Politikanët dhe stili i të folurit politik
01/03/2005 Politika jonë, përveç mangësive evidente të përmbajtjes, është shfaqur konfuze dhe me defekte të formulimit semantik të saj. Nuk është e vështirë, që, pas kaq vitesh, veçanërisht kur lidershipi kryesor i saj, është pothuaj i pandryshuar të mos dallosh këtë aspekt. Çdo njeri ka stilin e vet të të folurit, të të shprehurit dhe të të bërit politikë. Stili ka thënë Marksi (dhe këtu ka, ndoshta ka patur të drejtë) është vetë njeriu. Aq sa të ndryshëm janë njerëzit, aq të diversikuar janë stilet e të folurit, të shkruarit dhe të bërit politikë.
Padyshim, politika është një nga aktivitetet shoqërore, që presupozon artin e fjalës, e fjalës së bukur, me kolor, me pasion, figuracion. Politika është kombinim i të folurit, të drejtpërdrejtë, të thjeshtë, komunikues dhe imponues, por dhe i të folurit të tërthortë, me figuracion dhe pasuri të gjerë semantike.
Nuk mund të jetë i suksesshëm, politikani i cili edhe sikur të ketë, të gjitha vlerat e tjera esenciale të personalitetit, po qe se nuk ka të zhvilluar artin e të folurit bukur, me pasion, me kulturë të gjerë intelektuale e gjuhësore është politikan me handikap thelbësor.
Politika është edhe arti i fjalës, që nuk ka si të kalojë ndryshe, veç nga goja e politikanit. Në politikën tonë, dallohen lehtësisht stilet e të folurit dhe të komunikimit politik të liderëve kryesore të saj. Ashtu siç janë liderë të vjetër e karizmatik të politikës, janë edhe modele të formulimit semantik të saj. Në fakt, pavarësisht thelbit të qëndrimeve reciproke dhe të raporteve të tyre me partitë, dhe politikën si thelb, stili i të folurit dhe të bërit politikë nga dy liderët kryesorë, ka sjellë dy tipologji dhe struktura te vokabolari politik, dy semantika të të folurit, të cilat bashkë me mënyrat e veçanta të artikulimit dhe interpretimit, kanë krijuar dy tipologji të qëndrueshme të politikanit shqiptar të dalluar, si frazeologji politike, si staturë gjuhësore e kulturore.
Politika është entitet, që transmetohet nëpërmjet gjuhës, që kërkon, stilin e të bërit të saj, është arti që i kërkon të gjitha, format e mundshme të artikulimit dhe të folurit politik. Gjuha politike është gjuhë specifike, që ka rregullat e veta, kodin dhe temperamentin e transmetimit në publik. Diapazoni i të folurit politik është i larmishëm. Të flasësh pak e të thuash shumë, të flasësh shumë e të mos thuash asgjë, të dëshmosh, të tregosh duke fshehur thelbin, të bësh elozhe, duke fshehur inatin, të buzëqeshësh duke kamufluar urrejtjen, të komplikosh frazën për të fshehur mendimin, të ndërtosh gjysmë të vërteta, duke u shfaqur transparent të gjitha këto janë mjete të diapazonit të mjeteve shprehëse të politikës. Kjo është politika, ky është arti i të bërit të saj.
Stili non infinito (stili i papërfunduar) është bërë tipar evident, i të folurit të politikanëve shqiptarë, të cilët e kanë kthyer në qëllim të folurin evaziv, të papërfunduar. E keqja është se, disa tipare e kësaj mënyrë të foluri, i kanë kthyer edhe në stil të të vepruarit. Me fjalë të tjera, ka politikanë që punojnë, ashtu siç flasin. Se për sa i takon të shkruarit, është vështirë të dallohet stili autentik i tyre, sepse materiale integrale të politikanëve tanë, të botuara, janë shumë të pakta. Edhe ndonjë të botuar, tepër të rrallë, është vështirë të gjykohet, për shak të auotorësise së dyshimtë. Realiteti verbal i politikës shqiptare, është ndërtuar mbi koncepte shpesh jo të forta, të qarta e të levizëshme. Kur nuk ka mendim të qartë, të plotë, të formuar, patjetër, kjo do të sjellë konfuzion idesh, termash dhe përshtjellime semantike. Madje, kaq konfuzion dhe mungesë konsistence ka sa që e folura rastësore dhe e e konformuar me ambientin, bën që politikani i djathtë, bëhet më social se të majtët dhe të majtët, marrin flamurin e mbrojtjes së biznesit të madh.
Politikanët, spekulojnë me nivelin e kulturës politike të shqiptarëve, të cilët ca nga mungesa e njohurive dhe ca nga indiferenca, pothuaj nuk tregojnë asnjë kujdes për fjalët që politikanët hedhin në publik Në fakt, këtë gjë e dinë politikanët, të cilët të bindur për indiferencën e opinionit publik, konformizmin e militantëve brenda partisë, vështirësitë e tyre për të kuptuar mënyrën e të folurit të tërthortë, përdorin ide dhe fraza, të cilat semantikisht, nuk kanë afinitet, nuk shpjegojnë gjë, që të jetë e lidhur, me programin, me orientimin politik të partisë që përfaqësojnë. Lufta politike në Shqipëri e xhveshur përgjithësisht nga përgjegjësia substanciale e ideve, koncepteve dhe frazave, me të cilat artikulohen ato, ecën e paballafaquar me kodin politik, moral, apo intelektual. Politika shqiptare ka përpunuar një stil të foluri hermetik, që të mbrojë veten, nga ballafaqimi dhe përgjegjësitë. Prandaj lufta politike, midis partive kryesore, për shkak të mungesës të identitetit të plotë të programit dhe orientimit të qartë politik është kthyer në luftë të mbyllur frazash, batutash, ironish, alegorish, të cilat, vërtet nuk kanë shumë të bëjnë me thelbin e politikës, por janë shumë të ndjeshme për sensibilitetin elektoral. Duket sikur është realizuar një marrëveshje e heshtur, midis politikanëve profesionistë dhe elektoratit. Politika prodhon fraza të alamblikuara, por boshe dhe në të njëjtën kohë elektorati vlerëson jo thelbin e diskutimit, jo atë se çfarë thonë politikanët, por atë se, si e thonë, kush e bëri ironinë më të hollë, kush lëshoi batutën më me efekt.
Kjo lojë e pastër fjalësh, kjo mënyrë e politikës semantike, është bërë vërtet një tautologji. Politika shqiptare, ka një dekade e gjysmë që në vend të prodhojë politikën që duhet, që të ndryshojë realitetin, duke sjellë impakte praktike, prodhon fraza, demagogji, fjalime të shkruara skolareske, ndërton debate spektakolare, në të cilat spikat dubliciteti i qëndrimit dhe tendenca për të bërë efekt elektoral. Loja frazeologjike e politikanëve, bëhet më e sofistikuar, qëllim në vetvete dhe mjet për të maskuar thelbin e vërtetë të mendimit të tyre të vërtetë, sidomos kur janë përballë shtypit dhe kamerave televizive.
Politika, duke iu shmangur thelbit dhe detyrave të saj, si mjet i ndryshimit të realitetit, është kthyer qëllim në vetvete, është mbuluar me një vello të frazeologjisë, si dëshirë obsesive e politikanëve, për imazh formal. Edhe në rastet kur ajo shfaqet si duel i hapur midis politikanëve në parlament, çdo sy i vëmendshëm e kupton se, ai, është i planifikuar si qëllim në vetvete, për të bërë efekt në publik, më shumë është retorike fjalësh, dëshirë konfrontimi e dualiteti, sesa diskutim profesional me peshë dhe vlerë esenciale. Politika shqiptare e ka zgjeruar më shumë se ç’duhet hapësirën midis politikës teorike dhe asaj praktike reale. Në të njëjtën distancë që ka krijuar, politika si teori nga praktika, në të njëjtën distancë është edhe të folurit nga të vepruarit politik.
Gjuha e politikanëve shqiptarë e bërë qëllim në vetvete dhe e zhveshur nga përmbajtja konkrete është bërë e përgjithshme. Politika shqiptare e ka të vështirë të konkretizojë debatin, të përcaktojë objektin e të menduarit, të renditet mendërisht, për të sjellë vlerën që pritet prej saj. Në vend të gjuhës konkrete, politikanët e kanë më të lehtë debatin me fjalë, slogane dhe fjali të përgjithshme. Natyrisht kjo i ndihmon, sepse gjuha që nuk është e formuluar saktë dhe qartë, nuk i obligon ata. Gjuha e saktë politike, e limituar, kohore, me shifra, data etj., është gjuha obligative, nga e cila burojnë detyrime.
Shpesh herë formulimet e politikanëve në publik, nuk vënë asgjë në lëvizje dhe nuk të krijojnë mundësi që pastaj, t’u kërkosh llogari.
Oruelli, në mënyrë të shkëlqyer, në mesin e shekullit XX, gjuhën formale të politikanit e karakterizon si “fjalë që grupohen si kuajt e kavalerisë, kur dëgjojnë britmën e bririt, automatikisht, në radhën e zakonshme, gjithnjë të njëjtë, të marshimit”.
Gjuha politike fraziste është bërë e mërzitshme. Politikan nuk do të thotë tjerës frazash, lumë fjalësh pa përmbajtje, përsëritje e të njëjtave gjëra. Njerëzit, këto ditë, në prag fushatës janë vërtet të dëshiruar, jo vetëm për politikanë me vlera personale e publike, por edhe për politikanë që dinë të flasin bukur, me mend, nxitës e frymëzues. Ka ikur koha e njerëzve që e shtynë politikën me fraza boshe, të shkruara nga të tjerët, koha e njerëzve që dinë të flasin, por nuk dinë të thonë asgjë, që përdorin fraza të gatshme si tapë shpëtimi. Ka ikur koha e politikës, që e përdor gjuhën për të fshehur mendimin. Gjuha është mjeti i komunikimit të ideve politike, i lidhjes me publikun, elektoratin. Koha, kërkon tipin e politikanit modern, që ka aftësi të mendojë saktë dhe qartë, që ka kulturë, njohuri, aftësi për t’i transmetuar ato në publik, me gjuhë të saktë, të bukur, frymëzuese, elegante.
Parlamenti është ndoshta vendi që për shkak të thelbit të tij, nuk bëhet me memecë, me njerëz me kulturë gjuhësore të mangët, dhe aftësi të kufizuara të interpretimit elokuent të saj. Në asnjë vend tjetër, sa në parlament, duhet njeriu orator, elokuent, që di të vërë në lëvizje mendimin dhe emocionin pozitiv të njerëzve. Të tillë, për hir të së vërtetës ka shumë pak politika shqiptare, e cila është e mbushur me politikanë, që kanë kulturë mesatare, që flasin në parlament me gjuhë mediokre, monotone, pa figuracion. Këto elemente, në pamje të parë, duken si kërkesa formale estetike, gjuhësore. Në të vërtetë ato janë të domosdoshme dhe thelbësore. Janë pjesë e kulturës profesionale, të politikanit, deputetit. Të dërgosh në parlament dhe të dëgjosh të flasin, njerëz që ju mungon komponenti themelor, substancial dhe nominal, i lidhur me thelbin e tij, është mungesë vlerësimi për këtë tempull. Themi për të folur, sepse ajo është evidente në parlament, në publik. Sa për aftësinë, për të shkruar, kjo është një tjetër temë, e vajtueshme, sepse janë fare pak politikanët, që idetë i publikojnë. Eshtë kjo klasë, që duhet të zhvillonte, sepse është detyrë e tyre intelektuale, zgjerimi dhe modernizimi i kufijeve shprehës, të shqipes politike, e cila për shkak të dobësive evidente kulturore e linguistike të politikanëve, ka kaluar në duart e analistëve dhe gazetarëve politikë, jo profesionistë. Një pjesë e politikanëve e kanë frikë median, sepse ajo i demaskon publikisht, evidenton mangësitë kulturore e gjuhësore. Nuk dëgjohen më fjalime me fjalë ordinere, të shpërdoruara dhe standarde, tipike, të renditura me një sintaksë të fosilizuar, me kulturë gjuhësore, tepër të dobët. Kush dëshiron të merret me politikë duhet të jetë zot i fjalëve dhe i mendimit.
Padyshim, kur flasim për gjuhën politike nuk mendojmë se ajo duhet të ngatërohet me gjuhën profesionale. Në parlament mund të ketë profesionistë të llojeve të ndryshëm, por në parlement nuk flet mjeku, agronomi, inxhinieri, arkeologu. Në parlament flet politikani, dhe gjuha që përdoret, është gjuha e pasur e politikës. Politika është tjetër profesion, kërkon tjetër kulturë dhe tjetër gjuhë përdorimi dhe komunikimi me njerëzit. Politikani që nuk flet si politikan, do të thotë që ka ngatëruar profesion. Dhe kjo ka ndodhur shpesh në parlamentin tonë, me deputetë të cilëve, pasi u shteron gjuha dhe argumentimi politik, përpiqen të futen në gjuhë e konkurrencës profesionale, krejt të panevojshme për një ambient të tillë. Debati me terma dhe njohuri profesionale në parlament e bën deputetin qesharak. Politika jonë ka nevoje për ringjallje dhe pasurim të gjuhës së saj.