E përdhunuara ngurron të japë dëshmi

09/05/2005 Një nga të ndaluarit pohon se B.S e kishte të dashur djalin që tashmë kërkohet nga policia
TIRANË- "Unë nuk kam vënë dorë mbi vogëlushen. Ajo e ka pasur të dashur shokun tim" Ky ishte deklarimi i njërit prej të ndaluarve 22-vjeçar, në komisariatin numër 4 në kryeqytet, i cili dyshohet si bashkëautor në përdhunimin e së miturës B.S, dy ditë më parë. Nxënësja e klasës së tetë, sipas policisë, u përdhunua nga dy të rinj nga ora 13.00 e ditës së premte, pas mësimit, deri në orën 01.00 të ditës së shtunë. Ndërkaq, burime të komisariatit numër 4 bënë të ditur për gazetën se paraditen e sotme ka mbërritur vetë e dëmtuara me babain dhe vëllain e saj. Ky i fundit kryen shërbimin e detyruar ushatrak në Gardën e Republikës. "Tashmë kanë filluar ballafaqimet e para për këtë çështje tepër delikate. Disponojmë një dëshmi, atë të të atit, ndërsa nuk kemi mundur të marrim firmën nga e mitura, duke qenë se deklarata e saj nuk njihet, për shkak të moshës"-citon burimi i këtij komisariati. Nga ana tjetër vazhdojnë kërkimet për arrestimin e 23-vjeçarit që akuzohet drejtpërdrejtë nga kjo famije për përdhunimin e B.S. Policia disponon diza fraza të shkëputura nga deklarata e një personi tepër të afërt të së miturës, në të cilën thuhej se dy të rinjtë, kanë tentuar ta joshin edhe një herë tjetër vajzën tek "blloku", por rastësia e ka shpëtuar.
Ngurrimi
Të dhënat që ofrojnë burimet e komisariatit numër 4 janë të lëkundura dhe ende në nja fazë delikate, për shkak se hetimet po zhvillohen intensivisht, deri në sqarimin e plotë të ngjarjes. Kështu, sipas burimeve policore, e mitura ngurroi të jepte deklaratën e plotë, e ndikuar edhe nga fjalët e të ndaluarit, i cili nga e tij insistonte në faktin se ajo e kishte të dashur, 23-vjeçarin që po kërkohet. Anëtarët e familjes kanë kërkuar që vajza t i shprehej nuses së vëllait të madh, sepse kishte më tepër afrimitet me të.
Përdhunimi
Burimet policore të komisaratit numër 4 bënë të ditur për gazetën se B.S u gënjye nga një kafe e drekës, të cilën dy të rinjtë ua kishin ofruar prej kohësh. Gjithnjë duke iu referuar burimeve policore, të cilat kanë regjistruar dëshminë e saj, nxënësja e klasës së tetë, nuk ka pranuar dhe në momentin që iu afrua makinës, dy të rinjtë e tërhoqën e më pas e futën në makinë. Kjo ndodhi në orën 13.00, të së premtes, menjëherë pas mbarimit të mësimit. Menjëherë shkuan në periferi të metropolit dhe e përdhunuan, duke i shkaktuar edhe shenja të dukshme në disa pjesë të trupit. E mitura u kërcnua me jetë, nëse tregonte qoftë edhe një fjalë për të gjithë masakrën që kishin kryer. Gjithçka ka ndodhur për 12 orë. Dhunë, kërcënim, ankth e traumë për një vajzë që ende nuk i ka mbushur 14 vjeç. Kriminelët treguan mëshirë vetëm, kur e lëshuan përtokë, në orën 01.00, të dy ditëve më parë, mes një pallati, te "Profarma", ku banon e mitura. Sapo pa personin e parë, B.S iu lut të lajmëronte prindërit e këta të fundit, sipas policisë, e dërguan menjëherë në spital. Menjëherë ata bënë edhe denoncimin, ndërsa policia mundi të arrestonte brenda pak orësh njërin prej autorëve dhe të shpallte në kërkim bashkëpunëtorin e tij.
Tentativa e parë tek "blloku"
TIRANË- Duket se kjo ngjarje e dhimshme për pak do të kishte ndodhur muaj më parë, por rastësia e ka shpëtuar vogëlushen. Dy të rinjtë, që banojnë te "Profarma", diku më sipër vendit të quajtur "Xhamlliku", e kanë marrë në kafe në një nga lokalet luksoze të "bllokut". Biseda mes tyre dhe herë pas herë përmendja e parave dhe shfaqja e tyre në tavolinë kanë tërhequr vëmendjen e dy djemve të tjerë, të cilët ishin ulur në tavilivën përballë. Në momentin që vajza filloi të reagonte e të shfaqte kundërshtime, dy djemtë afrohen në tavolinë dhe e tërheqin të miturën nga krahu. Ata iu drejtuan djemve që ishin me vajzën me frazën "Ikni tani dhe mos ju shohim më vërdallë". Situata do kishte degraduar në sherr, nësë ata nuk do iu tregonin dokumentet e inspektorëve të Antidrogës. Më pas dy inspektorët e pyetën vogëlushen për shtëpinë e saj dhe e dërguan atë pranë familjes. U mjaftuan me një këshillë drejtuar prindërve.
Pezull ekspertiza mjeko-ligjore ndaj së miturës
TIRANË- Ende nuk iu është drejtuar zyrtarisht mjekëve ekspertë, për faktin se dëshmia dhe rrethanat e ngjarjes kanë mbetur të pasqaruara. Burimet policore thanë për gazetën "Metropol" se ndoshta mëngjesin e sotëm, pasi të jetë sqaruar njëherë e mirë kjo çështje, vogëlushja do t i nënshtrohet një ekspertize të plotë që do të vërtetonte edhe një herë, nëse ndaj saj është ushtruar dhunë seksuale. Sakaq janë vënë në dijeni mjekët, të cilët janë në gadishmëri