E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkon në dasëm, i vjedhin 10 milionë lekë në shtëpi

01/03/2005  LUSHNJE - Banesa e shtetasit Novruz Pepa, 38 vjeç, nga fshati Fier Shegan i rrethit të Lushnjës është bërë pre e grabitësve. Burimet nga komisariati i policisë së këtij qyteti bëjnë të ditur se mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21, i dëmtuari ka njoftuar policinë se i kishin grabitur një shumë të konsiderueshme parash. Sipas denoncimit që ka bërë shtetasi Pepa, ati i ishin vjedhur në banesë rreth 10 milionë lekë të vjetra, të cilat i kishte vendosur në një prej dollapëve të rrobave. Policia, e cila ka shkuar në vendngjarje, ka konstatuar se vjedhja është bërë me thyerje të dritarës së prapme të banesës. Grabitësit kishin gjetur momentin kur të zotët e shtëpisë ishin në një gëzim familjar, në një dasmë, dhe kishin shqyer dritaren, nga ku ishin futur dhe më pas për shpejtësi e kishin thyer atë për të dalë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›