E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shumë dimensionale, në teknologji dhe arte

18/04/2005  Me shtimin e njerëzve dhe nevojave të tyre, nuk mund të rriten pafundësisht sendet, rrjedhimisht,në teknologji hyn shumë përdorimi dhe shumë dimensionalja

Gjerësisht, në teknologji po futen aparaturat dhe paisjet dy dhe tre dimensioale. Kulmin e ka arritur tek televizorët ku, në një ekran, mund të shohesh deri 8 stacione njëkohësisht, lap-topi, nuk është veçse i ndërtuar sipas parimit dy në një.

Studenti i arkitekturës, Xhorxhi Panda, i cili pikturon në të dyja anët e një telajoje, po përgatit studimin e tij për sitemin shumë dimensional, i cili mund të përdoret jo vetëm në paisjet teknologjike, por dhe në art, në pikturë, fotografi, në zbukurimin e shtëpive, apo në konstruksionin e një shtëpie. Duket sikur arti nuk ka fare lidhje me teknologjinë, në fakt ato i japin frymë njëra-tjetrës.

Në ndërtesa

Panda, shpjegon se arkitektët e ndërtesave, përveç përdorimit të Arteve, të sistemit të 2 anshëm, mund të zbatojnë sistemin e 2 anshëm, hapjen e mureve në formë katrore ose komplet heqjen e murit midis 2 kolonave dhe zëvendësimin e mureve, me vepra arti të sistemit të dy anshëm si fotografi, piktura, televizion, punime me bronx e metale të tjera. Ky sistem arkitekture në mjediset e brendshme, do të lehtësonte jashtëzakonisht thithjen e çdo lloj godineje apo pallati, me drejtim të qendrës së tokës. Ndërkohë, kjo ka dhe të mira ekonomike, thotë piktori Panda, pasi ulet kostua e godinës. Kjo kosto ndihet më tepër kur godina është shumëkatëshe.

Arendimi

Muzeumet, mbas 50 vjetësh, nëse përdorin sitemin e dy anshëm të pikturave dhe të vendosjes së tyre, do të kenë mundësi të mbajnë dy herë më tepër informacione mbi jetën tonë, sesa po të përdornin ekspozimin e një anshëm. Muzeumet do të jenë njësoj si një libër që e lexon nga të dyja faqet. E gjithë kjo, duke ndryshuar sistemet e vendosjes së veprave në mjediset e brendshme në muze, shtëpi, etj.

Dizenjatorët

Dizenjatorët e makinave të qarkullimit, apo ata të motorave të këtyre makinave, dizenjatorët e makinerive industriale, duke shkuar deri te robotët, janë të detyruar të hedhin në letër sisteme të dyanshme (e mos më tepër), sipas teknologjisë së përdorur. Po kështu dhe stilistët e veshjeve, kanë “shpikur” pallto që vishen nga të dyja anët.

Sistemet e dy anëshme, po përdoren rëndom në jetën e përditshme. “Pas ekspozitës sime të parë, në një fast-food pashë dy reklama mbi një letër”, tregon Xhorxh Panda.

Një lap-top për dy veta

Para disa vitesh, doli në qarkullim kompjuteri i parë portativ, Lap-top, ekrani i të cilit ndahet në dy pjesë. Pra, mund të përdorej nga dy veta njëkohësisht. Duhet që këta teknologë të përparuar, ta bëjnë këtë kompjuter të përdoret nga 2 ose më shume veta.

Ndërkohë që, televizioni me disa pamje njëkohësisht në ekran, ka nisur të përdoret rëndom, madje ka hyrë dhe në Shqipëri.

Kaseta që vihet në manjetofon përdoret nga të dyja anët. Po, kështu dhe CD, DVD, CD-ROM.

Nga papirusi deri te letra, shkrimi në dy faqe

Që në kohët e lashta, shkrimarët, librat hodhën poshtë sistemin e një anshëm dhe përdorën sistemin e dyanshëm, për botimin e librave. Pra, librat nuk i shkruanin më në pjesën e përparme por dhe në pjesën e mbrapshme. Që nga lashtësia deri më sot, do të ishin përdorur 50 për qind më tepër të letrës, po të shkruanin shkrimtarët vetëm në një anë të faqes. Shkrimtaret në përgjithësi, por dhe shtypi i shkruar, më vonë, në ditët e sotme, shkruajnë në të dy faqet e një letre. Libri i parë është hedhur në fletë palme të ngjitura,që ndryshe quhen papir. Atëherë shkruhej në njërën pjesë të faqes dhe jo në pjesën tjetër të saj, sikundër shkruhet sot në letër. Dikur, papirin nuk e palosnin më dysh, por e mblidhin rrotull mbas një druri. Më vonë palosej e shkruhej nga të dyja anët, sepse nuk ishte me papir.

Një pasije për shumë njerëz, më pak dëm në mjedis e në shëndet

Është shumë interesant fakti që, me shtimin e popullsisë, zhvillimin e teknoklogjisë, rritet dhe mundësia për të përdorur pamjet dy dimensionale dhe ato shumëdimensionale dhe kjo ka dhe një benefic shumë interesant. Siç rritet numri i njerëzve në botë dhe sendet që atyre ju duhen, i bie që të shtohet dhe prerja e pemëve,ndotja e atmosferës, sëmundjet e mushkërive dhe të tjerat. Kështu që, përjekja e njerëzimit është e tillë, që shtimin e popullsisë dhe nevojave të tyre, të përdorin më pak sende, ose ato që kanë t’i kenë shumë përdorimshme, rrjedhimisht dhe shumë dimensionale, kështu që do të priten më pak pemë, do të përdoret më pak naftë, minerale, dhe do të ketë më pak ndotës në natyrë, rrjedhimisht dhe më pak sëmundje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›