Shkencëtarët 1 muaj në Greqi
01/03/2005 Ja kushtet që duhet të plotësoni për të fituar projektet, fushat e aplikimit dhe kostja
Aplikimet përfundojnë më 25 prill, një komitet i përbashkët bënë përzgjedhjen
Kërkimorët shkencor, universitetet, por dhe institutet private, OJQ, mund të aplikojnë për t’u specializuar 1 muaj në Greqi. Dje në Ministrinë e Arsimit u publikua thirrja për projekt-propozime në kuadër të bashkëpunimit dypalësh tekniko-shkencor midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Zhvillimit e Greqisë, Sekretariati i Përgjithshëm për Kërkim e Teknologji i Greqisë (GSRT), në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Bilateral Tekniko-Shkencor midis dy vendeve për periudhën 2005-2006, ftojnë Universitetet, Institucionet dhe Qendrat Kërkimore-Shkencore Publike dhe Private, OJQ që kanë në statutin e tyre kërkimin shkencor, të paraqesin projekt-propozimet e përbashkëta Kërkimore-Shkencore. Afati i fundit i pranimit të projekt-propozimeve është 25 prill 2005. Për palën greke, dorëzimi i projekt-propozimeve do të bëhet pranë zyrës nr. 004 në SPKT (GSRT), deri në orën 12.00, të datës 25 prill 2005.
Veprimtaritë, që do të financohen
Veprimtaritë që do të financohen në kuadër të këtij programi janë, Projekte të Përbashketa Kërkimi (PPK) në fushat prioritare. Këto mund të përfshijnë “Grante të Lëvizshme”, që synojnë lejimin e kërkuesve të rinj nga të dy vendet të qëndrojnë për një periudhë të shkurtër, deri në një muaj, në institutet, universitetet, laboratorët dhe ndërmarrjet e vendit tjetër, për trajnime apo për të marrë pjesë në veprimtari kërkuese. Janë projekte të Asistencës Teknike (PAT)), që synonjnë të ofrojnë asistencë, duke shkëmbyer pajisje, vizita të specialistëve, materiale shkencore, dokumente dhe informacione të ndryshme tekniko-shkencorë dhe prezantimin e teknologjive të reja. Gjithashtu janë dhe projekte të rrjetit (PR), që synojnë krijimin e rrjeteve shkencore dhe teknike midis institucioneve dhe kompanive të të dy vendeve, me anë te kontakteve midis komuniteteve shkencore dhe teknike, duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit tekniko-shkencor, duke mbështetur organizimin dhe/ose pjesëmarrjen në konferenca, "workshope" dhe seminare trajnimi me interes dypalësh dhe publikime të përbashkta rreth rezultateve dhe/ose prezantimin e tyre në konferenca ndërkombëtare në të dy vendet.
Financimi i palës shqiptare
Për projekt-propozimet që do të përzgjidhen do të jetë 100 për qind nga buxheti i Ministrisë së Arsimit. Financimi për projekt nuk e kalon vlerën 1500000 lekë në total. Ndërkohë, Ministria njofton se janë të mirëpritura bashkëfinancimet nga subjektet propozuese.
Përzgjedhja
Përzgjedhja finale e projekt-propozimeve do të bëhet nga një Komitet i Përbashkët dypalësh, i cili do të marrë në konsideratë vlerësimin e të dy palëve. Kohëzgjatja e projekteve nuk mund të jetë më shumë se 2 vjet.
Pranimi i projekt-propozimeve
Projekt-propozimet duhet të paraqiten duke përdorur formularin e aplikimit të vënë në dispozicion nga Ministria e Arsimit, Drejtoria e Kërkimit Shkencor, dhe për palën greke nga Sekretariati i Përgjithshëm për Kërkim e Teknologji i Greqisë (GSRT), Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Kërkim e Teknologji, Sektori i Marrëdhënieve Bilaterale.
Do të financohen:
1.Projekte të Përbashkta Kërkimi (PPK) në fushat prioritare, mund të përfshijnë “Grante të Lëvizshme”
2.Projekte të Asistencës Teknike (PAT)
3.Projektet e rrjetit (PR)
Fushat prioritare të bashkëpunimit:
1.Shkencat Mjekësore
2.Mjedisi
3.Bujqësia, Veterinaria dhe Ushqimi
4.Trashëgimia Kulturore
5.Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit
Kriteret e vlerësimit:
Kriteret, mbi të cilat do të vlerësohen
Projekt-propozimet janë:
1.Niveli shkencor dhe eksperienca kërkimore.
2.Karakteri inovativ, origjinaliteti, vlera
aplikative dhe qartësia e projekt-propozimit.
3.Metodologjia e propozuar.
4.Objekti i bashkëpunimit dhe vlera e ekipit.
5.Përfitimet e pritshme për të dy palët.
6.Bashkëfinancimi i subjekteve propozuese me MASH-in,
do të jetë prioritet për vlerësime të njëjta.
Kohëzgjatja e projekteve nuk mund të jetë më shumë se
2 vjet.
Kostot e lejuara
1 Financimi për palën shqiptare
A) Shpenzimet e udhëtimit për shkencëtarët shqiptarë
që do vizitojnë institucionet greke.
B) Shpenzimet e qëndrimit të shkencëtarëve grekë që
do vizitojnë institucionet shqiptare:
Për vizitat afatshkurtër (7-12 ditë) do të jepen 9000 lekë në ditë.
Për vizitat afatgjatë (një muaj) do të jepen 120000 lekë në muaj.
C) Shpenzimet e udhëtimit të brendshëm për shkencëtarët grekë të parashikuara në projektin e përbashkët.
2 Financimi për palën greke:
A) Shpenzimet e udhëtimit për shkencëtarët grekë që do vizitojnë institucionet shqiptare.
B) Shpenzimet e qëndrimit të shkencëtarëve shqiptarë që do vizitojnë institucionet greke:
Për vizitat afatshkurtër (7-12 ditë) do të jepen 100 euro në ditë
Për vizitat afat-gjatë (1-3 muaj) do të jepen 1000 euro në muaj
C) Shpenzimet e udhëtimit të brendshëm për shkencëtarët shqiptarë të parashikuara në projektin e përbashkët.
2.Bursa për shkencëtarët e rinj shqiptarë të përfshirë në projektet bilaterale
3.Financim për materiale konsumi
4.Financim për pajisje të vogla
5.Publikimet
6.Shpenzimet e përgjithshme (për zbatimin e pjesës
shkencore të projektit)
AFATI
Kordinatorët shqiptarë duhet të dorëzojnë në Zyrën e Protokollit, MASH, deri në ora 12 00 të datës 25 prill 2005:
1. Projekt-propozimet në tre kopje (dy në shqip dhe një në anglisht; kopja në anglisht duhet të jetë e njëjtë për të dy palët)
2. CV-të e anëtarëve të ekipit kërkimor.
3. Praktika duhet të jetë e shoqëruar me një shkresë
përcjellëse
“Thirrja” e propozuar në gjuhën shqipe dhe “Forma e Aplikimit” ndodhet në faqen e MASH në internet në adresën http://www.mash.gov.al dhe “Thirrja” e propozuar në gjuhën greke ndodhet në adresën http://www.gsrt.gr
Për të tjera informacione:
Për palën shqiptare pranë MASH, Drejtoria e Kërkimit Shkencor, Edmond Agolli dhe Almida Sterjo dhe në këto adresa: eagolli@mash.gov.al dhe asterio@mash.gov.al
Komision për vlerësimin e punëve shkencore
Kolegji i profesorëve, që “truri” i kombit të mos mpihet
Profesorëve nuk u mjafton vetëm një rritje page, sado e lartë qoftë, por duan më tepër vëmendje dhe më tepër liri, këtë herë në dobi të zhvillimin e trurit të tyre. Për këtë arsye, ata do të krijojnë kolegjin e profesorëve, pra pedagogëve dhe studiuesve me titullin Profesor, me përfaqësi nga të gjitha Unviersitetet. Numri i pedagogëve me titullin Profesor është rreth 400 vetë. “Ne do të synojmë një diplomë me cilësi të lartë, standarde në vlerësimin e studentit, si dhe thënien e lirë të një mendimi nga ana e pedagogut, në mënyrë që të dëgjohet fjala e pedagogut dhe sidomos krijimin e mundësisë për paraqitjen publikimin e një studimi kërkimor shkencor, që për një arsye apo tjetrën, për shkak të prekjes së interesave, apo për asye se krijon një problem politik, nuk lejohet që të paraqitet”, thotë profesor Ismail Hoxha, pedagog në Universitetin Politeknik. Ndërkohë, nga ky kolegj do të shqyrtohen dhe ato punime shkencore që paraqesin studentët, kuptohet kur janë cilësore. Ky kolegj do të jetë në oponencë me Ministrinë e Arsimit me drejtuesit e Fakulteteve dhe Universiteteve, duke qëndruar përball tyre. Ndërkohë nëse autoritetet në një Unviersitet, dekan, rektor, janë me një mandat trevjeçar, kolegji do të jetë strukturë e qëndrueshme.