Gjykata lë në “burg pa afat” ish-kryebashkiakun e Himarës
27/03/2005 Në qeli edhe ish-financieri
VLORË – Gjyakata e Shkallës së Parë e Vlorës ka lënë në “burg pa afat” dje ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Viktor Mato, si dhe ish-financierin Thoma Çalo. Në seancën e djeshme të komunikimit të masës së sigurisë, trupi gjykues ka bërë nëpërmjet avokatëve të të akuzuarve, njohjen me akuzën, si dhe ka komunikuar vendimin, i cili ishte marrë para se të prangoseshin dy ish-funksionarët e Bashkisë së Himarës.
Në arsyetimin e këtij vendimi, trupi gjykues ka bërë të ditur se kjo masë sigurie u dha për t’i dhënë kohë grupit hetimor për hetime të mëtejshme.
Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës dhe ish-fiancieri, u arrestuan të enjten. Aksioni për arrestimin e dy ish-zyrtarëve përfundoi në orët e mëngjesit.
Urdhri për arrestimin e Viktor Matos dhe Thoma Çalos është dhënë nga Prokuroria e Vlorës, e cila ka kërkuar nga policia ndalimin e dy ish-zyrtarëve të qytetit të Himarës. Organi hetimor, më shumë se dy muaj më parë, kishte filluar hetimet, duke gjetur elementë fajësie për dy të arrestuarit. Sipas Policisë dhe Prokurorisë, hetuesit kanë gjetur edhe elementë të qartë bashkëpunimi mes dy të arrestuarve në abuzimin me detyrën. Burime nga policia e qytetit të Vlorës thanë se aksioni është mbajtur sekret deri në prangosjen e tyre.
Sipas kryeprokurorit të Vlorës, u mësua pas arrestimit të tyre, se do të ketë dhe persona të tjerë të implikuar në këtë histori abuzimi, që e cila do të dalë nga hetimet e mëvonshme.
“Ka disa lloje vjedhjesh të realizuar nga të dy të akuzuarit. E para është vjedhja e të ardhurave që mblidhte Bashkia e Himarës nga ambientet e dhëna me qira, që llogaritet aty te 33 milionë lekë të vjetra. Gjithashtu, nuk janë derdhur lekët e dhëna nga ndërtuesit në Bashkinë e Himarës. Bëhet fjalë për disa përqindje që bashkia vilte ngë çdo leje ndërtimi të dhënë. Kjo shumë kalon të 15 milionë lekët, pra së bashku bëhet fjalë përreth 190 milionë lekë të vjetra”, bëri të ditur Çalo.