E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtarët e Tiranës në sitën e Ministrisë së Drejtësisë

09/05/2005  TIRANË – Gjyqtarët e Rrethit Gjyqësor Tiranë do të futen të gjithë në sitën e Ministrisë së Drejtësisë. Sapo KLD të përfundojë shqyrtimin e punës për 11 gjyqtarët e apelit, do të nisë menjëherë proçedurat për eleminimin e gjyqtarëve të paaftë e joprofesional të Gjykatës së Tiranës. Sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë në këtë gjykatë janë një numër i madh gjyqtarësh të cilët do t'i nënshtrohen një ballafaqimi me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Tashmë rezultatet kanë përfunduar dhe pritet vetëm kalimi i tyre para mbledhjes antarëve të KLD-së ashtu si disa ditë më parë u ballafaquan katër gjyqtarët e apelit. Në shkallën e parë të gjyqësorit shumë prej gjyqtarëve penalist dhe civil janë gjetur me të meta të mëdha në dosjet penale. Gabimet më të mëdha të cilat janë evidentuar nga ana e isnpektorëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe atyre të KLD-së janë në zbatimin e proçedurave. Emra konkret ende nuk dihen se sa do të largohen apo do të lëvizën në rrethe të tjera gjyqësore. Ajo që është e saktë dhe konfirmohet nga ana e krerëve të Ministrisë së Drejtësisë është fakti se ka një numër të madh gjyqtarësh të cilët do të kenë fatin e keq të përballen me "drejtësin". Në rradhët e gjyqtarëve që shqyrtojnë çështjet penale problemi është më i komplikuar. Disa gjyqtarë duke mos qenë në qendër të vëmendjes kanë dhënë vendime të zbutura. Pikërisht dhënia e këtyre vendimeve është kapur nga ana e inspektorëve. Një tjetër pikë ku është përqëndruar kontrolli janë edhe vendimet e kthyera nga shkalla e dytë e gjykimit. Përqindjet e këtyre dosjeve janë rreshtuar sipas gjyqtarëve dhe të gjitha janë paraqitur në një listë të veçantë. Bëhet e ditur se nga Gjykata e Tiranës do ë largohen një numër jo i vogël gjyqtarësh të cilët më pas do ë zëvendësohen nga gjyqtarë të dalë nga Shkolla e Magjistraturës. Kjo lëvozje pritet të bëhet pasi të ket kaluar dita e Drejtësisë e cila është në datë 10 maj. Pikërisht në këtë ditë për të gjithë gjyqtarët është ruajtur një surprizë e veçantë. Etëm pak kohë më parë Këshilli i Lartë i Drejtësisë largoi nga detyra e gjyqtarit, nënkryetarin e gjykatës së Apelit Dalip Bushi. Largimi i tij u shoqërua me shumë zhurmë. Secila nga palët e përballura në KLD, luftoi për të mbrojtur të drejtën. Ndërsa Bushi u largua, tre gjyqtarë të tjerë patën ulje në detyrë, duke u shoqëruar në rrethe të largëta gjyqësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›