Multikulturalizmi ose "shoqëria e përçarë" kulturalisht
27/03/2005 Debati i sotëm politik
Në kohën tonë për këtë temë po bëhet debat i madh. Në rrafshin politik, filozofik, kulturor e gjuhësor. Shoqëria multikulturore, ka vënë në diskutim, disa vlera delikate, tradicionalisht të lidhura dhe me peshë të veçantë për njeriun, si shteti, kombi, raca, feja, kulturore, të cilat kanë qenë kuintesenca, e dallimit të tyre politik e social. Multikulturalizmi, si tipar i shoqërisë moderne, doemos që do të cënonte ca piketa orientuese të njeriut modern dhe shoqërisë së vjetër, duke i zëvendësuar ato me vlerat e reja të shoqërisë civile, e cila synon “thyerjen e gardheve të vjetra konceptuale, ideologjike e kulturore”, lëvizjen e tabuve dhe tabelave politiko-sociale, që kanë qenë mohuese dhe treguese të zonave të ndaluara, në të cilat nuk mund të interferonte njeriu me identitetin të ndryshëm kulturor. Shoqëria e hapur së pari, është multikulturore duke siguruar lirinë e bashkëjetesës së njerëzve, që kanë ide politike, formimin kulturor, besim fetar të ndryshëm.
Padyshim, nuk do të ishim realist, po qe se nuk do të evidentonim si konstante të parë të debatit, të sotëm, atë, sipas të cilit multikulturaliteti është vërtet tipar esencial i shoqërisë civile, por në të njëjtën kohë, ai cënon identitetin kombëtar të një populli. Kjo tendencë e vlerësimit të karakterit multikulturor të shoqërisë të sotme, si cënim i identitetit kombëtar të popujve, është shfaqur kudo.
Paradigma nacionale është gjithmonë një vend i "shenjtë" nga burojnë sensibilitetet e vërteta kombëtare, që vërtet kanë vlera dhe janë të shenjta për çdo popull, por në të njëjtën kohë, mbivlerësimi më shumë se duhet, i këtij koncepti, goditja totale e nocionit të shoqërisë civile multikulturore, në kohën e re, të shoqërisë universale që ecën drejt integrimit, globalizmit, përbën një “strofkull për maskarenjtë”, që synojnë të mbajnë të ndarë popujt e tyre, me ide të vjetra nacionaliste, si ksenofobia e fondamentalizmi. Loja me kartën kombëtare më shumë se duhet, mbi imperativat e kohës, është bërë e neveritshme, antiqytetëruese dhe frenuese. Këtë tipar e kanë më shumë popuj dhe vende, që kanë fatin e keq historik, të kenë mbetur të prapambetur, ose të kenë në krye të klasës politike "delenxhinj feudalë", që nuk iu intereson asgjë më shumë se pushteti i tyre.
Në një shoqëri që hapet, duke u bërë gjithnjë e më shumë civile e multikulturore, do të ketë gjithnjë e më pak nevojë për të drejtuar me koncepte feudale, duke shfrytëzuar në mënyrë diabolike idenë e ruajtjes së pacënuar të identitetit kombëtar. Padyshim, askush nuk mohon rëndësinë që kanë vlerat tërësore të çdo populli, e të çdo kombi. Është djallëzi e madhe, e tmerrshme, e prodhuar për fat të keq edhe në ditët tona, madje nga njerëz të mençur (por të vjetër në konceptimin politik, kulturor e gjeopolitik), koncepti që barazon, karakterin multikulturor me “prishjen e kulturës brenda vendit” dhe akoma më keq, kur “multikulturën", e konsiderojnë si vdekje fatale të kulturave kombëtare në nivel global. Në të vërtetë, duhet pohuar se koncepti që vlerëson karakterin multikulturor të shoqërisë, është triumf i lulëzimit të saj të plotë, të pakufizuar, në nivel kombëtar dhe e lirë për t’u përballuar edhe në nivel rajonal e global. E kanë gabim, ata që mendojnë se vlerat konsolidohen e konservohen, duke u mbyllur, duke u mbrojtur me gardhe të vjetra, kulturore kombëtare. Ka ikur koha e gjërave që nga konservimi alogjik, janë prishur dhe kanë humbur vlerën e konsumit, madje edhe vlerën si të tillë.
Interferimi kulturor i shoqërisë së hapur është sfida për të zhvilluar vlerat, për t’u shfaqur me to, si shprehje e identitetit tonë kombëtar. Në këtë kontekst, çdo popull ka vlerat e veta, prandaj dhe shoqëria e ardhshme, duke qenë civile, synon të jëtë multikulturore. Një tendencë e tillë, madje një debat i madh, sipas sociologut të shquar amerikan, profesor i universitetit të Hauardit, Samuel Huntington, është zhvilluar edhe në SHBA, midis intelektualëve dhe publicistëve. Ata kanë qenë për multikulturalizëm, duke goditur konceptin e “kulturës unike”, duke mohur ekzistencën e një kulture të vetme unike amerikane dhe kanë mbështetur grupimet raciale, etnike, kulturore si dhe të drejtën e tyre për të shfaqur publikisht, këtë identitet.
Multikulturalizmi nacional dhe global
Tendenca e vlerësimit të karakterit multikulturor të shoqërisë, shfaqet në dy plane dhe ka dy pamje. Është padyshim, fenomen me përmasa globale, por edhe kombëtare. Është dukuri që shfaq probleme brenda vendeve të ndryshme, pavarësisht karakterit të tyre unitar, federativ, apo konfederativ të organizimit të shtetit, por dhe si fenomen ndërkombëtar. Multikulturalizmi ka problemet e veta, kur është fjala për lulëzimin dhe të drejtat kulturore të minorancave brenda një vendi dhe gjetja e një raporti optimal, të lulëzimit të kulturave të veçanta dhe vështirësitë për përcaktimin e identitetit kulturor të një vendi.
Tashmë, duket se ka ndryshuar koncepti i vjetër, që kultura kombëtare e një populli ishte kultura e popullsisë dominante. Procesi i unifikimit të sforcuar kulturor, i shtypjes së nuancave kulturore dhe i vlerave të kulturave minoritare, apo të popujve të vegjël ka qenë shfaqje flagrante, e shëmtuar e shovinizmit kulturor. Procesi i nulifikimit të vlerave kulturore të popujve të veçantë, me origjinë etnike, besim besimin fetar e gjuhë të ndryshme nga kombi dominant, ka qenë maskuar me "koracën ideologjike" dhe me synimet asimiluese. Kjo politikë ka luajtur më shumë rol negativ, destruktiv e antikulturor. Këtu nuk është fjala vetëm në vende të tilla multinacionale si ish-Bashkimi Sovjetik, i cili pësoi dëme të llahtarshme kulturore nga procesi i sterilizimit kulturor e gjuhësor nëpërmjet rusifikimit me forcë të kulturës, gjuhës nën parullën e kulturës “me formë kombëtare e përmbajtje socialiste”, e cila solli katastrofën kulturore, tashmë të njohur, ekuivalente me holokaustin ekonomik, që solli politika e “popullit unik sovjetik”.
Problemi është evident edhe për vende, që kanë popullsi dominante homogjene, por që kanë ndërkaq edhe pakica etnike, grupe të vogla me identitete të caktuara kulturore, të cilët, gjithashtu, kanë të drejtën e hapësirës së kultivimit dhe lulëzimit të saj, duke e konsideruar objekt të ligjshëm të krenarisë së tyre kulturore.
Bashkëjetesa kulturore, është problem që diskutohet edhe në Shqipëri, sepse, pavarësisht faktit, që shumica absolute e popullsisë është shqiptare, apo nuk mohon aspakt të drejtën e zhvillimit të lirë kulturor të minorancave greke, rome, apo të grupeve të tjera akoma më të vogla. Dominimi si popullsi, nuk do të thotë dominim kulturor. Në shoqërinë moderne është evident shqetësimi i “tiranisë së shumicave” në planin demografik, apo i privilegjeve që burojnë prej saj. Është akoma më i keq, akoma më e papranueshme “tirania kulturore” e shumicave, mohimi i të drejtës së pakicave, për të patur identitet kulturor dhe hapësirë të barabartë për ta shfaqur atë. E vetmja mënyrë qytetëruese civile është hapësira e lirë dhe bashkëjetesa multikulturore e çdo grupi, që ka ose kërkon të ketë identitetit kulturor të veçantë.
Dilema: unitet apo larmi kulturore
Multikulturaliteti i shoqërisë është tashmë realitet dhe problem që duhet zgjidhur. Më së pari, duhet kapërcyer politikisht problemi.Të gjitha zgjidhjet qytetëruese janë kryesisht, zgjidhje me mjete politike. Por politika ka shumë nënshtresa dhe shumë interesa, midis të cilave edhe synime pragmatike të saj si entitet më vete. Në jo pak raste, politika ndikon negativisht në shikimin e karakterit multikulturor të shoqërisë moderne. Duket relativisht një prapambetje e koncepteve politike në elaborimin e qëndrimit të saj liberal ndaj këtij fenomeni. Politika e ka frikë multikulturalitetin, sepse i sjell telashe, i hap probleme dhe “përçarje”. Kështu që kudo ka një tendencë, që këtë komponent të shoqërisë civile, të shoqërisë së hapur si multikulturore, politika kudo përpiqet ta anashkalojë, ose ta prekë, në përputhje me presionin e lëvizjeve integruese të determinuara. Politika e sotme kudo në botë ka shenja të jetë disi prapa, ritmit të ndryshimit të proceseve që po përjeton shoqëria moderne, që po tenton të globalizohet. Megjithëse nuk e thotë dot hapur, sepse do ta dëshmonte veten keq, politika në shumë vende, sidomos me ato të vogla, multietnike (këtu nuk mund të flitet për ato vende që ende janë larg konceptit demokratik) kanë më për qejf, të flasë për unitet, duke futur brenda këtij koncepti totalitar çdo lloj uniteti, përveç atij politik (nuk mund të cënohet ndarja pluraliste e shoqërisë).
Në fakt, koncepti i unitetit në kohën tonë, në shumë aspekte, është cënim i dinjitetit, personalitetit, vlerave të njerëzve të veçantë dhe të grupeve të vogla sociale. Më është dukur çudi (por bota kështu është) që edhe një figurë madhore, si personaliteti i shquar amerikan, Artur Shlezinger (i riu), duke qenë kundër tendencës multikulturore, duke thënë se” multikulturistët janë mjaft shpesh separatistë dhe etnocentrikë”.
Padyshim, edhe unë mendoj se procesi i zhvillimit multikulturor të shoqërisë, nuk është pa këto rreziqe, që Shlezinger i jep ca të hipertrofizuara. Veçse në këtë koncept, vetëm dy alternative ka: ose shoqëri me unutet kulturor të dhunshëm, të deformuar, me cënim të të drejtave dhe lirive kulturore të veçanta, ose shoqëri civile, si shoqëri jo me unitet kulturor, por, madje mjaft të përçarë. Personalisht, më ka entuziazmuar politika liberale e ish -presidentit Klinton, i cili me optimizmin e tij tipik, pa qenë i frikësuar aspak nga rreziku i separatizmit dhe etnocentrizmit i dha nxitje zgjerimit të larmisë kulturore në Amerikë, e cila është "xhungla" më e madhe multietnike në botë, madje është vlerësuar shumë fakti që Klinton, e bëri zhvillimin multikulturor të shoqërisë amerikane, qëllim të madh të jetës së vet politike. Nuk ka dyshim se pikërisht te kjo “përçapje” te mungesa e unitetit automatik dhe homogjenitetit kulturor qëndron vlera dhe forca e shoqërise civile amerikane, të paktën që nga koha, kur Tokevili e "rizbuloi" atë.
Uniteti, në disa aspekte, sidomos në fushën politike dhe kulturore, është asfiksim, fosilizim dhe vdekje e shoqërisë civile. Më mirë se kushdo, ne shqiptarët tashmë nuk duam leksion, por vlerat e unitetit tonë monolit, politik dhe kulturor. Ai ka qenë pengesa e parë e madhe kryesore, që ka penguar lindjen e shoqërisë civile, pasojat të cilës janë katastrofike edhe sot. Koha jonë e ka vërtetuar, në mënyrë të plotë dhe definitive, se shoqëria me unitet të plotë politik dhe kulturor është e papajtushme me shoqërinë civile, të diversifikuar politikisht dhe e përçarë kulturalisht. Shoqëria që nuk është multikulturore, nuk është civile.
Multikulturaliteti dhe identiteti kulturor
Karakteri multikulturor, nuk është shenjë dobësie, por tregues i epërsisë së shoqërisë civile, e cila e organizuar mbi këtë bazë, ka forcë të ruajë identitetin, kohezionin social, duke zëvendësuar "unitetin", fals të shoqërisë me kapital social funksionues, vetëveprues, lidhjet organike e natyrale midis njerëzve, me parapëlqime të ndryshme kulturore, pa patur nevojë për dhunë, frike, presion. Shoqëria civile duke qenë multikulturore, krijon hapësirë të gjerë kulturore të zhvillimit të lirisë qytetare, për të lulëzuar të gjitha vlerat që kanë grupet e ndryshme sociale, etnike, gjuhësore që jetojnë në një vend të caktuar, unitar apo multietnik.
Multikulturaliteti nuk është mohim i trashëgimisë së të kaluarës. Nuk mund të mohohen vlerat e krijuara në të kaluarën, në emër të lulëzimit të kulturave të reja sot. Absolutisht nuk është e vërtetë që koncepti multikulturor i shoqërisë së hapur është mohim i identitetit kombëtar të kulturës. E kundërta është e vërtetë, karakteri multikulturor i shoqërisë është zgjerim i diapazonit dhe potencialit krijues së saj, nxitje dhe shfrytëzim pozitiv i resurseve kulturore të çdo grupi shoqëror e kulturor që bashkëjeton si shtet dhe si komb. Në të vërtetë, koncepti multikulturor, si një tipar esencial i shoqërise civile, është zgjerim i hapësirës gjeografike për të lulëzuar një kulturë pa barriera, pa fobi e deformime të vjetra nacionaliste.
Në qoftë se gabimisht zhvillimi multikulturor konceptohet dhe aq më keq (ruajna Zot) zbatohet si mohim i identitetit kulturor kombëtar, atëherë shoqëria moderne do të rrezikohet nga ajo, që sociologët e quajmë “përçarje kulturore e sociale skizofrenike. ”Koncepti, modeli i vlerësimit të çdo vendi, për pasurinë e qytetërimeve dhe kulturave që ka është tipar i shoqërisë civile. Çfarëdo që të ndodhë, edhe në të ardhmen e largët zhvillimi i shoqërive multikulturore do të jetë produkt i bashkimit të kulturave, vërtet tepër të larmishme, por me identitet kombëtar. Shoqëria multikulturore do të jetë, bashkim i lirë kulturor, i bërthamave kulturore të kombeve të ndryshëm. Është budallallëk politik dhe kulturor, ndonjë ide e hedhur, edhe në vendin tonë, pas viteve '90- të, se zhvillimi dhe tendenca multikulturore, mbivlerësimi i larmisë kulturore, zhvillimi i kulturave të reja të grupeve të vogla (grekë, romë etj.), kanë tendencë të vënë në shënjestër, bazamentin thelbësor kulturor të vendit tonë.
Shoqëritë multikulturore janë shoqëri koherente.
A ka rrezik, a është i vërtetë alarmi "përçarjes" së shoqërive që janë multikulturore?
Asgjë nuk është e pamundur kur konceptet, praktikat dhe idetë deformohen. Tendenca multikulturore e shoqërisë moderne është e dëmshme, po qe se rivaliteti kulturor shnderrohet, në rivalitet etnik, politik dhe veçanërisht në luftë jo normale për pushtet.
Megjithatë, vetëm shoqëria civile ka shanse, mundësi e mekanizma që nuk krijon hendek kulturor për grupet sociale, etnike e fetare, që kanë dëshirë të ruajnë, kultivojnë e zhvillojnë identitetin e tyre kulturor. Rrënjët kulturore, thonë sociologët, nuk janë pengesë për kohezionin e shoqërisë civile.