E refuzoi studentja, vret veten 33-vjeçari
01/03/2005 Fatmir Petushi i dha fund jetës me pistoletë
FIER – Ju refuzua dashuria nga bashkëfshatarja e tij, i jep fund jetës 33-vjeçari.
Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në rrethin e Fierit. Viktima e radhës është Fatmir Petushi, lindur dhe banues në fshatin Topojë, të komunës së Semanit, 33 vjeç, me arsim të mesëm dhe i pamartuar. Burimet nga policia e komisariatit të Fierit bëjnë të ditur se rreth orës 20.30, të së dielës në fshatin Topojë, është dëgjuar një krismë arme. Fillimisht kanë qenë disa banorë të fshatit, të cilët, pas krismës, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë gjetur të mbytur në gjak, në rrugë pranë një banese, të shtrirë për tokë 33-vjeçarin Petushi.
Ngjarja
Petushi, sipas disa banorëve, kishte rreth javë në gjendje të stresuar dhe kjo shprehej në bisedat e tij me bashkëfshatarët, por dhe në frekuentimin e lokaleve, duke konsumuar pije të shumta alkoolike. Madje, në vendngjarje pranë trupit pa jetë, përveç armës është gjendur dhe një shishe e përgjysmuar, e konsumuar prej autorit. Sipas burimeve dhe hetimeve të përfunduara zyrtare është vërtetuar se kemi të bëjmë me një vetëvrasje me një plumb të vetëm pistolete TT, në kokë, e cila ka qenë vdekjeprurëse. Policia, e cila ka shkuar në vendngjarje, pasi ka grumbulluar provat materiale shkencore, e ka përcjellë viktimën për në morgun e spitalit. Ndërkohë që një grup hetimor filloi hetimet për të gjetur shkakun e vetëvrasjes të radhës.
Motivi
Burime policore thanë për gazetën “Metropol” se viktima dashuronte një vajzë nga fshati Topojë, e cila vazhdonte studimet e larta ne vitin e tretë në Gjirokastër, për ciklin e ulët. Po këto burime sqarojnë se djali, prej kohësh, ka hasur në kundërshtimin e plotë të vajzës, e cila shumë herë ia
kishte bërë të qartë se lidhja midis tyre ishte e pamundur për shumë arsye, që ajo ia kishte bërë të ditur, si shkollimi, perspektiva e saj, por më kryesorja, vajza nuk ushqente ndonjë ndjenjë për viktimën. Sipas burimeve nga policia, studentja është
marrë dje në orët e para të mëngjesit nga qyteti ku vazhdonte studimet e larta dhe është sjellë pranë komisariatit të Fierit, ku është marrë në pyetje rreth lidhjeve të saj me viktimën. Ajo ka dhënë shpjegimet e veta, duke zbardhur dhe motivin e vërtetë të ngjarjes. Sipas saj, viktima 33-vjeçare kishte disa kohë që i kishte kërkuar një lidhje me të, por kjo e fundit nuk kishte pranuar. Insistimi i tij ka qenë aq i vazhdueshëm, sa edhe kundërshtimi i vajzës. Shefi i Komisariatit të policisë Fier, Naun Doko, refuzon të përmendë identitetin e vajzës, duke shtuar se i shkelen të drejtat e saj njerëzore, duke mos qenë edhe shkaku i kësaj vetëvrasjeje. Por ai shton se janë gjetur të gjitha provat materiale që vërtetojnë fiksimin e skajshëm të 33- vjeçarit për të, që nga emri i vajzës në celular dhe tekste të tij sms drejtuar vajzës, ku spikasnin lutjet e tij dhe tendencat si: nuk jetoj dot pa ty, të lutem pranomë etj. Të gjitha këto janë prova materiale që dëshmojnë shkakun e këtij krimi, përfundon Doko.
Një muaj më parë mësohet se viktima Petushi ishte kthyer nga emigracioni dhe përsëri kishte bërë të njëjtën gjë. Nga banorë të fshatit të viktimës mësohet se, pas kthimit nga emigracioni, ai merresh shpesh me bujqësi. Trupi i tij është përcjellë dje për në varrezat e fshatit Topojë. Kjo është vetëvrasja e dytë që ndodh në Qarkun e Fierit brenda një jave. Viktima para Petushit, ishte një 14-vjeçar, që vrau veten në Patos.
Letra në xhepin e viktimës
“Të jetoj pa ty është e pamundur”
Në trupin e Fatmir Petushit, në xhepin e xhupit, policia ka gjetur një letër të shkruar prej viktimës, ku i drejtohej vajzës "një ditë ti do ta marrësh në dorë këtë letër dhe do të mësosh se të desha aq shumë sa të jetoj pa ty është e pamundur". Asgjë më shumë nuk ka patur t’i thotë djali askujt në këtë botë, përveç vajzës që i ishte kthyer në obsesion. Letra e gjetur është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga ana e grupit të hetimit. Por, përveç rreshtave të lëna në letër, në telefonin e viktimës janë gjetur mesazhe të dërguara në shenjë dashurie e dëshpërimi që ai ndjente për refuzimin e vazhdueshëm të studentes nga fshati i tij.