E Diel, 1 Nëntor 2026

Barosh, “mbreti” i shiut

18/04/2005  Pasi ka dominuar gjatë dy ditëve të kaluara, Aleks Barosh ka arritur të triufojë edhe në garën e dytë të MotoGP-së, në Portugali. Piloti i Hondës, pas një gare të zhvilluar nën shi, ka arritur drejt finishit përpara Valentino Rosit (Yahmaha) dhe Maks Biaxhit (Honda). Ndërkohë, një zhgjënjim mjaft i madh për Sete Xhibernaun, i cili u rrëzua 16 xhiro nga përfundimi, gjatë kohës që ishte në krye të garës. Fakti më interesant gjatë garës është se midis Rosit dhe Xhibernaut, nuk kishte asnjë kontakt ose mosmarrëveshje, si në garën e Herezit. Nga ana tjetër, kjo ishte edhe “prova” e parë e rregullave te reja në MotoGP. Një vit më parë, Çmimi i Madh i Portugalisë do të ishte ndërprerë si pasojë e shitur, por komisarët e garës janë mjaftuar me faktin se kanë treguar flamurin e bardhë (pilotët mund të futen në bokse për të ndërruar motot e tyre). Këtë ndryshim e ka “paguar” pikërisht Sete Xhibernau. Spanjolli ka arritur të marrë kryesimin e garës, që në xhiron e parë. Ndërkohë Rosi, i cili u nis nga rreshti i dytë, e gjeti veten mes pilotëve të fundit, përpara se hidhej në ndjekje të kundërshtarit, edhe pse Barosh ishte gjithmonë përpara tij. Fillimi i shiut, e bëri shumë të vështirë garimin, sidomos në disa pjesë të veçanta të pistës. Gjithësesi, asnjë nga pilotët nuk preferoi të ndryshonte motorr, pasi ishte ende e mundur të vazhdoja me goma për të pistë të thatë, pavarsisht se ishte shumë e rrezikshme. Dhe Xhibernau, pikërisht një nga pjesët më të lagura, në tentivë për t’u shkëputur nga Barrosh, përfundon në tokë. Në këtë mënyrë, braziliani e kishte të lirë rrugën drejt fitores. Ndërkohë pas tij, edhe pse në vështirësi, Rosi me mjaft këmbëngulje arriti të mbante prapa krahëve Maks Biaxhin, i cili nuk preferoi të garonte me qetësi. Një shi mjaft i fortë në xhirot e fundit, nuk do të ndryshonte asgjë në renditje dhe Barosh pret finishin dy sekonda përpara Valentinos. Pas krahëve të dy kryesuesve është renditur Marko Melandri, ndërkohë që kanë zgjënjyer sërisht Dukatit. Karlos Çeka e ka mbyllur garën në vendin e pestë, pasi është munduar gjatë gjithë kohës të kalojë italianin. Vetëm i nënti Loris Kapirosi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›