“Arratiset” nga familja në Greqi,var veten në banjën e shtëpisë në Shqipëri
01/03/2005 Enigmë motivi i vetëvrasjes së 66-vjeçarit
KORÇE - Vetëvaret me litar një 66-vjeçar nga qyteti i Korçës, i cili fshehurazi kishte ardhur në Shqipëri, nga Greqia, ku jetonte e punonte familjarisht.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr.17. Demir Malollari është gjetur prapa derës së banjës së shtëpisë së tij nga një komshie, e cila menjëherë ka lajmëruar policinë. Familjarëve të viktimës iu duket i çuditshëm ky akt i ndërmarrë nga ai vetë, pasi, sipas tyre, ai nuk kishte asnjë lloj problemi të dukshëm.
Viktima, Demir Malollari, kishte mbërritur në Korçë nga Greqia, ditën e shtunë. Ai jetonte në Greqi që prej 8 vjetësh së bashku më familjen. Ditën e enjte, të javës së kaluar, sipas familjarëve, mësohet se vitkima, pa i lajmëruara ata, ishte nisur nga Greqia për në Shqipëri, ku kishte mbërritur të shtunën. Familjarët tregojnë prej momentit të zhdukjes, ai u kishte thënë atyre se do të shkonte të bënte pazar në dyqan.
Pasi kishte mbërritur në Shqipëri, mësohet se ai kishte shkuar në Tiranë, ku për herë të fundit kishte takuar të vetmen motër të tij. Nga ana e saj, motra kishte lajmëruar familjarët në Greqi, për vendndodhjen e Demirit në Shqipëri.
Pas kthimit nga motra në Tiranë, viktima shkon në Korçë. Sipas të afërmve, mësohet se Demiri nuk kishte shkuar për të marrë çelësin e shtëpisë së tij te fqinja, e cila ruante banesën e tij, veprim të cilin e bënte sa herë që vinte nga Greqia. Por me një kopje të çelësit, që e kishte përgatitur më parë, kishte hyrë në shtëpi. Gjatë këtyre 8 vjetëve, ai nuk kishte ardhur asnjëherë vetëm por gjithmonë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Hatixhe. Vetëm pas këmbëngluljes së të afërmve në Greqi, ka qenë fqinja, e cila forcërisht ka hyrë në banesën e familjes Malollari, ku ka gjetur të vetëvarur Demirin.