E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi tregtarin e floririt në Berat, prangoset në Vlorë

27/03/2005  Tri ditë më parë tentoi të grabiste një dyqan argjendarie

BERAT - Mbrëmjen e së premtes, policia e Beratit në bashkëpunim me policinë e Vlorës, ka prangosur 27-vjeçarin Panoland Refati, i cili më pas është shoqëruar për në komisariatin e policisë të Beratit. Sipas burimeve të policisë, 27-vjeçari Refati akuzohet për plagosjen e tregtarit të floririt Sherif Kanani, banor i lagjes “Jani Vruo” 48 orë më parë. Po sipas të njëjtave burimeve 27-vjeçari u prangos pas një pune operative të bërë nga policia e krimeve në bashkëpunim me policinë e rendit dhe atë të kolegëve të tyre në qytetin bregdetar.

Burimet të policisë thanë për gazetën se Refati, pasi ka plagosur tregtarin, ka arritur të fshihet te njerëzit e tij në lagjen “Barikada” dhe të nesërmen është larguar drejt qytetit bregdetar, ku dhe banonte. Po dje, dosja përkatëse me akuzat për të prangosurin u dërgua për në organin e akuzës për të vazhduar hetimet e mëtejshme për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›