E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratiset dy orë pas arrestimit

27/03/2005  Prangoset një orë më pas

LUSHNJE - Iu ikën uniformave blu të Lushnjës vetëm katër orë pasi ata e kishin prangosur. Fitoi vetëm dy orë liri dhe rikthehet në qelinë e paraburgimit për t’iu nënshtruar edhe një tjetër akzue të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10.00 të ditës së premte, në Komisariatin e policisë së Lushnjës. Eduart Bega, person në kërkim, ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me 3 vjet burg, për veprën penale të grabitjes me armë, vepër kjo e ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Kolonjë në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Policia, pasi e vuri në pranga ditën e djeshme u përball me arratisjen e tij, vetëm 4 orë më vonë. Ishte ky momenti kur Bega ka kërkuar të shkojë në tualet. Prej andej ai mundi të largohej, duke u hedhur nga muri. Policia e Lushnjës menjëherë ka kaluar në gatishmëri të plotë, duke shpërndarë forcat nëpër lagjet e qytetit. Dy orë më vonë, i arratisuri kapet në një nga rrugicat e në periferi të Lushnjës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›