Celularët, kufjet përgjysmojnë rrezikun e rrezatimit
01/03/2005 Përfundim i një studimi anglez
Po celularit, por me kufje ama. Për të përgjysmuar thithjen e valëve radioaktive të dëmshme për trurin, mjafton të përdorësh rregullisht kufjet. Këtë përfundim e ka nxjerrë një studim i Universitetit të Jorkut që, edhe pse nuk i vërteton teoritë e përhapura mbi rrezikshmërinë e përdorimit të celularëve, këshillon ata që janë të interesuar rreth kësaj çështjeje të përdorin kufje. Studiuesit anglezë kanë përdorur një model të një kafke njerëzore të mbushur me një lëng, në gjendje të maste nivelin e thithjes së radioaktivitetit dhe zbuluan se me kufjet, truri thith 53% më pak të valëve elektromagnetike. Megjithëse pa e dënuar celularin dhe në pritje për të vërtetuar tezat mbi rrezikshmërinë për shëndetin, niveli i alarmit mbetet gjithsesi i lartë për fëmijët nën moshën 8 vjeç, indet trunore të të cilëve janë më të ndjeshëm ndaj valëve elektromagnetike. Më mirë që të mos përdorin celularë atëherë!