E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjësohen 1069 rrënjë kanabis, prangoset kultivuesi

Një operacion i befasishëm policor i antidrogës
ka zbuluar në fshatin Mazrek
të Korçës sipërfaqe të mëdha të mbjella
me bimë narkotike kanabis. Një person
është vënë në pranga nga ana e policisë
gjatë operacionit antidrogë, ndërkohë
që kjo ndërhyrje është fi nalizuar me asgjësimin
e plot 1069 rrënjëve të mbjella
në dy parcela me sipërfaqe të mëdha,
në një zonë të thellë, ku janë gjetur edhe
burimet e furnizimit me ujë për vaditje.
Burime të policisë kanë bërë të ditur se në
kuadër të plan-veprimit për parandalimin
e kultivimit të bimëve narkotike, janë
kryer veprimet për verifikimin nga ajri
nëpërmjet helikopterëve të sipërfaqeve të
dyshuara zona të thella malore, përfshirë
edhe Komunën e Lekasit, që mund të
shfrytëzoheshin për mbjelljen e hashashit.
Policia ka zbuluar gjatë këtij operacioni
vendin e fshehtë në fshatin Mazrek të
Komunës së Lekasit në një zonë tepër të
thellë të fshehur mes pyjeve. Pas identifi -
kimit të sipërfaqeve të mbjella, policia ka
ngritur edhe strukturat deri në zbulimin e
autorit. Burimet e policisë kanë deklaruar
se është arrestuar në kushtet e fl agrancës
për kultivim të bimëve narkotike, Luan
Gishto, nga Shegani i Lushnjës. Ai ka rezultuar
pronar i sipërfaqeve të mbjella me
kanabis, ndërsa ka rënë në duart e policisë
në momentin kur është afruar pranë vendit
të kthyer në parcelë me sipërfaqe të
gjerë për kultivimin e bimëve narkotike.
Ndalimi i 42-vjeçarit është bërë rreth orës
20.00 të ditës së diel. Pasi kishte kultivuar
plot 1069 rrënjë, 42-vjeçari nga Lushnja
kthehej shpesh në fshatin e tij të origjinës
në Mazrek të Lekasit. Gjatë operacionit
është bërë edhe asgjësimi i rrënjëve të
gjetura në dy parcela. Ndërkohë, ndaj
autorit të arrestuar është ngritur akuza e
kultivimit të bimëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›