligjit për përdorimin e flamujve, Maqedonia po e përmbushë edhe një segment të marrëveshje së Ohrit
Pas miratimit të këij propozimligji edhe në Parlament të Maqedonisë, Flamuri Kombtar Shqiptar edhe zyrtarisht do të përdoret në Çair dhe në Saraj të Shkupit dhe në komunat Likovë, Haraçinë, Studeniçan, në Tetovë, në Zhelinë, në Tearcë, në Bogovi e Bërvenicë, në Gostivar si dhe në Vrapçisht e në Strugë dhe Dibër,por edhe në Osllome e në Zajaz, ndërsa Kërçova , sipas marrëveshjes paraprake, do të duhet ta pret 2008-tën. Bashkësia turke flamurin e sa kombëtar do të mund ta përdorë në Zhupë të Dibrës dhe në Pllasnicë, ndërsa romët në Shuto-Orizarë apo “Shutkë”.- Flamujt e bashkësivë etnike shumicë në komunat në Maqedoni gjithëmonë do të përdoren krahas flamurit shtetëror të këtij vendi, por flamujt e tyre kombëtar në festa pr4ivate e kremte kombëtare kanë të drejtë t’i përdorin edhe bashkësitë që janë pakicë.-Ali Ahmeti,lider I shqiptarëve në Maqedoni: “Sa më lartë që të ngritet Flamuri kombëtar Shqiptar në vendin tonë, në Maqedoni, aq më afër Aleancës Veriatlantike dhe BE-së do të jet edhe Maqedonia.- VMRO-ja e Georgievskit kundqrshton përdorimin zyrtar, sipas saj, të flamujve të shteteve të tjera, këtu e ka fjalën për flamurin kombëtar shqiptar.- Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombtare, përkatësisht të SHBA dhe BE, që janë ndër garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, “përshëndesin angazhimin e partive në Qeveri për arritjen e kompromisit për një çështje tejet të rëndësishme në emër të qëllimit të përbashkët të shtetit dhe i kanë inkurajuar që të zhvillojnë debat konstruktiv edhe në Parlament
Qeveria e Maqedonisë, në të cilën janë bashkërisht në koalicion BDI e Ali Ahmetit dhe “Koalicioni bashkërisht për Maqedoninë” i Branko Cërvenkovskit, që edhe aktualisht po udhëhiqet nga LSDM-ja e tij , por tash gati një vit me lider të ri Vllado Buçkovskin, njëherësh edhe kryeministër i këtij vendi, në njërën nga mbledhjet e saja të rregullta të javës së fundit të majit miratoi Prpozimligjin për përdorimin e flamujve të bashkësive etnike shumicë në komunat e Maqedonisë, me të cilin, pas sjelljes së këtij ligji edhe në Parlamentit të maqedonisë, do të rregullohret përfundimisht edhe përdorimi zyrtar i Flamurit Kombëtar të Shqiptarëve në Maqedoni, por edhe i flamujve të bashkësive të tjera etnike që janë shumicë në 86 komunat e Maqedonisë dhe në Qytetin e Shkupit, që është në fakt përmbushje edhe e një segmenti tejet të rëndësishëm të Marrëveshjes së Ohrit të arritur më 13 gusht 2001, pas arritjes së armëpushimit dhe marrëveshjes per përfundimin e luftimeve mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të udhëhequr nga Komandanti i saj i Përgjithshëm dhe aktualisht lider i BDI-së e i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti, i njohur shumë edhe me nofkën “Abazi”.
Flamuri Kombëtar Shqiptar zyrtarisht do të përdoret në 16 komuna të Maqedonisë, Kërçova duhet ta pret 2008-tën
Me këtë Propozimligj për përdorimin e flamujve të bashkësive etnike, që u miratua në Qeverinë e Maqedonisë, ku bëjnë pjesë edhe pesë ministra të partisë së Ali Ahmetit, që së shpejti pritet të miratohet edhe nga Parlamenti i këtij vendi, Flamuri Kombëtar Shqiptar edhe zyrtarisht do të përdoret në komunat Çair dhe Saraj të Shkupit dhe në Likovë, Haraçinë, Studeniçan, në Tetovë, në Strugë e Dibër dhe ne Gostivar, por edhe në Zhelinë, në Tearcë, në Bogovi, në Bërvenicë, e në Vrapçisht, por edhe në edhe në Osllome e në Zajaz, ndërsa Kërçova , sipas marrëveshjes paraprake, do të duhet ta pret 2008-tën.
Bashkësia turke flamurin e sa kombëtar do të mund ta përdorë në Zhupë të Dibrës dhe në Pllasnicë, ndërsa romët në Shuto-Orizarë apo “Shutkë”.
Çfarë parasheh Ligji për flamujt kombëtarë të bashkësive etnike shumicë dhe të atyre që janë pakicë në komuna
Propozuesi i Ligjit për përdorimin zyrtar të flamujve kombëtarë të bashkësive etnike në komunat e Maqedonisë, parasheh zgjidhjet si për bashkësitë etnike që janë shumicë ashtu edhe për bashkësitë etnike që janë pakicë në komunat e këtij vendi.
Flamujt e bashkësive etnike shumicë, siç janë shqiptarët në 16 komunat - Çair dhe Saraj të Shkupit, Likovë, Haraçinë, Studeniçan, Tetovë, Strugë, Dibër,Gostivar, Zhelinë,Tearcë, Bogovi, Bërvenicë, Vrapçisht, Osllome e Zajaz, pastaj turqit në Pllasnicë dhe në Zhupë të rajonit të Dibrës dhe romët në Shuto- Orizarë apo Shutkë të Shkupit, do të nxirren vetëm bashkëtrisht me Flamurin Shtetërorë të Maqedonisë dhe ate në objektet e organeve shtetërore e komunale,në firmat dhe kompanitë e themeluara nga komunat, rrugëve , në sheshe dhe në gjithë objektet e infrastrukturës komunale. Këta flamuj të bashkësive etnike shumicë – i shqiptarëve në 16 komunat e lartpërmendura, i turqëve në dy dhe i romëve në një komunë, do të mund të nxirren tani e tutje ligjërisht, pas sjelljes së këtij ligji edhe në Parlamentin e Maqedonisë, gjatë festave shtetërore a të komunës, gjatë kremteve a festave kombëtare të bashkësisë etnike shumicë në atë komunë, në pritjet a përcjelljet e organizuara në komunë për Presidentin apo Kryeministrin e Maqedonisë, të anëtarëve të Qeverisë së Maqedonisë, por edhe në rastet e pritjeve dhe përcjelljeve të organizuara në këto komuna për burrështetas, kryeministra apo përfaqësues të qeverive të vendeve të tjera e përfaqësuesë të bashkësisë ndërkombëtare. Dy flamujt – ai shtetëror dhe ai i bashkësisë etnike shumicë bashkërisht do të përdoren edhe në kremtet që i organizon vetë komuna ku jeton bashkësia etnike shumicë.
Ligji megjithatë parasheh dhe rregullon edhe përdorimin e flamujve kombëtarë të bashkësive etnike që nuk janë shumicë në komunat e Maqedonisë dhe aty thuhet se bashkësitë etnike në Maqedoni, pavarësisht nëse janë apo jo shumicë, flamurin e tyre kombëtar kanë të drejtë ta përdorin lirisht në jetën e tyre private dhe flamujt e tyre kombëtarë bashkësitë etnike që jetojnë në Maqedoni kanë të drejtë dhe mund t’i përdorin në gjithë manifestimet kulturore, sportive e të tjera që i organizojnë vetë pjestarët dhe përfaqësuesit e bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni. Kjo zgjidhje ligjore parasheh pra të drejtën e flamujve kombëtarë të bashkësive etnike edhe kur nuk janë shumicë në komunat e Maqedonisë.
Ali Ahmeti: Sa më lartë të ngritet Flamuri Kombëtar Shqiptar në Maqedoni, aq më afër NATO-s dhe BE-së do të jetë edhe Maqedonia
Flamuri Kombëtar Shqiptar në trojet shqiptare apo në viset e banuara kryesisht me shqiptarë në këtë vend është përdorur si e drejtë e trashëguar që në kohët më të lashta, me batica e zbatica, por edhe me ca ndryshime në të në kohën e Titos dhe të pas tij në ish-Jugosllavi, që ishte rregulluar edhe me Kushtetutën e atëhershme të 1974, kur sërisht ishte kthyer në përdorim zyrtar edhe gjuha shqipe edhe në këto troje deri në fillim të viteve të 80-ta të shekullit që e lam pas, ndërsa sërisht filloi të përdoret herë pas herë dhe privatisht edhe në vitet e 90-ta të shekullit të XX-të, por kjo e drejtë u konfirmua dhe u zbatua edhe deri më tash pa pyetur kë, sidomos pas shpërthimit të Luftës së vitit 2001, që përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit, ku parashihej edhe rregullimi me ligj i përdorimit të simboleve kombëtare të bashkësive etnike shumicë në Maqedoni, që do të thotë se do të rregullohej dhe tani po rregullohet edhe me ligj përdorimi i Flamurit Kombëtar Shqiptar jo vetëm në 16 komunat ku janë shumicë aktualisht shqiptarët në Maqedoni, ku kanë edhe kryetarët e komunave dhe pushtetin vendorë në to, por rregullohet përdorimi i tij edhe aty ku ata nuk janë shumicë, kur kanë kremtetet e tyre kombëtare dhe kur organizojnë manifestime të tyre kulturore, sportive e të tjera kombëtare shqiptare në këtë vend.
Para se të arrihej marrëveshja dhe kompromisi edhe në koaliconin qeveritar të Maqedonisë për miratimin e këtij propozimligji, Ali Ahmeti, lider i shqiptarëve në Maqedoni dhe kryetar i BDI-së, që bënë pjesë dhe përfaqëson shqiptarët e këtij vendi në Qeverinë e Maqedonisë, po për gazetën tonë pat deklaruar se “sa më lartë që të ngritet Flamuri kombëtar Shqiptar në vendin tonë, në Maqedoni, aq më afër Aleancës Veriatlantike dhe BE-së do të jet edhe Maqedonia. Këtë pohim të tij e konfirmuan ditë më parë edhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së në Shkup, ambasadorët Volers dhe Sahlin.
SHBA dhe BE përshëndesin sjelljen e propozimligjit për flamujt e bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni
Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni, që ishte dhe mbetet garantuese e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, Pol Volers, ushtrues i detyrës së ambasadorit të SHBA në Shkup, pas shkuarjes së ambasadorit Batler, dhe Majkël Sahlin, Përfaqësues Special i BE-së në Shkup, kanë përshëndetur menjëherë miratimin në Qeverinë e Maqedonisë të Propozimligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni dhe e kanë cilësuar si hap të rëndësishëm për përmbylljen dhe rrumbullakësimin ligjor të fushave të parashtruara brenda kornizës së Marrëveshjes së Ohrit.
“Qeveria është konsultuar edhe me ne si nënshkrues të Marrëveshjres së Ohrit. Besojmë se propozimligji shprehë frymën konstruktivr të bashkëpunimit politik dhe plotësisht është mbi bazën dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit”,- është thënë në një deklaratë të përbashkët me shkrim të ambasadorëve Shalin, Përfaqsësues Special i BE-së në Shkup, dhe Volers, u.d. ambasador i SHBA-së në Shkup.
Ambasadorët Volrs e Shalin kanë përshëndetur angazhimin e partive brenda koalicionit qeveritar të Maqedonisë për arritjen e një zgjidhjeje kompromisi për një çështje tejet të rëndësishme dhe në emër të qëllimeve të përbashkëta për shtetin i kanë inkurajuar që të zhvillojnë edhe debat konstruktiv në Parlament sepse, sipas Sahlinit e Volersit “sjellja e këtij ligji në Parlament do të thoshte shmangëje nga kriza ndëretnike dhe afrim me bashkësinë euroatlantike”.
Georgievski, në opozitë, nuk pajtohet dhe kërkon që shqiptarët ta ndërrojnë flamurin e tyre!
Njëri ndër liderët opozitar maqedonas, Lubço Georgievski i VMRO-Popullore, që ishte dhe themelues i VMRO-DPMNE-së në vitin 1990, para se të pavarësohej Maqedonia në vitin 1991, nuk pajtohet megjithatë me këtë zgjidhje ligjore të propozuar nga Qevrria e maqedonisë për përdorimin zyrtar të flamujve të bashkësive etnike shumicë në komunat e Maqedonisë dhe veçmas nuk pajtohet me përdorimin zyrtar të flamurit Kombëtar Shqiptar. Në deklaratën e tij pas miratimit në Qeverinë e Maqedonisë të këtij propozimligji për flamujt ka thënë se “Bashkësia shqiptare në Maqedoni duhet të ketë flamur që do të dallonte nga Flamuri Shtetëror i Shqiprisë. Në të kundërtën , maqedonët do ta ndjenin atë para së gjithash si flamur të një shteti të huaj dhe jo si flamur të një bashkësie etnike që jeton në Maqedoni”.
Vera Andrejçin, zëdhënëse e kësaj partie ndërkaq ka plotësuar deklaratën e Georgievskit dhe ka thënë se, sipas saj, “të njejtën ndjenjë do ta kishin edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni”!?
Mbetet edhe ndërrimi i Flamurit , i Stemës dhe i Himnit të Maqedonisë
Për t’u rrumbullakësuar plotësisht zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, e arritur mes shqiptarëve dhe maqedonasve pas Luftës së vitit 2001 me ndërmjetësim të faktorëve kyç të bashkësisë ndërkombëtare – SHBA, BE, OSBE e NATO, që ishin dhe mbetën garantuesë të zbatimit të Marrëveshjes së firmosur më 13 gusht 2001, Qeveria e Maqedonisë duhet të harmonizojë edhe qëndrimet për simbolet shtetërore me të cilët do të prezentohej para qytetarëve të saj dhe para botës Maqedonia e Re e pasluftës së 2001-shit.
Në këtë frymë, më shumë burime tonat në Shkup pohojnë se partnerët qeveritarë, me ndihmën dhe ndërmjetësimin edhe të përfaqësuesëve të bashkësisë ndërkombëtare, sidomos të SHBA e BE-së, i kanë filluar bisedimet dhe konsultat e tyre për përgatitje edhe të Propozimligjit për simbolet shtetërore – Flamurit, Stemës dhe Himnit të Maqedonisë.