E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çmimet Oscar

01/03/2005  Më poshtë është lista e fituesve të cermeonisë së 77-të përvitshme të ndarjes së çmimeve Oscar, e cila u mbajt në datën 27 shkurt në teatrin Kodak në Los Anxheles.

Filmi më i mirë: "Million Dollar Baby" (Warner Bros.)

Regjisori më i mirë: Clint Eastwood për "Million Dollar Baby"

Aktori më i mirë: Jamie Foxx në "Ray" (Universal Pictures)

Aktorja më e mirë: Hilary Swank në "Million Dollar Baby"

Aktori më i mirë jo protagonist: Morgan Freeman në "Million Dollar Baby"

Aktorja më e mirë jo protagoniste: Cate Blanchett në "The Aviator" (Miramax, Initial Entertainment Group, Warner Bros)

Skenari më i mirë origjinal: "Eternal Sunshine of the Spotless Mind," shkruar nga Charlie Kaufman, me ide të Charlie Kaufman & Michel Gondry & Pierre Bismuth (Focus Features)

Skenari më i mirë i përshtatur: "Sideways," nga Alexander Payne dhe Jim Taylor (Fox Searchlight/20th Century Fox)

Filmi më i mirë në gjuhë të huaj: "The Sea Inside" (Spanjë)

Filmi vizatimor: "The Incredibles" (Pixar Animation Studios Inc.)

Dokumentari më i mirë: "Born into Brothels"...

Hilary Swank fitoi çmimin Oscar si aktorja më e mirë të dielën për herë të dytë brenda 5 vjetëve, duke çuar në shtëpi shpërblimin më prestigjioz të Hollivudit për rolin e saj si boksiere në filmin "Million Dollar Baby." Fitorja e Swank i dha kësaj aktoreje 30 vjeçare një vend shumë të privilegjuar në rangun e aktoreve fituese dy herë, duke u radhitur krah Katharine Hepburn, Elizabeth Taylor dhe Jane Fonda. Oscar-in e saj të parë ajo e fitoi në vitin 2000 në filmin "Boys Don't Cry", rol ku luajti si një transeksuale. "Nuk e di çfarë kam bër në jetë që të meritoj kaq shumë. Jam thjesht një vajzë që ka patur edhe ajo ëndrrat e saj. Nuk do ta kisha menduar kurrë që mund të ndodhte një gjë e tillë – madje as nominimi – sa për atë punë, as një aktore aktive, ndërsa tani, ja ku jam", tha Swank tepër e emocionuar gjatë marrjes së trofeut. Aktori tjetër në këtë film, Morgan Freeman, u shpall pak më parë se ajo aktori më i mirë jo protagonist, ndërsa regjisori dhe njëherësh aktori i filmit, Clint Eastwood, e humbi çmimin si aktori më i mirë, çmim që i shkoi aktorit Jamie Foxx për interpretimin e tij në filmin “Ray”. Karriera e Swank u duk sikur u lëkund dhe u zbeh pak pas fitores së Oscar-it të parë, që pasoi me një dështim të vërtetë në kinematë botërore, si dhe me disa role disi fanta-shkencë jo shumë të ndjekur si dhe rol joprotagonisteje si dedektive në filmin e Al Pacino-s, "Insomnia". Por roli i Maggie Fitzgerald, vajzës që donte të arratisej nga jeta e saj e zbrazët për t’u bërë boksiere dhe jeta e të cilës u ndërpre në mënyrë dramatike, duket se ishte një kostum me porosi pikërish tpër aktoren Swank, një ish notare gjimnazi dhe kampione gjimnastike. Swank e fitoi çmimin si aktorja më e mirë duke pasur rivale Annette Bening, aktoren britanike Imelda Staunton dhe Kate Winslet, si dhe kolumbianen Catalina Sandino Moreno. Duke shprehur vlerësimin për të katër këto femra, ajo tha: "Annette, Imelda, Kate dhe Catalina – puna juaj më frymëzon mua më shumë nga sa mund të shprehin fjalët". Lindur në Nebrasak, Swank u shpërngul në Los Angeles në vitin 1990 kur ishte ende adoleshente dhe jetonte në makinë bashkë me nënën e saj për muaj me radhë derisa filluan përpjekjet për të hyrë në botën e Hollivudit. Debutimi i saj i parë ka qenë në vitin 1994 në "Djali Tjetër i Karatesë" dhe u shpall fytyra përfaqësuese e veshjeve të brendshme Calvin Klein një vit më parë. "Dua të falenderoj nënën time që besoi te unë qysh në fillim", tha ajo. Dhe ndërkohë që orkestra e Oscar-it e shoqëronte të dilte nga skena, Swank shtoi: "S’mund ta bëni këtë, sepse ende nuk kam shkuar te Clint. Clint Eastwood, faleminderit që më lejove ta bëja këtë udhëtim me ty!"

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›