Debati i hapur - A vdiq vërtetë diktatori nazist
09/05/2005 Adolf Hitler, misteri i pazgjidhur
Ka qenë marsi i vitit 1947, kur raporti i Hugh Trevor-Roper u botua në formën e një libri, me titullin “The Last Days of Hitler”. Me të drejtë, libri duhet ta kish zgjidhur misterin njëherë e përgjithmonë, t’i zhdukte spekullimet njëherë e përgjithmonë. Ai qe një kërkim i imtësishëm, i shkruar mirë dhe në kompleks bindës, por midis pikave të lëna pazgjidhur, një pikë jashtëzakonisht e rëndësishme mbeti mister: Vërtetë ai vdiq?
Më 1 nëntor 1945, Trevor-Roper dha një konferencë shtypi në Berlin, ku nënvizoi konkluzionet e hetimit të tij. Investigimet e tij treguan, tha ai, se Hitleri kish kryer vetëvrasje rreth orës 3 e 30 të natës, të datës 30 prill 1945, dhe se Eva Braun kish vdekur me të. Ndërsa ai thoshte këtë gjë, një oficer rus i pranishëm tundte kokën
Një tjetër raport e nxirrte Hitlerin në Zyrich, duke thënë se ai ishte plakur tmerrësisht, flokët i qenë bërë të bardha, trupi i përkulur përpara dhe bënte hapa shumë të vegjël. Dukshëm që kishte ndonjë formë infeksioni në mushkëri, pasi kollitej papushim. Kostumet e tij të preferuara të errëta, kapelet dhe sjellja e tij ishte e “ngjashme me atë të një nëpunësi në pension
Dick White, njeriu që komandonte Zyrën e Inteligjencës e Zonës Britanike të Pushtimit (pjesë e MI5), ndodhej në Bad Oeynhausen, midis Osnabruck e Hannover, dhe ishte irrituar nga raporti rus, se Adolf Hitler dhe Eva Braun po jetonin, në dukje të pashqetësuar, në zonën britanike të Gjermanisë.
Ai ftoi një major të ri dhe mik, Hugh Trevor-Roper, që të bënte një hetim zyrtar për misterin që rrethonte në atë kohë vdekjen e Hitler. Një dosje katër vëllimshe për Fyhrerin, e hartuar nga Trupa e Kundërinteligjencës, ju dha Trevor-Roper i cili, në jetën civile, ishte docent historie në Oxford. Dosja ishte “një përmbledhje e gjithçkaje që mund të gjendej rreth” Hitler, dhe përfshinte gjendjen e tij shëndetësore, gjendjen e tij mendore, “prirjet dhe tendencat” e ndryshme të tij.
Ajo nuk e nxirrte Hitlerin si përbindësh. Analistët e CIC kishin gjetur, "për shqetësimin e tyre, se fshikullima e racës njerëzore u jepte dhurata fëmijëve, urrente sportet me gjak, nuk pëlqente njerëz tejet fanatikë dhe ishte konservator e i matur në zakonet e tij... Çdo ditë në të njëjtën orë”, sipas një informatori, “ai do të dilte me të njëjtin qen, në të njëjtin cep, të së njëjtës fushë, dhe të kapte të njëjtën copë druri e ta hidhte atë në të njëjtin drejtim”. Raporti përmbante gjithashtu, konkluzionet e një vëzhgimi psikiatrik në largësi, të Fyhrerit. Ky arrinte në përfundimin se vetëvrasja e Hitler mund të mos përjashtohej. Hetimet do të rezultonin eksituese.
Ai kaloi shumicën e shtatorit dhe tetorit duke ndjekur ato dëshmitarë okularë që mundëte, njerëz që kishin jetuar në Bunker në ato ditë të fundit të dëshpëruara dhe mund t’i thonin atij se çfarë kishte ndodhur. Nuk arriti të jetë krejtësisht i suksesshëm. Goebbels dhe Martin Bormann nuk gjendeshin, të zhdukur ose të vdekur, sipas atyre me të cilët flisnin. Kështu qenë kamarieri personal i Hitler, Otto Gunsche, Adjutanti SS i Hitler, Hans Bauer, piloti i tij personal, dhe Johann Rattenhuber, Shefi i Truprojeve. Shumë të tjerë të njohur që kishin qenë në Bunker, qenë gjithashtu të pakapshëm. Megjithatë, Trevor-Roper, arriti të intervistojë Frau Gerda Christian dhe Frau Else Krueger, që qenë sekretaret respektivisht të Hitler dhe Bormann. Aktualisht, ato nuk kishin dëshmitarë okularë për pjesën më të madhe të asaj që ndodhi, por kishin marrë informacione të dorës së parë, nga njerëz të tillë si Linge dhe Gunsche, që pretendonin se kishin parë gjithçka.
Gjithashtu, Trevor-Roper kish vizituar Innsbruck, padyshim për të konfirmuar historinë që Hitler tani po maskohej si Gerhardt Weithaupt. Më 1 nëntor 1945, Trevor-Roper dha një konferencë shtypi në Berlin, ku nënvizoi konkluzionet e hetimit të tij. Investigimet e tij treguan, tha ai, se Hitler kish kryer vetëvrasje rreth orës 3 e 30 të natës të datës 30 prill 1945, dhe se Eva Braun kish vdekur me të.
Në rastin e Hitler, mënyra e vdekjes kish qenë më të shtënë . Fyhreri kish vënë pistoletën në gojë dhe e kish shkrepur këmbëzën. Në rastin e Eva Braun, ajo kish gëlltitur një kapsulë cianidi: çdo njeri që jetonte në Bunker ishte i pajisur me kapsula të ngjashme. I pyetur nga një gazetar nëse kishte dijeni për pikëpamjen ruse lidhur me vdekjen e Hitler, Trevor-Roper tregoi se, mendonte që sovjetikët ishin skeptikë, domethënë të prirur të besonin pikëpamjen se Hitler nuk kish vdekur.
Ndërsa ai thoshte këtë gjë, një oficer rus i pranishëm, tundi kokën. Gjithashtu, Trevor-Roper hodhi poshtë mundësinë se ishte sozía i Hitler ai që ishte djegur. Në rradhë të parë, tha ai, nuk do të kishte pasur kohë të lëvizej trupi i sozísë brenda dhe jashtë Bunkerit.
Në rradhë të dytë, në gjendjen e tij shumë të dobët shëndetësore, Hitler nuk do të kish qenë në gjendje të largohej dhe e treta – ndoshta dhe më bindësja – Eva Braun vetë nuk do të kish vdekur me qejf. Së fundi, ai pranoi se nuk kishte “provë përfundimtare” se Martin Bormann, Sekretari personal i Hitler dhe i partisë, kishte vdekur. Megjithëse ishte i njohur se raporti i Trevor-Roper ishte domosdoshmërisht jo i plotë dhe se në të kishte shumë boshllëqe që duheshin mbushur, konferenca e shtypit u pasqyrua gjerësisht në gazetat botërore.
Ai vetë vazhdoi të hetonte në ditët e fundit të Rajhut të Tretë gjatë të gjithë dimrit 1945-46. Më vonë, në atë vit, shërbimet e inteligjencës së aleatëve u informuan se njëfarë Paustin, i cili punonte si kopshtar në fshatin e qetë të Tegernsee, në fakt, nuk ishte gjë tjetër veçse SS Standartenfuhrer Wilhelm Zander, Adjutanti i Martin Bormann. Tani, këtu kishte të bëhej me një individ shumë të rëndësishëm. Për tri javë, në nëntor dhe dhjetor 1945, agjentë të shërbimit sekret britanik dhe agjentët specialë amerikanë të CIC, Arnold Ëeiss dhe Rosener, u përpoqën të binin në gjurmët e Paustin dhe Zander.
Teksa afroheshin Krishtlindjet, ata menduan se do ta kapnin. Ditën e Shën Stefanit, Trevor-Roper dhe agjentët e CIC, u futën në shtëpinë që po vëzhgonin, vetëm për të gjetur se Zander ishte larguar nga zona, për t’i bërë një vizitë së fejuarës që jetonte afër Passau. Dy ditë më vonë, ata u informuan se një valixhe që i përkiste Zande,r mund të gjendej në shtëpinë e njëfarë Frau Irmgard Unterholzener në Tegernsee. Pa humbur kohë ata i bënë një vizitë Frau Unterholzener dhe e morën valixhen. Ajo u kontrollua imtësisht, por fillimisht rezultoi pa ndonjë interes.
Megjithatë, një e ndarë sekrete u gjend brenda saj, në të cilën qenë mjaft dokumenta që ishin nxjerrë nga Bunkeri, vetëm 48 orë para rënies së Berlinit. Këto dokumenta qenë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Këtu ndodheshin Testamenti dhe Testamenti Politik i Hitler. Kjo konfirmonte atë ç’ka i ishte thënë Trevor-Roper gjatë ditëve të fundit në Bunker.
Aty ishte gjithashtu Apendiksi Goebbels i Testamentit Politik të Hitler – dëshmi e mëtejshme substanciale se panorama që po ndërtonte Trevor-Roper, ishte thelbësisht korrekte. E treta – dhe më intriguesja e të gjithave – aty ndodhej kontrata e martesës e Adolf Hitler dhe Eva Braun. Trevor-Roper i ishte thënë nga shumë njerëz që kishin jetuar në Bunker, se Eva Braun më së fundi e kish arritur synimin e saj të vjetër, për t’u bërë bashkëshortja e Fyhrerit.
Nëqoftëse Trevor-Roper kish pasur ndonjëherë ndonjë dyshim lidhur me atë që i ishte thënë, këtu ishte mbështetja dokumentare. Por, kontrata e martesës ishte më shumë se vetëm dëshmi substanciale. Fakti i martesës së Hitler, tentonte të konfirmonte portretin psikologjik që Trevor-Roper po kërkonte të krijonte. Hitler nuk e kish ndjerë kurrë nevojën të martohej më parë me Braun. Përse do të vepronte kështu në javën e fundit të prillit 1945?
Përgjigjja dukej e qartë: vetëm në qoftëse mendonte diçka dramatike. Për të qenë dyfish të sigurtë lidhur me vërtetësinë e dokumentit, ata ia dhanë dokumentat Majorit Anthony W. Lobb, Shefi i CIC të Armatës së Tretë, i cili ia dha ato Ndihmësshefit të Shtabit. Nga ana e tij, ai i postoi ato për në Shtetet e Bashkuara. Në Washington, një ekspert i FBI-së i letrës dhe bojës, konfirmoi autenticitetin e tyre. Akoma në Gjermani, Trevor-Roper dhe agjenti i CIC, Arnold Weiss, kishin ndjekur Zander në fshatin e vogël të Vilshofen, në afërsi të kufirit çek.
Atje, Zander i rezistoi arrestimit dhe një shkëmbim i vogël zjarri, shpërtheu përpara se ai të vihej nën kontroll. Ai u transferua në Munich dhe u mor në pyetje. Pasi rezistoi për më shumë se 10 orë, ai më së fundmi u thye, duke i zbuluar Trevor-Roper shumë detaje të ditëve të fundit në Bunker, të cilat ish-historiani i kish mbledhur nga burime të tjera më pak të informuara. Kjo ndodhte në fillim të vitit 1946. Megjithëse, gjithçka që Trevor-Roper zbuloi tani i konfirmuan konkluzionet fillestare të tij lidhur me ditët e fundit të Hitler, shumë nga pjesa tjetër e botës, akoma nuk qenë të bindur. Shikimet e Hitler vazhduan. Atë vit ai u pa në Spanjë, ku u raportua në fund të shtatorit se po drejtonte një grup nëndetësesh. Për hir të së vërtetës, ai u tha se vuante keq nga sëmundja e detit.
Më pas, ai u raportua se jetonte në një fermë në La Falda të Argjentinës, megjithëse pamja e tij ishte ndryshuar, sipas këtij raporti, nga një kirurg plastik që e kish kryer operacionin në nëndetësen që e çonte Hitler nga Europa nëpërmjet Atlantikut, për në botën e re. Përpara Krishtlindjes së vitit 1946, ambasada amerikane në Stockholm, mori një letër anonime të adresuar “Shefit të Zonës Amerikane”. Duke parë që edhe Kurt Dittmar kish pranuar se ekzistonte një fortesë e vogël në Skandinavinë veriore, ky raport u trajtua më seriozisht se shumë të tjerë.
Në të lexohej: “Nëqoftëse shikoni në malet Bauerska, do të gjeni një shpellë të gjatë rreth 446 metra ose ndoshta edhe më të gjatë, me rreth nëntëdhjetë dyer, e maskuar mjaft mirë. Hitler ka atje një dhomë 30 metra me 30 metra, me stufa elektrike, një të madhe, një të vogël. Atje ka ushqim, kutia të të gjitha llojeve për shumë vjet dhe mjaft para, të të gjitha llojeve.
Ekziston gjithashtu një oxhak në majë të malit, në të cilin ushqimi mund të hidhet poshtë. Ata që sjellin ushqim atje, quhen “Korba”. Ata që e ndërtuan atë në mal, janë vrarë shumë kohë më parë, kështu që ajo nuk do të zbulohet. Kur ta keni gjetur, unë kërkoj një të gjashtën e asaj që ndodhet atje dhe një xhips e një traktor. Emrin do ta mësoni kur ta kini gjetur atë [Hitler]”. Në pjesën e prapme të letrës shkruhej: “Ata kanë vjedhur kuaj, buaj, tagji e kështu me rradhë.
Kanë me shumicë municion dhe armë. Një suedez që ka aftësi paranormale është me ta. Ai u tregon gjithçka. Gjejini këta zotërinj. Ajo ç’ka duhet bërë, duhet bërë shpejt”. Akoma një raport tjetër në vitin 1946 e nxirrte Hitler në Hollandë, në një kafene në Amsterdam.
Kësaj rradhe, shkrimtari komentonte lidhur me pamjen e çuditshme të Fyhrerit – kishte një trup shumë të gjatë dhe duar të gjata – por informatori gjithashtu, thoshte se ky Hitler kishte lidhje të drejtpërdrejta me Gestapo-n dhe ishte përpjekur ta vriste shkrimtarin, i cili për pasojë, u lutej autoriteteve aleate të vepronin me shpejtësi.
Një tjetër raport e nxirrte Hitler në Zyrich, duke thënë se ai ishte plakur tmerrësisht, flokët i qenë bërë të bardha, trupi i përkulur përpara, dhe bënte hapa shumë të vegjël. Dukshëm që kishte ndonjë formë infeksioni në mushkëri, pasi kollitej papushim. Kostumet e tij të preferuara të errëta, kapelet dhe sjellja e tij ishte e “ngjashme me atë të një nëpunësi në pension. Zëvendësdrejtori i Inteligjencës në Komandën Europiane, i udhëzoi vartësit e tij ta kontrollonin këtë raport, siç bënte me pothuajse të gjitha letrat që kalonin nëpër tavolinën e tij.
“Mendoj se duhet të jemi neglizhentë në detyrën tonë”, shkruante ai, “nëqoftëse dështojnë në ndjekjen e një raporti të kësaj natyre”. Ai bile i kërkoi ndihmë shefit të Policisë Federale në Bern. As forcat aleate nuk qenë të imunizuara nga identifikimi i Hitler.
Një ushtar amerikan raporti se kish parë Fyhrerin, Eva Braun dhe motrën e saj Gretl, në Bernheim, në shtëpinë ku ai grumbullonte rrobat e tij për t’u larë. Ky njeri duhet të ishte Hitler, mendonte ushtari, sepse u tërbua kur u përmend arma V-1 dhe “shfaqi një emocion të madh ndaj fotografisë së një qeni” që dukej se i ngjante shumë Blondit, qenit të Fyhrerit. Impakti i këtyre raporteve mund të gjykohet nga tregimi i Nënkolonelit W. Byford-Jones, një oficer i inteligjencës britanike, i cili më 20 prill 1946 (duhet të ishte ditëlindja e shtatëdhjetë e Hitler), pyeti 20 berlinezë të arsimuar lidhur me fatin e Hitler. "Vetëm njëri mendonte se Hitler kish vdekur.
Nëntëmbëdhjetë të tjerët zbuluan se qenë të ndërgjegjshëm për faktin që kjo ishte ditëlindja e Fyhrerit të tyre. Qenë të bindur se ai ishte gjallë dhe flisnin për të çdo gjë, përveçse ta shanin. Gjeta gjithashtu se fëmijët, që zakonisht janë një guidë e mirë për besimet e të rriturve, pothuajse pa përjashtim flisnin për Onkel Adolf si një njeri të gjallë.
Një aspekt i ri në këtë besim qe se ku supozohej të fshihej Hitleri. Në verën e vitit 1945, m’u tha se ishte në Spanjë, Amerikë Latine dhe vende të tjera, por tani një tjetër vend i fshehtë u përmend. Ai ndodhej me Edelweiss, një organizatë ilegale e mirënjohur se ekzistonte dhe ndodhej në zonën e thellë malore që shtrihet nga Alpet në kufirin zviceran deri në Tirol të Austrisë, ku mijëra trupa të Ëehrmacht, që e quanin veten Edelëeiss, posedonin formacionet e tyre luftarake, depot, pajimet e municionet dhe jetonin lart në fortesën malore". Fortifikata qe kthyer.
Në janar të vitit 1947, u dërgua një raport për forcat amerikane CIC, nëpërmjet shërbimeve franceze të inteligjencës. Raporti pretendonte se Hitler fshihej në zonën e Heidelberg dhe ishte në kontakt me një lider rezistence në Weinheim. Raporti francez thoshte se Hitler kish vizituar Ëeinheim i maskuar si ushtar amerikan dhe vizita padyshim, ishte pjesë e fushatës së Fyhrer për të filluar një Rajh të ri. Weinheim u bë menjëherë subjekt i një kontrolli prej 30 oficerësh aleatë – 5 agjentë specialë CIC dhe 25 njerëz të policisë gjyqësore ushtarake.
Nuk kishte asnjë gjurmë as të Hitler ad të liderit të rezistencës. Ka qenë marsi i vitit 1947 kur raporti i Hugh Trevor-Roper u botua në formën e një libri, me titullin “The Last Days of Hitler”. Me të drejtë, libri duhet ta kish zgjidhur misterin njëherë e përgjithmonë, t’i zhdukte spekullimet njëherë e përgjithmonë. Ai qe një kërkim i imtësishëm, i shkruar mirë dhe në kompleks bindës, por midis pikave të lëna pazgjidhur, një pikë jashtëzakonisht e rëndësishme mbeti mister: Vërtetë ai vdiq?
Jeton në një shpellë
“Nëqoftëse shikoni në malet Bauerska, do të gjeni një shpellë të gjatë rreth 446 metra ose ndoshta edhe më të gjatë, me rreth nëntëdhjetë dyer, e maskuar mjaft mirë. Hitler ka atje një dhomë 30 metra me 30 metra, me stufa elektrike, një të madhe, një të vogël. Atje ka ushqim, kutia të të gjitha llojeve për shumë vjet dhe mjaft para, të të gjitha llojeve. Ekziston gjithashtu një oxhak në majë të malit, në të cilin ushqimi mund të hidhet poshtë. Ata që sjellin ushqim atje quhen “Korba”. Ata që e ndërtuan atë në mal, janë vrarë shumë kohë më parë, kështu që ajo nuk do të zbulohet. Kur ta keni gjetur, unë kërkoj një të gjashtën e asaj që ndodhet atje dhe një xhips e një traktor. Emrin do ta mësoni kur ta kini gjetur atë [Hitler]”. Në pjesën e prapme të letrës shkruhej: “Ata kanë vjedhur kuaj, buaj, tagji e kështu me rradhë.
Kanë me shumicë municion dhe armë. Një suedez që ka aftësi paranormale është me ta. Ai u tregon gjithçka. Gjejini këta zotërinj. Ajo ç’ka duhet bërë duhet bërë shpejt”.
Përgatiti:Armin Tirana