E Diel, 1 Nëntor 2026

"Arratiset" Juventusi

18/04/2005  Në pritje të dhuratës së Sienës, Juventusi nuk i la hapësirë shpërqendrimit dhe e mbylli shumë shpejt diskutimin me Leçen. Në fakt, nuk mund të themi nëse ka qenë një fitore për meritë të Juves, apo për gafat e Leçes, që shënoi e para dhe humbi një “lumë” rastesh, para se t’i falte Juventusit disa gola të çuditshëm, pasi të gjithë lindën pas gabimeve të mbrojtjes leçeze në aplikimin e pozicionit jashtë loje.

Fabio Kapelo, trajner i Juventusit:

“Treguam që e kemi lënë pas eliminimin me Liverpulin. Nuk na intereson rezultati i Milanit, pasi edhe ne do të hasim shumë vështirësi në vazhdim. Kundër Leçes u treguam shumë të zotë në shfrytëzimin e gabimeve të kundërshtarit dhe jam i kënaqur nga rezultati”.

Zdenek Zeman, trajner i Leçes:

“E filluam mirë, por fatkeqësisht skuadra bën gabime foshnjarake. Nuk u treguam të vëmendshëm, sepse lamë shumë hapësira pas dhe humbëm gola të sigurtë në sulm”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›