E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dosja Grori refuzohet nga gjykata e Elbasanit

09/05/2005  Dosja penale me emrin e Arben Grorit refuzohet të merret në shqyrtim nga Gjykata e Elbasanit. Pak ditë më parë kjo gjykatë pasi ka marr dosjen e dërguar për kompetenc territoriale nga gjyqtari i Tiranës Ilir Çeliku, ka vendosur të mos e pranoi. Arben Grorit duhet t'i bashkohen dy dënimet e marra në një të vetme. Është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata Italiane dhe njohur nga shkalla e parë Tiranë e më pas është dënuar për veprën penale të trafikut të drogës me 25 vite heqje lirie nga Gjykata e Tianës. Këto dy vendime duhet të bashkëhen në një të vetme. Por gjykatat nuk po bien dakord. Gjyqtari Ilir Çeliku në vendimin e tij u shpreh se Arben Grori vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë Peqin. Në këto kushte sipas vendimit të gjykatës, bëshkimi i dënimeve duhet të bëhet nga Gjykata e Elbasanit. Por gjykata e Elbasanit nga ana e saj oia ka kaluar "topin", Gjykatës së latë për të zgjidhur mosmarrveshjen. Sipas vendimit të gjykatës së Elbasanit, Arben Grori është dënuar nga Gjykata e Tiranës dhe vetëm kjo mund të bëjë bashkimin e dënimeve. Tashmë dosja i është përcjell Gjykatës së lartë. Ndërsa Grori shkon nga njëra gjykatë në tjetrën, pret që vendimi i tij me burgim të përjetshëm të merret në shqyrtim nga Gjykata e Strazburgut. Arben Grori ka theksuar nëpërmjet avokatëve se të gjitha shpenzimet për të dërguar çështjen në Gjykatën e Strazburgut do t'i heq vetë. Është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Milanos, për vrasjen e Naim Zyberit në 8 gusht 1997. Ky vendim i dhënë në datë 2 shkurt 2001, u njoh nga Gjykata e Tiranës vitin që kaloi. Vendimi më pas mbeti në fuqi nga shkallët e tjera të gjykimit. Grori u dënua pak muaj më parë edhe për akuzën e trafikut ndërkombëtarë të heroinës. Dënimi i dhënë nga gjyqkata ishte me 25 vjet heqje lirie. Ky dënim i bashkangjitet atij me burgim të përjetshëm. Bashkë me Grorin u dënua edhe një nga pjestarët e grupit Agron Tresa. Disa prej shokëve të Arben Grorit ndodhen në burgjet e Italisë. Kapja e tyre bëri të mundur identifikimin e Grorit, i cili është quajtur nga autoritetet Italiane si koka e rrjetit të madhë të trafikut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›