Arratiset nga çmendina i sëmuri mendor
09/05/2005 Policët e gjetën të shtirë dje te "Rruga e Kavajës". Është 35 vjeç, nga Shkodra e agresiv
TIRANË- Një i sëmurë mendor nga Shkodra arratiset nga çmendina. Policia e kishte gjetuar me një qesë të zezë, teksa shtrihej në asfalt në "Rrugën e Kavajës" dhe e dërgon në Psikiatri, nga ku i sëmuri që përmendi vetëm emrin Tonin, ia mbath me vrap, duke lënë mjekët pa frymë. Këta të fundit e ndoqën me vrap por gjithçka ishte e kotë. Pas murit, 35-vjeçari ndaloi dhe ua bëri me shenjë e mandej u zhduk rrugicave të spitaleve. Ngjarja, sipas burimeve policore, ndodhi në orën 15.05 të ditës së djeshme, në ambientet e brendshme të psikiatrisë. Tashmë policia nuk disponon të dhëna të mjaftueshme për të, pasi dyshohet se emri Tonin ka qenë i rremë i dhënë vetëm sa për t iu shpëtuar prangave. Ndërkaq dihen këto të dhëna. Është rreth 35 vjeç. Ka lindur dhe banon në Shkodër. Ka trup mesatar. Me veshje xhins. Ka në anën e majtë të kokës një të nxirë jo shumë të theksuar. Mendohet se është tip tepër agresiv. Sulmon kalimtarët. Është shtruar më parë në spitalin psikiatrik të qytetit të Shkodrës.
Arrestimi te "Rruga e Kavajës"
Patrrullat e gatshme të policisë, aty rreth orës 14.30, të ditës së djeshme e panë tek "Rruga e Kavajës", teksa shtrihej dhe bënte veprime të çuditshme. Ndaluan furgonin dhe e ndalën në rrugë për ta pyetur nëse jetonte në Tiranë apo në ndonjë rreth tjetër. Ai iu përgjigj me një të folur të çrregullt se quhej Tonin dhe ishte nga Shkodra. Më pas u íshte drejtuar policëve me frazën "Më lini të qetë, kam shumë punë për të bërë sot". Burimet policore thanë se kishte një qese të zezë plehrash në dorë dhe pretendonte se aty brenda ishin disa rroba që ia kishin dërguar nga Greqia. Fjalia pasardhëse që e ndoqi për gjysëm ore ishte "Tani do iki tek Zogu i Zi". Policët e futën në furgon dhe e dërguan menjëherë në Spitalin Psikiatrik
Arratisja
Mjekët morën në dorëzim këtë rast dhe e mbyllën fillimisht në një dhomë. Bënë gati shiringën me injeksion përkatës dhe shkuan për t i bërë gjilpërën. Rrrugës për tek dhoma hasën Toninin që po u vinte drejt me vrap. Përpjekjet për t i zënë rrugën ishin të kota, pasi ai manovroi shumë shpejt. Doli nga dera kryesore dhe ia mbathi vrapit me të katra. Tek kthesa e spitalit, ai ndaloi, u bëri një shenjë mjekëve dhe u zhduk.