Siena "përçan" kreun
18/04/2005 Milani “rrëshqet” bujshëm ndaj toskanëve, ndërkohë që Juventusi foton thellë ndaj Leçes dhe shkëputet
Pikërisht kur nuk pritej, Milani humbet në Siena dhe i lëshon kreun Juventusit. Pas triumfit në Ligën e Kampioneve, drejtuesit kuqezinj kërkonin përqendrim për ndeshjen e djeshme, por me sa duket fjalët e tyre nuk janë dëgjuar plotësisht. Pa Pirlon, Nestën e Sedorfin, Milani sulmon menjëherë dhe shënon që në fillim me Shevçenkon, por vijërojtësi gabon krejtësisht dhe sinjalizon një pozicion jashtë loje inekzistent. Është një episod që ndryshon ecurinë e takimit, sepse kuqezinjtë krijojnë volum loje dhe raste, por nuk arrijnë të gjejnë golin. Megjithatë, është Krespo në minutën e 63-të autor i golit të avantazhit të Milanit, ndërkohë që pak minuta më vonë Gatuzo godet traversën. Duket sikur mbaroi, por Siena reagon shkëlqyeshëm dhe barazon me Kiezën, një nga më të mirët në fushë. Pak minuta para fundit, Milani kapet në kundërsulm dhe pëson dhe golin e dytë nga Koca, që i jep 3 pikë tepër të rëndësishme Sienës dhe befason Milanin, që humbet kreun.
Xhixhi De Kanio, trajner i Sienës:
“Fitore e merituar, ndonëse jemi ndihmuar pak edhe nga fati, që është gjithmonë i nevojshëm në raste të tilla. Janë 3 pikë të rëndësishme, sepse tani jemi plotësisht në luftë për të shpëtuar”.
Karlo Ançeloti, trajner i Milanit:
“Milani bëri atë që duhej të bënte, ishte një ndeshje e ekuilibruar, me një Sienë që nuk u dorëzua kurrë. Nuk patëm fat te traversa e Gatuzos, por duhet të ishim edhe pak më të vëmendshëm në mbrojtje”.