Dëshmia, u arratisa nga qelia për hobi

09/05/2005 TIRANË- "Unë u arratisa për hobi". Viktor Vezi është 18 vjeç. Ndërkohë që kur u largua nga paraburgimi i komisariatit numër 4, kishte vetëm dy ditë i arrestuar nga policia për akuzën e vjedhjes. Pikërisht dje para gjyqtares Enleka Bajo, i pandehuri ka dhënë shpjegime rreth akuzës së vjedhjes së shoqërisë "Panalb" Tiranë. Ka grabitur nga kjo shoqëri shumë para dhe sende të tjera. Gjykata dje ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat vetëm për akuzën e vjedhjes, ndërsa nuk është shprehur ende për akuzën e largimit të paraburgosurit nga dhomët e izolimit. Jashtë zyrës së gjyqtares i pandehuri adoleshent ka treguar për aventurën e tij disa ditore. Nu,k e pranonte të qëndronte në burg qoftë edh enjë ditë. Ishte i prerë për të bërë aventura. Ka parapëlqyre të provojë veten jo vetëm në pozicionin e grabitësit, por edhe në atë të aventurierit, pra të njeriut që di të bëjë gjithçka. Nuk i ka prerë hekurat ashtu si u fol në fillim. Kishte studiuar shumë mirë terrenin. Hekurat e dritares së qelisë së Komisariatit Numër 4 ishin pak të rrallë. Madje është shprehur se ato kanë qenë edhe të dobta. Ndërkoë që i pandehuri Viktor Vezi nga Dibra, ishte me fizikë të dobët. Është matur dia herë i ndihmuar edhe nga shokët e dhomës. Gjatë rrëfimit të tij shpjegoi se për të bërë këtë arratisje ka vënë në punë intuitën dhe kujtesën. Ka kujtuar disa filma të parë të televizor, kur personazhe "vipa"-sh janë larguar nga burgu me ndihmën e të tjerëve. Ka provuar t'i hap disa herë hekurat. Në fund me pak përpjekje ka arritur ti largojë njëri nga tjetri. Ka shpjeguar se për tu larguar nga duart e policëve ka dalë nga hekurat e dritares pa shumë mundim. Më pas ka kapërcyer murin duke u larguar me shpejtësi. Pasi ka treguar mënyrën e largimit nga burgu, i pandehuri është shprehur se për të arritur deri këtu ka ndikuar në një farë mënyre edhe keqtrajtimi i policisë. Ai është shprehur se policët e komisariatit numër katër pas ndalimit e kanë rrahur keq me qëllim që të nxirrnin informacion rreth grabitjes. Dje para gjykatës ka pranuar akuzën e grabitjes dhe në fund është shprehur i penduar. Akuza me të cilën Veqi u vu në pranga nga policia është ajo e vjedhjes më shumë se një herë. Sipas prokurorit të çështjes, i pandehuri nuk është hera e parë që ka grabitur. Edhe grabitjen ka shpjeguar se e ka hobi dhe e bënë pasi nuk ka me se të merret. Edhe dje në gjykatë i pandehuri është përballur me dhunën psikologjike të policëve. Pas largimit të Viktor Vezit nga qelitë, janë pushuar tre polic nga detyra. Jo vetëm kaq por për këta polic ka filluar edhe proçedimi penal. Ndërkohë i pandehuri është shprehur se nuk është ndihmuar nga asnjë polic për të kryer misionin e tij.