Pse vrasësi i vendosi gur mbi trup Kozetës
09/05/2005 Ende enigmë domethënia e copës së gurit në përmasa të vogla që u gjet mbi kraharorin e saj
Nuk dihet ende, pse një gur në përmasa jo të mëdha, ka qenë vendosur mbi kraharorin e studentes vlonjate, Kozeta Hyseni, nga autori i vrasjes së saj. Duket se ai ka pasur kohën e mjaftueshme për ta ekzekutuar dhe lënë aty, pranë Kinoklubit të Qytetit Studenti. Ndërkaq, nga ekspertiza kriminalistike e vendngjarjes dhe këqyrjes së kufomës, është vërtetuar se autori e ka vrarë diku tjetër Kozetën, dhe e ka hedhur aty ndoshta jo pa qëllim. Kjo, pasi në gurin e madh të gjetur pranë kokës së saj, nuk është gjeTur asnjë njollë apo shenjë gjaku dhe asnjë fije floku. Kur, ekspertët mjeko-ligjorë kanë përcaktuar një çarje të madhe në anën e majtë të kokës, që mendohet të jetë dëmtuar nga goditjet me gurë.
Guri
Mëngjesin e 19 shkurtit të vitit 1999, policia është ballafaquar me një vrasje jo të zakonshme të studentes së degës gjuhë-letërsi, Kozeta Hyseni, vajzës së ish-prokurorit të Vlorës, Luftar Hyseni. Nga ekspertiza e vendit të ngjarjes, është konkluduar se ajo nuk është ekzekutuar aty, por diku tjetër, dhe më pas është hedhur. Lajmi është bërë i ditur dje, nga burime të organit të akuzës dhe policisë së kryeqytetit, të cilat pohuan se po rishikohen edhe një herë akt-ekspertimet kriminalistike dhe ato mjeko-ligjore, për të konkluduar në ndonjë motiv të ngjarjes. Burimet thonë se në ekspertizën e atëhershme të vendit të ngjarjes, është përcaktuar se pranë kokës së Kozetës, është gjetur një gur i madh. Ndërsa mbi kraharor, është gjetur një gur në përmasa të vogla, simbolika e të cilit mbetet ende enigmë. Por, nga ky fakt, është konkluduar se autori i vrasjes ka pasur të gjithë kohën e duhur për ta ekzekutuar 21-vjeçaren, dhe se gjithçka ka qenë e paramenduar mirë. Sipas burimeve, në asnjë vrasje të çastit, autori nuk mund të ketë kohë apo të kujtohet të vendosë një gur mbi trupin e viktimës. Tjetër fakt që hedh dyshimet se vrasja ka qenë e paramenduar është ajo se, gjithçka ka ndodhur brenda një ore pasi Kozeta ka dalë nga godina, thonë burimet. Ato shtojnë se të gjitha ekspertizat, forcojnë dyshimet se vrasja nuk ka ndodhur në vendin ku u gjet studentja e masakruar.
Ekspertimi
Menjëherë pas gjetjes së trupi, policia ka kryer ekspertizën e vendit të ngjarjes. Sipas burimeve, pranë kokës së studentes së masakruar, është gjetur një gur i madh, me të cilin fillimisht u dyshua se ishte goditur. Por, nga këqyrja e këtij guri u konkludua se ai nuk ishte mjeti më të cilin ishte goditur. Kjo për faktin se, në të nuk u gjet asnjë shenjë gjaku, apo fije floku. Burimet thonë se e çara në kokën e viktimës ishte mjaft e madhe, dhe se ishte e pamundur që të ishte bërë me një goditje të vetme. Gjithashtu, nga e çara kishte dalë gjak dhe pjesa e flokëve në atë vend ishte dëmtuar. Ndërsa në gurin që u gjet aty, nuk kishte asnjë gjurmë gjaku apo fije floku. Por, mjeko-ligjorët kanë konkluduar se ajo ishte goditur me gur në kokë. Këto fakte kanë hedhur dyshimet se ajo është ekzekutuar me një gur tjetër dhe në një vend tjetër, e pastaj është hedhur aty ku u gjet nga autori. Tjetër fakt që ka forcuar dyshimet se Kozeta nuk është ekzekutuar në vendin ku u gjet, janë gjurmët që kanë mbetur kur ajo është tërhequr zvarrë nga trotuari në lëndinë, përfundojnë burimet. Ajo nuk u masakrua në vendin ku u gjet
Rezultati i ekspertimit të vendit të ngjarjes ku u gjet e vdekur Kozeta Hyseni dhe trupit të saj të pajetë, kanë ngritur dyshimet se ajo nuk është ekzekutuar aty. Sipas burimeve të policisë, mësohet se ajo është tërhequr zvarrë nga trotuari deri në vendin ku u gjet. Kjo është konkluduar nga shenjat që kanë mbetur në tokën e lagur. Gjithashtu, tjetër fakt është edhe guri i madh që i është gjetur pranë kokës. Ndonëse Kozeta ka pasur një të çarë të madhe në anën e majtë të kokës, shumë gjak dhe folkë të dëmtuar, në gurin që qëndronte pranë saj, nuk u gjet asnjë gjurmë. Pas ekspertimit të tij, nuk është gjetur asnjë shenjë gjaku apo fije floku. Ndërsa nga ana tjetër, mjeko-ligjorët kanë konkluduar se ajo ishte goditur disa herë me gur, thonë burimet. Ato sqarojnë se nisur nga ky fakt, dyshohet se ajo është qëlluar me një gur tjetër. Kjo, pasi edhe pas kontrollit të zonës përqark, nuk është gjetur ndonjë gur me shenja gjaku apo fije floku. Sipas policisë, autori ka pasur kohën e mjaftueshme për të kryer çdo gjë me përpikmëri, të cilat mund t’i ketë paramenduar më parë.
Studentja u thirr për tu vrarë
Policia ka forcuar dyshimet se Kozeta Hyseni natën e ngjarjes u thirr për t’u vrarë. Kjo, pasi nga ekspertiza mjeko-ligjore, është konkluduar që ajo të kishte vdekur rreth porës 24.00 ose pak minuta më parë. Sipas burimeve të bluve, ajo është thirrur dhe ka dalë natën e 18 shkurtit rreth orës 23.00, dhe në më pak se një orë, sipas mjeko-ligjorëve, është ekzekutuar. Burimet e policisë shtojnë se, mjeko-ligjorët kanë konstatuar se Kozeta atë natë nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale. Kjo ekspertizë konkludon se ajo nuk është përdhunuar atë natë, dhe se nuk ka qenë shkak i vrasjes kundërshtimi i saj. Por, tjetër fakt që shton dyshimin se vrasja nuk ka qenë e çastit por e paramenduar, është ajo se Kozeta e ka njohur personin që e ka thirrur. Ky dyshim është ngritur edhe në bazë të faktit se ajo ka dalë me teshat e dhomës dhe se ka hipur në autoveturën e tij, sqarojnë burimet. Gjithashtu, edhe fakti që ekzekutori e ka vrarë pak kohë pasi doli nga godina, tregon se ajo mund të jetë thirrur vetëm për tu vrarë, përfundojnë burimet.