Jo vetëm "Seks dhe reklama"
01/03/2005 Reklama dhe erotizëm
Ishin vitet ’80, vitet e Mullirit të Bardhë, ndjenja të mira, por edhe pankartat gjigande, tre me gjashtë metra, që në çdo cep të qyteteve të mëdha bënin të njëjtin efekt: të tërhiqte vëmendjen e meshkujve në timon dhe të ushqenete zilinë e femrave. Në postera shfaqeshin triumfuese vithet,në fillim të Rosa Fumetto-s dhe pastaj të Michelle Hunziker, përfaqësuesja historike e markës së të brendshmeve Roberta, si dhe simbol i njëfarë reklame joshëse me përmbajtje të lartë erotike. Ndërs atani një konkurs koombëtar risjell sërish pasuesen e Roberta-s, Girl of the year dhe risia qëndron në faktin se modelja e re kesaj radhe do të shfaqet edhe me fytyrë. Ideja është e Alessandro Rodella-s, djalit të Adriano-s, themelues i Ndërmarrjes Pompea, ndërmarrja e dytë italiane e vehsjeve të brendshme dhe çorapeve dhe ndër të parat në ndërmarrjet e konsumit, i cili disa vjet më parë u bë pronar i kësaj firme. Vajza që dos të zgjidhet "do të duhet të dijë të komunikojë unn e saj nëpërmjet vështrimit, personalitetit, duarve, fytyrës, dhe pse jo, edhe vitheve të saj", shpjegon Rodella. Kushtet që duhet të plotësojë? Duhet një sociolog për t’i interpretuar, "Roberta është një vajzë e vetëdijshme e kontradiktave të herës së parë, e aftë të interpretojë dritëhijet e brezit të saj. Pa tabu dhe nënshkrime, e lirë dhe e ndërgjegjshme për faktin e të qënit femër". Te ajo do të varen gjithë shpresat e fushatës së ardhshme publicitare të Roberta-s dhe suksesi është i padiskutueshëm. Pra komunikimi me reklamën po pëson një kthesë dhe nuk ka më “seks dhe reklamë"? Nga ndjesitë e mira të viteve ’80 deri te thirrja për kursim në vitet ’90 dhe te “kthesa erotike” e dhjetëvjeçarit të fundit, seksi në reklama nuk është më një gjë e re, përkundrazi. Nga vitet ’70 e këtej në televizion gjithçka ëhstë bërë “peshkim” dhe dukje, mes bjondeve që të ftojnë të blesh birra dhe djathë mocarela dhe bruneve që veshin çorape superseksi. Ka ndryshuar vetëm gjuha, më e drejtpërdrejtë dhe e fortë. Askush nuk ka probleme përpara veshjes sadomazo, kamxhikëve dhe rrethanave në kufijtë e pornografisë, të paimagjinueshëm deri disa vite më parë. Spotet publicitare në të cilët mesazhi vërtitet në fushën semantike të erotizmit, i përkasin tashmë një normaleje komunikimi në përditshmërinë e reklamave. Duke filluar që me parfumet, qoftë për meshkuj apo për femra. Protagonistë meshkuj dhe femra, me trupa lakuriqë e të mrekullueshëm. Në sfond, melodi tepër sensuale për të evokuar një seks “paqësor” e të këndshëm. Për të gjithë. Më i fortë është mesazhi i reklamës si e Martinit, me metrazh të shkurtër lesbo-sadomazo, ku femrat e veshura në lëkurë të zezë luftojnë derisa gërishten dhe u del gjak. Nuk mbeten pas as firmat e veshjeve, sidomos nëse janë të brendshme, ku referimet ndaj seksit hidhen dëm më kot. Është rasti i reklamave Levis ose Diesel, La Perla, Parah... U janë "dhënë seksit" ehe reklamat e akulloreve dhe ëmbëlsirave. Nga Mueller e këtej. Gojë femrash që u afrohen çokollatave me formë tepër të qartë fallike, që lëpijnë lugët e mbushura plot akullore apo jogurt... Një përzierje sensualiteti dhe erotizmi. Dhe pastaj, ata që nuk e mbajnë mend reklamën "Antonio është vapë...", ose reklamën e orës Breil, ku vajza tepër sensuale janë gati të rrinë lakuriq vetëm e vetëm të mos heqin orën, si dhe ende më tej, reklamat e panumërta të makinave ku eksitimi i zonjushave joshëse dhe gjysmë të zhveshura shkaktohet piëkrisht nga mjetet me katër rrota në vend të mëtuesve bukuroshë.